LIVE UPDATES
Bota

A do të veprojë vërtetë Europa për t’i dhënë fund trashëgimisë koloniale?

10 Mars 2021, 16:30 Nga DOSJA
A do të veprojë vërtetë Europa për t’i

Shekuj të kolonializmit europian kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në formësimin e pabarazive brenda dhe midis vendeve, shumë prej të cilave ende nuk janë adresuar në mënyrë efektive.

Kjo mund të duket si një deklaratë e parëndësishme, por vetëm kohët e fundit po adresohet nga vendet e BE-së. Në vitin 2019, Parlamenti Europian miratoi një Rezolutë mbi të Drejtat Themelore të Njerëzve me prejardhje afrikane.

Ai bëri thirrje për një perspektivë gjithëpërfshirëse mbi kolonializmin dhe skllavërinë, e cila ka prekur njerëzit me origjinë afrikane.

Në mënyrë të ngjashme, plani ambicioz i anti-racizmit të vitit të kaluar për 2020-2025 deklaron se kolonializmi është ngulitur në historinë europiane dhe ka pasoja të thella për shoqërinë sot.

BE, akoma ka një rrugë të gjatë për të bërë për të njohur plotësisht kolonializmin dhe skllavërinë, e lëre më për të adresuar, trashëgiminë strukturore të kolonializmit – për shembull, linjat ndarëse racore midis njerëzve të bardhë dhe njerëzve me ngjyrë brenda BE.

Në të gjitha fushat kryesore të shoqërisë në të gjithë BE-në, njerëzit me ngjyrë priren të jenë më të diskriminuarit. Megjithatë, të flasësh për racën dhe ndryshimet midis njerëzve të bardhë dhe njerëzve me ngjyrë nuk është pjesë e diskursit politik dhe ligjor në BE.

Suedia si rast studimi

Lidhur me njohjen e hershme të trashëgimisë koloniale të Europës, Suedia është një shembull i tillë.

Pas luftës së dytë botërore ajo e quajti veten një “superfuqi morale” pa llogaritur asnjë nga çështjet e veta në lidhje me kolonializmin dhe racizmin. Ishte një kampione për të drejta të barabarta, drejtësi globale dhe solidaritet.

Në fillim të viteve 1960, ajo u ngrit kundër kolonializmit në OKB dhe mbështeti në mënyrë të vazhdueshme betejat anti-koloniale. Vendi financoi ANC(Kongresi Kombëtar Afrikan) në Afrikën e Jugut.

Sot, Suedia mbetet ndër donatorët më të mëdhenj në botë të ndihmës për zhvillim, pavarësisht se është një vend relativisht i vogël.

Deri vonë, Suedia kishte pranuar më shumë refugjatë për frymë në Europë. Nëse do të besojmë në ‘Indeksin e Vendit të Mirë’ , nuk ka asnjë vend në botë që të kontribuojë më shumë për të mirën e përbashkët të njerëzimit sesa Suedia.

Por Suedia gjithmonë ka marrë pjesë, ka përfituar dhe madje ka kontribuar në ndarjet raciale ndërkombëtare të kolonializmit. Midis luftës së parë dhe të dytë botërore, parlamenti suedez votoi për krijimin e një instituti shtetëror për studimin, promovimin dhe ruajtjen e racave të kombit.

Konceptimi i zakonshëm në atë kohë ishte se suedezët etnikë i përkisnin një lloji superior nordik të europianëve të bardhë. As Suedia nuk ishte thjesht një kalimtare e renditjes racore të çështjeve botërore që filluan me zgjerimin europian gjatë fundit të shekullit të 15-të.

Vendi mori pjesë në konfliktet për kolonitë përtej detit, duke mbajtur ishullin e Shën Barthelemy në Karaibe, për gati një shekull. Ky u bë një port i rëndësishëm falas, ku trajtimi i skllevërve afrikanë nuk ishte ndryshe nga ishujt fqinjë.

Sot, njerëzit me origjinë jo-europiane përbëjnë afërsisht 15-20% të popullsisë suedeze, një segment i shoqërisë që ka nivele shumë më të larta të papunësisë sesa suedezët e bardhë.

Ndërsa shkalla e punësimit për suedezët e lindur në vend është afër 100%, për ata që kanë lindur në Azi dhe Afrikë është 55-60% .

Sa më të shkolluar të jeni si një suedez-afrikan, aq më i madh është hendeku i pagës kur vendoset kundër suedezëve të tjerë me të njëjtat atribute arsimore – dhe aq më e vështirë është të gjesh një punë që përputhet me kualifikimet e tua .

Suedezët-Afrikanë të lindur në vendlindje me një arsim universitar bëjnë rreth 49% më pak se pjesa tjetër e popullsisë me kualifikime të ngjashme. Këto hierarki në shoqërinë suedeze janë pjesë e një modeli global që ka ardhur si rezultat i një historie të përbashkët koloniale.

Adresimi i trashëgimive koloniale

Pavarësisht përpjekjeve në disa aspekte, Suedia dhe vendet e tjera europiane nuk i njohin siç duhet pabarazitë globale që janë trashëgimi e kolonializmit.

Siç e ka shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres, kolonializmi ende jehon në padrejtësitë shoqërore, ekonominë globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të pushtetit.

Ish-fuqitë koloniale nuk pranojnë të heqin dorë nga dominimi i tyre në OKB, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shembull. Shumë kombe europiane vazhdimisht kanë kundërshtuar dhe injoruar rezolutat e OKB-së të miratuara me shumicë dërrmuese nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut që bëjnë thirrje për një rend ndërkombëtar demokratik dhe të barabartë .

Ky vit shënon 20 vjetorin e Konferencës Botërore Kundër Racizmit në Afrikën e Jugut dhe instrumentin më gjithëpërfshirës të të drejtave të njeriut në botë kundër diskriminimit racor.

Ndër të tjera, kjo në këtë deklaratë kërkon që t’i jepet fund strukturave racore të vendosura nga kolonializmi dhe që shtetet të ndërpresin dhe të përmbysin pasojat e qëndrueshme të tregtisë së skllevërve transatlantikë.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe vendet e tjera europiane kanë kundërshtuar zbatimin e Deklaratës së Durban – dhe Suedia i ka mbështetur ata.

Për shembull, në prag të Vitit të Ri 2020 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë për një zbatim gjithëpërfshirës të deklaratës, duke mbështetur gjithashtu vendimin për krijimin e një forumi të përhershëm të OKB-së për njerëzit me origjinë afrikane.

Gjatë një votimi, 106 vende mbështetën rezolutën . Vetëm 14 votuan kundër – mes tyre Britania e Madhe, Franca dhe Holanda. 44 abstenuan, përfshirë Suedinë. Vendet e BE-së duket se po ecin shumë ngadalë për të njohur ndikimin global të kolonializmit. Në dhjetor 2020, Parlamenti Europian mbajti një konferencë për Heqjen e Tregtisë së Skllevërve.

Në Suedi, një agjenci qeveritare po bën përpjekje drejt ndërgjegjësimit publik për pjesëmarrjen e Suedisë në rendin racional të kolonializmit europian. Kjo përfshin kolonizimin e saj të popujve indigjenë të njohur të Europës, Saami.

Deri më tani, asnjë hap nuk është ndërmarrë në drejtim të dëmshpërblimit, por mbase jemi dëshmitarë të fillimit të një llogaritje të ndershme të së kaluarës dhe ndikimeve të saj në të tashmen. 

Marrë nga: The Conversation 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj