LIVE UPDATES
Bota

A është Evropa e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për Kinën?

11 Dhjetor 2020, 21:36 Nga DOSJA
A është Evropa e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara

KINË– Presidenti amerikan i ardhshëm Joe Biden, ofron një shans për të ripërtërirë lidhjet transatlantike, dhe për të krijuar një politikë të përbashkët BE-SHBA përkundrejt Kinës.

Por që të ndodhë kjo gjë, evropianët duhet të bien dakord se si duhet të përballen me Pekinin. Ja çfarë mendojnë disa nga ekspertët e pyetur nga think-tanku “Carngie Europe”.

Noah Barkin, redaktor në “Rhodium Group”

Varet për cilën Evropë jemi duke flasim. Ajo që kemi në kryeqytetet evropiane është gatishmëria për t’u ulur në tryezë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur të SHBA për të diskutuar mbi Kinën.

Imazhi i Pekinit, ka pësuar një goditje serioze në Evropë, për shkak të diplomacisë së tij agresive gjatë pandemisë së koronavirusit, shtypjes së të drejtave të qytetarëve në Hong Kong, të myslimanëve në Xinjiang, dhe luftës së fundit tregtare të Kinës me Australinë.

Në të dyja anët e Atlantikut, pranohet se vetëm përmes veprimit të përbashkët, ka ndonjë shpresë për të ndikuar mbi sjelljen e Kinës në skenën globale. Dhe kjo siguron arsye për te qenë optimistë.

Por kur është fjala mbi Kinën, Evropa duhet të tregojë se është e gatshme të shkojë përtej fjalëve dhe masave mbrojtëse. Në këtë aspekt, thelbësore do të jetë udhëheqja gjermane. Potenciali i vërtetë për bashkëpunimin BE-SHBA mbi Kinën, mund të bëhet i qartë vetëm kur në krye të kancelarisë gjermane të jetë ulur pasardhësi i Angela Merkel.

Krzysztof Bledoëski, ekonomist në Aleancën e Prodhuesve për Produktivitet dhe Inovacion:

Jo, Evropa nuk është gati.Kina është një regjim grabitqar, ambicia globale e të cilit është në rastin më të mirë të “finlandizojë” vendet më të dobëta, dhe në rastin më të keq t’i nënshtrojë ato si territore të ardhshme vasale. Por shumë qeveri evropiane, përfshirë ato nëHungari, Itali, Portugali dhe Serbi, shohin “pemët”aty ku Shtetet e Bashkuara percepton “pyllin”. Duke pasur një burim sigurie ushtarake tek Shtetet e Bashkuara, Evropa mendon se mund të fitojë përkohësisht nga biznesi me Kinën, ndërsa të shmangë kostot e mbrojtjes publike të regjimit. Por kjo qasje nuk mund të rezistojë për shumë kohë.

As administrata Biden dhe as publiku amerikan, nuk janë të gatshëm të vazhdojnë të subvencionojnë sigurinë evropiane, pa një kufizim të përbashkët ndaj Kinës. Evropa ka pak kohë në dispozicion për të filluar trajtimin e Kinës si një kërcënim ekzistencial, ashtu si bëri me Bashkimin Sovjetik apo Gjermaninë naziste.

Megjithatë, ekziston një enigmë e cila ka 2 dimensione. Së pari, evropianët e mohojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për kërcënimet ushtarake. Pikëpamjet rozë mbi Rusinë dhe Kinën nuk ndihmojnë atje ku vazhdojnë ndarjet e thella brenda-evropiane. Dhe së dyti, BE nuk është e aftë të veprojë në një mënyrë strategjike. Shuma e interesave kombëtare franceze, polake ose italiane nuk shtohet në ‘raison d’état’, arsyen madhore të BE-së.

Lizza Bomassi, zëvendës drejtore e “Carnegie Europe”:

Po, absolutisht. Dhe në shumë aspekte, kjo do të jetë më e lehtë nën administratën e re amerikane. Njëkohësisht, do të ketë një pritsmëri më të madhe që një marrëdhënie transatlantike më pak e ashpër, do të sjellë një mirëkuptim më të fortë transatlantik.

Në disa fusha – si zbutja e ndryshimeve klimatike, politika tregtare dhe qeverisja globale – Bashkëpunimi SHBA-BE do të jetë më i lehtë. Interesat transatlantike janë shumë të përafruara në këto sfera, saqë mund të arrihet përparim edhe mbi përpjekjet për të menaxhuar marrëdhëniet me Kinën.

Por në fusha të tjera si teknologjia dhe politika e mbrojtjes, me gjithë interesat e përbashkëta, bashkëpunimi do të jetë më i vështirë.Dhe pjesërisht pasi qasja e palëve në këto dy fusha ka ndryshuar,dhe gjithnjë e më shumë Kina do të vazhdojë t’i përdorë në avantazhin e saj këto divergjenca.

Përfundimi është se do të jetë e vështirë të kesh një unitet të plotë transatlantik për të gjitha çështjet që lidhen me Kinën. Megjithatë, uniteti i plotë nuk është një parakusht, në rast se ekziston mirëkuptimi mbi parimet themelore.

Marta Dassù, drejtore e çështjeve evropiane në Institutin Aspen:

Po, në parim Evropa është gati. Ose më saktë, institucionet e establishmentit. Le të shohim “axhendën e re BE- SHBA për ndryshimin global” të bërë publike nga Brukseli më 2 dhjetor. Propozimi përfshin vendosjen e një dialogu të ri BE-SHBA mbi Kinën për të mbrojtur interesat e përbashkëta, dhe për të menaxhuar ndryshimet që mbeten.

Cilat dallime?BE-jae ka njohur tashmë Kinën si një “rivale sistemike”. Por krahasuar me Shtetet e Bashkuara, qeveritë evropiane janë shumë më pak konfrontuese përballë ekonomisë së dytë më të madhe në botë.Qasja e SHBA-së ndaj Kinës është së pari mbi sigurinë; ndër për evropianët në plan të parë është ekonomia.

Për BE-në, sfida e Kinës duhet të menaxhohet përmes një përpjekjeje të gjatë dhe të bashkërenduar, brenda një kornize shumëpalëshe të ripëtërirë, duke filluar me reformën në Organizatën Botërore të Tregtisë. Administrata e ardhshme Biden do të kërkojë rezultate më të shpejta dhe të prekshme, para së gjithash mbi kontrollin e teknologjisë.

Kjo do të ndikojë direkt mbi interesat ekonomike evropiane –sidomos ato gjermane – në marrëdhëniet me Kinën.Në fund, pyetja kryesore bëhet “A është Evropa  gatitë paguajë kostone një dialogu transatlantik mbi Kinën?. Dhe kjo nuk është e sigurt.

George Pagoulatos, drejtori i Fondacionit grek për Politikën e Jashtme Evropiane:

Evropa e kupton se duhet të ashpërsohet tonet me Kinën, duke e trajtuar atë si një rivale sistemike dhe si një sfidë sigurie, dhe jo vetëm një partnere tregtare. Por pozicioni nuk është homogjen, Evropa duhet të krijojë në fillim një qasje të përbashkët nga brenda.

Konkurrenca tregtare në Evropë sidomos rasti gjerman, duke pasur parasysh eksportin dhe investimet e saj në Kinë e ushqen varësinë ekonomike dhe “ndrojtjen” gjeopolitike.Evropianët e kuptojnë se nuk mund të pretendojnë një autonomi strategjike, nëse mbeten të varur nga Kina për furnizimet e pajisjeve shëndetësore apo për rrjetin 5G dhe Inteligjencën Artificiale.

Evropa është gati të punojë me SHBA-në në raport me një qasje të përbashkët ndaj Kinës, por jo saktësisht me kushtet e SHBA. Edhe Uashingtoni duhet të bëjnë disa hapa drejt Brukselit. Për shembull, duke pranuar që Kina është një partner i domosdoshëm për qëllimet globale shumëpalëshe si mbrojtja e klimaks, që ekziston një interes i përbashkët për t’i ruajtur institucionet globale si OBT dhe OBSH, dhe se proteksionizmi nuk është rruga e duhur që duhet ndjekur.

Marrë nga: carnegieeurope.eu

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota evropa evropa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj