LIVE UPDATES
Bota

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

5 Mars 2021, 17:34 Nga DOSJA
A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në

GJERMANI- Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19. Mjekë të tjerë i quajnë këto deklarata raciste. Ndërsa disa ekspertë sjellin argumente.

Janë në fakt kryesisht media me drejtim të qartë të djathtë politik, ato që e përhapën këtë javë lajmin për emigrantët e sëmurë me koronavirus. Ndër to janë gazeta bulevardeske Bild-Zeitung dhe revista Focus, të cilat shpesh kujdesen pak për maturinë që ka qeveria në përhapjen e lajmeve, që mund të ushqejnë paragjykime për të huajt.

Austria dhe Çekia i deklarojnë publikisht shifrat për pjesëtarët e minoriteteve të sëmurë me Covid-19, shkruan revista Focus. Pra pse të mos e bëjë edhe Gjermania? Por kjo revistë harron se ato janë vende më të vogla dhe me përbërje dhe balancë tjetër sociale nga Gjermania.

Revista Focus citon ndër të tjera një mjek që mbetet anonim. Ai thotë se pjesa më e madhe e pacientëve nën terapi janë pacientë si me origjinë turke, ashtu edhe nga shumë pjesë të Ballkanit. Kjo vlen sidomos për kulmin e fazës së dytë të pandemisë. Revista Focus tërheq vëmendjen që kjo situatë ndodh megjithëse aplikacioni paralajmërues për Coronan ekziston edhe në gjuhë komunitetesh: si në gjuhët turke, arabe dhe shqipe. Dhe megjithëse qeveria gjermane dhe klinikat kanë shpërndarë material informues në gjuhët e komuniteteve. Por lajmin për emigrantët dhe komunitetet e trajtoi të enjten, në mënyrë të balancuar, edhe ZDF, televizion publik gjerman me tendencë konservatore.

Lajmi për emigrantët e sëmurë bazohet në tregime mjekësh

Pyetja që shtrohet është se ku bazohen argumentat e ekspertëve se Covid-19 ka goditur më fort persona me origjinë migrantësh, kur në Gjermani nuk ka shifra për këtë. Për Gjermaninë ky lajm bazohet në përshtypje dhe tregime mjekësh. Këtë ia tha stacionit gjerman ZDF edhe një përfaqësues i Shoqatës Ndërsiplinore Gjermane të Mjekësisë Intensive (Divi). Ai tha se as nuk njeh ndonjë organizatë në Gjermani, që të regjistrojë për pacientët e kujdesit intensiv në spitale të dhëna të tilla. Pra se cili nga të sëmurët është me origjinë emigrantësh apo cili ka pengesa gjuhësore.

ZDF citon të enjten me emër shefin e një klinike mushkërish. Atë e kanë informuar kolegët e tij se pacientë me Covid, me origjinë emigrantësh përbëjnë 50 deri 90 përqind të pacientëve që kanë ata. Por edhe përshtypja e mjekut që flet për klinikën e tij e mbështet këtë. Ndërsa sipas Bild-Zeitung kryemjekët e spitaleve kanë informuar në një bisedë informale për këto rrethana edhe shefin e Institutit-Robert-Koch, Wieler.

Fenomen i vendeve më të pasura: emigrantët të goditur nga Covid-19

Por edhe specialistë e besojnë që personat me origjinë emigrantësh janë të prekur në mënyrë mbiproporcionale nga Covid-19. Ata e besojnë këtë, për disa arsye.

Së pari, sepse persona me origjinë emigranti punojnë më shpesh në profesione, ku rreziku që ta marrin virusin është më i madh. P.sh. në Gjermani ata punojnë në mënyrë mbiproporcianale në përkujdesjen shëndetësore dhe në shëndetësi.

Së dyti, kultura shëndetësore dhe njohuritë te shumë njerëz me origjinë emigrantësh janë jo optimale. Edhe për shkak të gjuhës, ata nuk marrin informacione serioze. Veç kësaj, dezinformimi që marrin ndonjëherë nga atdheu i tyre, se p.sh. Covid-19 nuk është kaq i tmerrshëm sa e bëjnë, shton çoroditjen. Disa të huaj bëhen fatalisht edhe pre e teorive konspirative dhe marrin një qëndrim krejtësisht bllokues ndaj informacioneve shtetërore për virusin.

Së treti, përcjelljen e virusit e lehtëson varfëria dhe kushtet e jetesës të një pjese të personave me origjinë emigrantësh.

Sipas OECD-së, në shumë shtete me të ardhura të larta për frymë kemi të njëjtën gjendje. Faktorë që e nxisin përhapjen e virusit tek migrantët, sipas OECD-së, janë banimi i shumë vetëve nën një çati, apo përdorimi i dendur i transportit publik. Po edhe pamundësia e shumë pjesëtarëve të minoriteteve për të punuar në shtëpi. Ose për të ruajtur distancën sociale, si në gastronomi apo në therrtoret e mishit. Edhe qeveria britanike bëri vjet një studim për këtë fenomen. Dhe arriti në përfundimin se rreziku i humbjes së jetës, te minoritetet, është 50 përqind më i lartë se te britanikët e bardhë.

Shkaqet për mosregjistrimin e veçantë të emigrantëve të sëmurë

Në Gjermani të dhëna të sakta për emigrantë të sëmurë me koronavirus nuk mblidhen, edhe sepse ekziston rreziku që ato të përgjithësohen në mënyrë të padrejtë nga qarqe të interesuara. P.sh. për të thënë se janë të huajt ata që e përhapin pandeminë.

Kjo do të ishte madje një temë e mirëpritur për protestuesit kundër qeverisë, meqenëse sipas tyre virusi nuk ekziston dhe masat kufizuese të qeverisë janë të gabuara. Dihet se një pjesë e këtyre protestuesve, më parë kanë demonstruar kundër migrantëve.

Edhe lajmin e fundit, Partia ultra e djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, e komentoi menjëherë. AfD shkroi në Twitter se për qeverinë kishte “më shumë rëndësi” të thoshte se “modeli multikulturor ka sukses, se sa të luftojë koronavirusin”.

Nga ana tjetër, mjekë të njohur në Gjermani i quajtën për ZDF raciste deklaratat e mjekëve për emigrantët e sëmurë me koronavirus. Ata thonë se ka edhe shumë gjermanë, që nuk janë të informuar si duhet. Dhe është e gabuar të tregohet me gisht një grup i popullatës. Virusi duhet të luftohet nga të gjithë bashkë. Këta mjekë kërkojnë që të rriten fushatat informuese në komunitete, veç informacioneve që qeveria gjermane i ofron tashmë në gjuhët e komuniteteve.

MARRW NGA DË

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota auron dodi covid auron dodi covid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj