LIVE UPDATES
Bota

A mund të bëhet Silvio Berlusconi Presidenti i ardhshëm i Italisë?

25 Dhjetor 2021, 06:20 Nga DOSJA
A mund të bëhet Silvio Berlusconi Presidenti i ardhshëm i

ITALI – Teksa hapën kutitë postare parlamentare muajin e kaluar, ligjvënësit italianë u befasuan kur panë në kopertinë foton e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, me krahët e ngritur lart, duke përshëndetur turmat. Broshura, me titullin modest “Unë jam Forza Italia” (“Jepi, Italia”, partia që Berlusconi e themeloi dhe e drejton), lajmëronte fillimin e fushatës së padeklaruar të manjatit 85-vjeçar, në përpjekjen për të kurorëzuar karrierën e tij të trazuar, me një zgjedhje në postin më të lartë të Italisë. Mandati i presidentit në detyrë, Sergio Mattarella, përfundon më 3 shkurt dhe ai e ka përjashtuar si mundësi një zgjatje të mandatit. Gara për ta pasuar atë, tashmë po dominon jetën publike italiane.

Pse? Një president kalon një pjesë të mirë të kohës duke mbajtur fjalime, duke dhënë çmime dhe duke takuar personalitete. Ai (vendi nuk ka pasur kurrë një presidente femër) ka edhe disa kompetenca të rëndësishme, duke përfshirë përgjegjësinë për shpërndarjen e Parlamentit dhe emërimin e kryeministrit. Por këto kompetenca janë të pakta. Ajo që e bën zgjedhjen e një presidenti kaq të rëndësishme tani, është sepse ndër ata që e lakmojnë këtë detyrë, është edhe kryeministri aktual Mario Draghi, i cili është një garanci për Brukselin dhe tregjet ndërkombëtare, që Italia do të shpenzojë në mënyrë produktive shumën prej 200 miliardë eurosh (225 miliardë dollarë) të ofruar nga fondi i rimëkëmbjes i BE-së.

Fakti se kush do të marrë Presidencën, mund të krijojë një problem. Nëse zoti Draghi dështon në përpjekjen për t’u zgjedhur si banori i radhës i pallatit Quirinale, pozita e tij do të zvogëlohet dhe po kështu, edhe aftësia për të mbajtur së bashku koalicionin e gjerë të partive që e mbështesin atë. Megjithatë, nëse ai ia del mbanë, duhet të gjendet një zëvendësues që mund të ndalojë shpërbërjen e koalicionit heterogjen. Dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Sidoqoftë, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, sondazhet aktualisht tregojnë se rezultati do të ishte një koalicion qeveritar i dominuar nga dy parti armiqësore ndaj Komisionit Europian: partia Vëllezërit e Italisë, e cila i ka rrënjët në neofashizëm dhe partia populiste Liga e Veriut.

Brenda Italisë, rreziqet e këtij skenari, shpesh nënvlerësohen. Por jo jashtë vendit. Teneo, një kompani konsulence, paralajmëroi kohët e fundit se ngritja e zotit Draghi në detyrë, mund ta “zhysë vendin përsëri në trazira politike, duke zhvlerësuar përpjekjet për të miratuar reformat e nevojshme dhe për të siguruar paratë nga fondi i rimëkëmbjes”. Giorgia Meloni nga partia Vëllezërit e Italisë dhe Matteo Salvini nga partia Liga e Veriut, janë të dy mbështetës të zotit Berlusconi. Por është e qartë se atyre u intereson që të zgjidhet zoti Draghi. E ardhmja nuk është ende e qartë: mund të gjendet një zgjidhje që i lejon zotit Draghi të qëndrojë si kryeministër me dëmtime minimale të reputacionit.

Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, e cila është ngritur në krye të sondazheve javët e fundit, dëshiron që zoti Draghi të qëndrojë pjesë e koalicionit. Po kështu duket se dëshirojnë edhe figurat kryesore të partisë Lëvizja Pesë Yjet, grupi më i madh në Parlament. Ndoshta më i rëndësishëm nga të gjithë është instinkti për vetëruajtje, si politike ashtu edhe financiare, i ligjvënësve të Italisë. Për shkak të një reforme në vitin 2019, Parlamenti i ardhshëm do të ketë rreth dy të tretat e numrit të mandateve të Parlamentit aktual.

Dhe nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen përpara datës 24 shtator 2022, deputetët për herë të parë do të humbasin të drejtën e pensionit. Berlusconi nuk thotë më kot se, nëse do të bëhej president, do të siguronte që legjislatura të shtrihet deri në fund të mandatit të saj në vitin 2023. (MONITOR.AL)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota president i italise silvio berlusconi president i italise silvio berlusconi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj