LIVE UPDATES
Bota

A mund të largohet presidenti Trump nga zyra para përfundimit të mandatit?

7 Janar 2021, 17:14 Nga DOSJA
A mund të largohet presidenti Trump nga zyra para përfundimit të

SHBA– Hyrja e dhunshme e mbështetësve të presidentit Donald Trump në ndërtesën e Kongresit ditën e djeshme, ka nxitur zëra të disa ligjvënësve për ta larguar atë nga zyra para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin më 20 janar.

Skenat kaotike në Kongres u zhvilluan pasi republikani Trump, i cili po refuzon që të angazhohet në proces paqësor të transferimit të pushtetit, iu drejtua mijëra protestuesve duke përsëritur pretendimet e pabazuara se atij i janë vjedhur zgjedhjet.

Sipas Reutersit, janë dy mënyra se si mund të largohet një president nga zyra: Amendamenti 25 i Kushtetutës së SHBA-së dhe procesi gjyqësor i Kongresit, i njohur si Impeachment, që duhet të rezultojë me dënim nga ana e Senatit. Në të dy skenarët, nënpresidenti Mike Pence do ta merrte detyrën deri në inaugurimin e presidentit Biden.

Një burim i afërt me këto përpjekje, ka thënë se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump për të aktivizuar Amendamentin 25.

Cili është qëllimi i Amendamentit 25?

Amendamenti 25, i ratifikuar më 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.

Neni 4 e adreson situatën ku presidenti është i paaftë për të kryer detyrën por nuk jep dorëheqje vullnetarisht.

Përpiluesit e Amendamenti 25, duket qartë se e kishin dizajnuar që ky nen të zbatohet kur një President bëhet i paaftë, për shkak të ndonjë sëmundje fizike apo mendore, thonë ekspertët. Disa shkollarë thonë se ky nen mund të zbatohet më gjerësisht për një president, i cili është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.

Për aktivizimin e Amendamentit 25, Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës dhe ta largojnë atë. Në këtë rast, Pence do ta merrte detyrën e presidentit.

Trump, më pas, mund të deklarojë se ai është i aftë që të vazhdojë punën. Nëse Pence dhe shumica nuk e kundërshtojnë përcaktimin e Trumpit, atëherë ai e rimerr pushtetin. Nëse ata e kundërshtojnë deklaratën e Trumpit, atëherë kjo çështje do të vendosej nga Kongresi, por Pence do të vazhdonte të ishte president në detyrë deri atëherë.

Për ta larguar Trumpin, do të duhet që të dy dhomat e Kongresit ta miratojnë atë me 2/3 e votave. Por, Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët do të mundte thjesht ta vononte votimin për këtë çështje, derisa të përfundojë mandati i Trumpit, tha Paul Campos, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Kolorados.

Campos tha se Amendamenti 25 do të ishte mënyra e duhur për ta larguar presidentin Trump nga zyra pasi është procedurë shumë më e shpejtë sesa procesi i ‘Impeachment’.

Pence do të bëhej menjëherë president, ndërsa procesi ‘Impeachment’ dhe dënimi do të merrte të paktën disa ditë”, tha Campos.

A mundet Trump të gjykohet nga kongresi dhe të largohet? Po.

Një koncept i gabuar për procesin gjyqësor në Kongres ndaj presidentit që njihet si ‘Impeachment’ është se i referohet thjesht largimit të presidentit nga zyra. Në fakt, ky proces i referohet vetëm Dhomës së Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, që mund të ngritë akuzat se presidenti është përfshirë në “krim të lartë ose kundërvajtje”- ngjashëm me një aktakuzë në një rast kriminal.

Nëse një shumicë e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve, që ka 435 anëtarë e miraton ngritjen e aktakuzës, i njohur si ‘nenet e impeachment-it”, procesi atëherë zhvendoset në Senat, në dhomën e lartë të Kongresit, i cili mban proces gjyqësor për të përcaktuar fajin e presidentit. Kushtetuta kërkon 2/3 e votave në Senat për dënimin dhe largimin e presidentit nga detyra.

Trump ka kaluar nëpër këtë proces gjyqësor, me iniciativën e Demokratëve në vitin 2019 në akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengimin e Kongresit, si rezultat i përpjekjeve të tij për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar Joe Biden dhe djalin e tij. Trump ishte shpallur i pafajshëm nga Senati që kontrollohej nga Republikanët në shkurt të vitit 2020.

Për çfarë ‘krimi të lartë dhe kundërvajtje’ mund të akuzohet Trump?

Frank Bowman, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Misurit, tha se Trump ‘ pa diskutim nxiti kryengritje”, ose përpjekje për grushtshtet.

Por, Bowman tha se Trump mund të gjykohet nga Kongresi edhe për një vepër më të përgjithshme: mungesë lojaliteti ndaj Kushtetutës së SHBA-së dhe dështim për të zbatuar betimin e tij kur mori zyrën e presidentit.

Kongresi e ka diskrecionin në definimin e ‘krimit të lartë dhe kundërvajtjes’ dhe nuk është i kufizuar vetëm me veprat kriminale.

Vepra më e rëndë dhe kryesore do të ishte ajo kundër Kushtetutës – një nga përpjekjet thelbësore për të minuar rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve, të cilat janë zhvilluar në mënyrë të ligjshme”, tha Bowman.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota largimi i presidentit trump perfundimi i mandatiti te donald trump largimi i presidentit trump perfundimi i mandatiti te donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj