LIVE UPDATES
Bota

A mund të ndikohet gara presidenciale nga kandidatët e partive të vogla?

26 Shtator 2020, 20:49 Nga DOSJA
A mund të ndikohet gara presidenciale nga kandidatët e partive të

Kandidatët presidencialë republikanë dhe demokratë mund të dominojnë titujt kryesorë të lajmeve, por ata nuk janë të vetmit që garojnë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ata që njihen si kandidatë të partive të treta, partive të vogla që nuk njihen mirë nga publiku, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit presidenciale. Por, çfarë ndikimi pritet të kenë ata në zgjedhjet e ardhshme?

Në garën për Shtëpinë e Bardhë, dihet mirë që Presidenti Donald Trump po kandidon për një mandat të dytë si kandidat i republikanëve, dhe kundër tij është ish-nënpresidenti demokrat Joe Biden.

Më pak i njohur është numri i kandidatëve të partive të tjera që po garojnë për postin e presidentit amerikan.

“Partia e Paqes dhe Lirisë, Partia e Pavarur Amerikane, njerëzit me të vërtetë shpesh nuk e dinë se cilat janë këto parti”, thotë Thad Kousser në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Njerëzit që garojnë në emër të partive të vogla quhen kandidatë të partive të treta. Në garën presidenciale të vitit 2020, dy kandidatë nga partitë e treta më të njohura përfshijnë kandiden e Partisë Libertariane Jo Jorgensen dhe atë të Partisë së Gjelbër, Howie Hawkins. Një tjetër kandidat i kësaj kategorie që ka tërhequr vëmendjen e mediave është këngëtari Kanye West.

“Fushata më e çuditshme, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo e Partisë së Ditëlindjes. Ai shpesh ka folur për fenë hapur në këngët e tij, kështu që mund të tërheqë vëmendjen e votuesve fetarë më konservatorë”, thotë Thad Kousser në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Ndërsa kandidatët e partive të treta zakonisht nuk konsiderohen pretendentë seriozë për presidencën, ata mund të luajnë një rol në ndryshimin e dinamikës së zgjedhjeve. Një shembull është gara e vitit 2016 midis republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton.

“Nuk ka asnjë diskutim se në vitin 2016 kandidatët e partive të vogla dëmtuan shanset e demokrates Hillary Clinton. Rezultatet e anketave exit-poll treguan se votat që ata po hidhnin për kandidatët e palëve të treta ishin vota që në të kundërtën do t’u kishin shkuar demokratëve”, thotë John Farmer nga Instituti i Politikave Eagleton në Universitetin Rutgers.

“2016 ishte një vit në të cilin kishte shumë amerikanë që nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen mes Donald Trumpit dhe Hillary Clintonit, dhe ata votuan për kandidatët e partive më të vogla në shenjë proteste”, thotë Thad Kousser nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Por ekspertët pajtohen se zgjedhjet e vitit 2020 janë të ndryshme.

“Është shumë e qartë tani se ka një lloj urgjence mbi atë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, Joe Biden apo Donald Trump. Askush nuk dëshiron që vota e tyre të mos ketë rëndësi. Kështu që ne po shohim që këta kandidatë të partive të vogla kanë mbështetje shumë më të ulët në sondazhe”, thotë Thad Kousser nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Hillary Clinton mund të ketë humbur disa vota ndaj kandidatëve të partive të treta në vitin 2016 për shkak të mënyrës se si disa amerikanë e shihnin atë, por zoti Biden nuk përballet me të njëjtin perceptim.

“Hillary Clinton shihej si një e kandidate e preferuar e Wall Street-it, industrisë financiare dhe mbështetëse e marrëveshjeve të tregtisë globale që nuk i dhanë vëmendje të mjaftueshme jetës së njerëzve të klasës punëtore në të gjithë Amerikën. Unë mendoj se Joseph Biden vjen nga një familje e klasës punëtore në Skranton të Pensilvanisë dhe ai mund ta kuptojë këtë grup njerëzish, megjithëse është i lidhur me disa prej atyre që mbështesin marrëveshjet tregtare globale”, thotë John Farmer nga Instituti i Politikave Eagleton në Universitetin Rutgers.

Pandemia gjithashtu po i pengon kandidatët e partive të vogla që të tërheqin më shumë mbështetje këtë vit sepse është e vështirë për ata që të bëjnë fushatë personalisht. Kandidatët e partive të vogla gjithashtu nuk kanë fondet e nevojshme për të paguar për reklamat e shtrenjta politike që transmetohen në kanalet televizive.

“Demokratët do të përfitojnë nga mungesa e kandidatëve të fortë të partive të vogla këtë vit”, thotë John Farmer nga Instituti i Politikave Eagleton në Universitetin Rutgers.

Por siç treguan rezultatet e vitit 2016, zgjedhjet presidenciale mund të jenë mjaft të paparashikueshme.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zgjedhjet në shba zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj