Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Abuzimet me tenderat e MD/ Manjani në Prokurori: Firmosa për shkak të detyrës
20 Shkurt 2019, 12:26Nga DOSJA
TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ditën e djeshme është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet lidhur me 5 tenderat e dhënë nga kjo ministri.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Kreshnik Ajazai, Manjani është shprehur se ka firmosur praktikat për shkak të detyrës dhe se nuk është marrë me teknikalitete.
Të njëjtat burime theksojnë se edhe ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka marrë njoftim që do të pyetet në Prokurori për këtë çështje. Më 6 shkurt 2019, prokuroria zhvilloi një operacion ku u shoqëruan disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. (Lexo ketu).
Ish-zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove.
Tenderat për të cilët po hetohen zyrtarët e akuzuar janë:
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative 2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale 3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar 4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës 5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit
Si u zbuluan shkeljet?
Ka qenë grupi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave që ka nxjerrë në pah shkeljet. Disa nga sistemet obekt të procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.
(J.V/F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.Ish-drejtori i Policisë së Vlorës...
KUKËS– Me dhjetëra nxënës të fshatit Bardhoc dhe Morinë të rrethit të Kukësit bëjnë çdo ditë rrugën për në shkollë përmes autostradës, duke rrezikua...
ELBASAN- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë shpër...
KABUL-Përkujtohet sot kapiteni i rënë në krye të detyrës më 20 shkurt të 2012-ës, gjatë një sulmi në Afganistan, Feti Vogli. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xha&cce...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur ditën e sotme 3 gjyqtarë që do të gjykojnë çështjen e Izet Haxhisë e njohur ndryshe si “Dosja Hajda...
Djegia e mandateve të deputetëve nga dy partitë opozitare, LSI dhe PD ka sjellë edhe reagime të shumta. Analisti Mustafa Nano është shprehur se për këtë vendim ...
TIRANË- Ditën e nesërme, opozita ka paralajmëruar një tjetër protest në orën 10:00 para Parlamentit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia e Shtetit...
FIER- Një 20 vjeçar është proceduar penalisht, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Ndaj të riut me iniciale E.&C...
TIRANË- Thesari i Shtetit i ka paguar 2.1 miliard lekë koncensionarit për Rrugën e Arbrit për llogari të Ministrisë se Energjitikës dhe Infrastrukturës.Ky ...