LIVE UPDATES
Aktualitet

Acromax Media, inkuizicioni kundër ‘heretikëve’ që kritikojnë dyshen Rama-Veliaj në rrjetet sociale

20 Gusht 2019, 12:10 Nga DOSJA
Acromax Media, inkuizicioni kundër ‘heretikëve’ që

TIRANË- Me qindra postime video, kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, janë hequr, kohët e fundit, nga Facebook dhe rrjete të tjera sociale, në kuadër të një fushate sistematike dhe të planifikuar.

Pas këtyre veprimeve qëndron Acromax Media GmbH, një kompani e regjistruar në Gjermani, me pronarë shqiptarë, e cila pretendon se zhvillon “menaxhimin e të drejtave dixhitale” të mediave shqiptare.

Kompania ka siguruar kontrata për menaxhimin dixhital të çdo prodhimi të mediave kryesore televizive në vend, përfshi grupet mediatike Klan, Top Channel, News 24, Vizion+, etj., dhe në emër të tyre ajo ndalon postimin në Facebook dhe Google të postimeve që përmbajnë pamje, sado të shkrutra, të marra prej transmetimeve të tyre.

Në fakt, jo të çdo lloj postimi, por vetëm të atyre që janë kritike me Edi Ramën dhe Erion Veliajn—postimet pozitive nuk sulmohen nga Acromax.

Deri tani, me kërkesë të Acromax, janë hequr nga Facebook me qindra video kritike ndaj Ramës dhe Veliajt, janë mbyllur disa faqe që kanë botuar më shumë se një herë video të tilla, janë bllokuar përkohësisht faqe të tjera, dhe janë mbyllur profilet personale të administratorëve.

Është një fushatë që po shuan ngadalë çdo faqe në Facebook kritike naj Ramës dhe Veliajt dhe po bën të pamundur çdo lloj positimi kritik që përmban video të daljeve dhe deklaratave të tyre publike.

Është abuzim i konceptit të të drejtave të autorit, për të mundësuar censurë politike duke shkelur të të drejtat themelore të fjalës së lirë. Duket se pas fushatës qëndron vetë qeveria, e cili po përdor Acromax si një instrument censure.

Shumë faqe apo profile individuale, kryesisht në Facebook, duke shfrytëzuar përparimin teknlogjik, përdorin klipe të shkurtra video apo montazhe të tyre, për të vetëdijësuar, denoncuar apo kritikuar në lidhje me veprimtarinë politike, përfshi skandale, mosmbajtje premtimesh, qendrime të debatueshme, etj.

Videoklipet janë marrë nga daljet publike të politikanëve të bëra apo të përcjella nga televizione, të cilat transmetohen falas prej tyre. Në të gjitha rastet, përdorimi i videoklipeve nuk është bërë për qëllime tregtare.

Për shembull, ndër temat më të rrahura në këto faqe është kritika ndaj kryebashkiakut Veliaj për ndërtimet në qendër të Tiranës. Një numër faqesh kanë prodhuar video ku përmbahen deklaratat e Veliajt gjatë fushatës 2015, ku premtohej bllokimi i ndërtimeve. Këto premtime më pas përballen me imazhet të gjendjes aktuale të ndërtimeve.

Muajt e fundit, shumica e këtyre videove janë sulmuar nga Acromax Media, e cila e konsideron imazhin e deklaratës së Veliajt “pronësi intelektuale” të televizioneve ku ato janë dhënë (kryesisht Klan, Top Channel dhe Vizion Plus). Si rezultat, Facebook ka hequr psotimet që përmbajnë video me premtimet e Veliajt. Acromax e konsideron pamjet video të Veliajt në Opinon si “pronësi intelektuale”, njësoj si muzikën apo filmin, dhe nuk lejon përdorimin e tyre.

Në fakt Acromax ka shënjestruar çdo video të postuar në rrjetet sociale në lidhje me premtimet e pambajtura të Kryebashkiakut Veliaj. Për shkak të numrit të videove të tilla të postuara, që përpara se Acromax të fillonte fushatën dhe të pretendonte pronësinë intelektuale mbi këto imazhe, disa faqe në Facebook dhe profile personale janë mbyllur përgjithmonë nga Facebook për “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të pronës intelektuale”.

Kështu Acomax është kthyer në “instrument censure” dixhitale të Veliajt dhe Ramës. Ajo e ka bërë të pamundur kritikën ndaj tyre nësë përdoren imazhe video të transmetuar nga televizionet e vendit.

Acromax është kompani e themeluar në vitin 2007 dhe e regjistruar në Hamburg të Gjermanisë. Pronarët e saj janë Aldor Nini dhe Anxhela Faber, kjo e fundit vajza e ambasadores sonë në SHBA, Floreta Faber.

Acromax vepron në fushën e “menaxhimit të të drejtave dixhitale”—duke ndaluar shpërndarjen e paligjshme të klipeve muzikore të një numër artistësh shqiptarë. Historia e shkuar e Acromax është gri, pasi ajo është akuzuar në të shkuarën për abuzim të të drejtave të autorit dhe se ka marrë në mënyrë të paligjshme të drejtat e një numri artistësh. Për shembull, këngëtari dhe producenti Flori Mumajesi, ka fituar një çështje gjykatat gjermane kundër Acromax, megjithëse informacioni publik për çështjen është i kufizuar.

Vitet e fundit, kompania është përqendruar në “monetizimin e përmbajtjes dixhitale” për televizionet shqiptare. Acromax pretendon se ka marrëveshje me thuajse të gjithë kanalet kryesore në Shqipëri, e disa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ka të drejtën ekskluzive për shpërndarjen e çdo përmbajtje nga këto kanale në platformat dixhitale (Facebook, Youtube, etj).

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, Acromax pretendon se ka të drejtën të heqë çdo video që përdor çfarëdo materiali nga këto kanale, sado i gjatë të jetë dhe pavarësisht se si është transmetuar prej tyre. Kjo do të thotë se çdo deklaratë publike e bërë ndonjëherë në një televizion që ka kontratë me Acromax, qoftë edhe për pak sekonda, nuk mund të përdoret nga askush nëse nuk dëshiron Acromax.

Me kërkesë të Acromax, Facebook dhe Youtube heqin çdo postim që përmban materiale të tilla, dhe sipas politikës së Facebook, faqet apo profilet që kanë shkelur disa herë të drejtat e Acromax mbyllen përfundimisht. Madje Acromax ka arritur që të bllokojë, për “shkelje të të drejtave të pronësisë”, faqe dhe profile në Facebook apo Youtube, të cilat kanë postuar materiale në të shkuarën, para se Acromax të kishte marrëveshje me transmetuesit përkatës.

Veprimet e Acromax janë keqpërdorim i të drejtave të pronës dixhitale dhe duket se janë pjesë e një fushate qeveritare të mirëplanifikuar dhe të mirëzbatuar për të heshtur zërat kritikë ndaj qeverisë.

Së pari, deklaratat publike në transmetime publike në lidhje me çështje me interes publik nuk janë të krahasueshme në asnjë formë me materialet artistike.

Facebook pajtohet në parim me këtë premisë. Facebook sqaron se “e drejta e autorit… kërkon të mbrojë veprat origjinale të autorësisë, siç janë librat, muzika, filmi dhe arti”. Facebook gjithashtu pretendon se kjo e drejtë nuk aplikohet ndaj fakteve dhe ideve, të paktën në parim. Deklaratat publike nga politikanët dhe figurat e tjera publike vështirë se mund të klasifikohen si “punë origjinale artistike”.

Në vetë Shtetet e Bashkuara, figurat publike postojnë videoklipe të marra nga rrjetet televizive. Për shembull, Presidenti Trump poston rregullisht videoklipe të shkurtra nga Fox News; ai gjithashtu ka përdorur montazhe të klipeve të vjetër për të kundërshtuar dhe krahasuar pozicionet e kundërshtarëve të tij. Megjithatë, do të ishte e paimagjinueshme që Fox News ose MSNBC të kërkojnë të drejtën e pronës për klipe të shkurta siç janë ato të përdorura në këto postime.

Akti i Mbrojtjes së të Drejtave të Mijëvjeçarit Dixhital (DMCA) i vitit 1998—ligji kryesor i SHBA-ve që rregullon menaxhimin e të drejtave dixhitale—i referohet punës origjinale artistike, si përfituesi kryesor i mbrojtjes juridike. Ligji as nuk i referohet, dhe as nuk është përdorur në SHBA, për deklaratat publike të politikanëve, qoftë edhe ato të bëra në emisione të posaçme televizive.

Është e qartë, se përdorimi i të drejtave të pronësisë dixhitale nga Acromax është aplikim ekstrem i këtyre te drejtave dhe i papajtueshëm me frymën e ligjti dhe me praktikat më të mira botërore.

Së dyti, Acromax ka krijuar dy standarde: ajo nuk heq asnjëherë videot e përdorura në frymë pozitive ndaj Ramës dhe Veliajt.

Qeveria shqiptare përdor rregullisht për propagandën e saj dixhitale video materiale të marra nga kanalet kryesore pa u bllokuar ndonjëherë nga Acromax.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar dhe një hap më tej: ai transmeton drejtpërdrejt në faqen e tij personale në Facebook çdo shfaqje të tij në TV. Ky veprim, shfaqje drejtpërdrejt e një emisioni të plotë, duhet të denoncohej nga Acromax, por ajo nuk e ka bërë këtë gjë.

Duket qartë se roli i Acromax është ai i inkuziorit ndaj heretikëve që kritkojnë Ramën dhe Veliajn në rrjetet sociale. Kjo sinjalizon një përshkallëzim të përpjekjeve të dyshes Rama-Veliaj për të kontrolluar cdo kritikë ndaj tyre, dhe për ta eliminuar që në gjenezë. Për këtë qëllim, duke përdorur një kompani private nën kontrollin e tyre, po abuzojnë me një parim të tregut për të shkelur të drejtën themelore të demokracisë: atë të fjalës së lirë.

(Marrë nga Exit.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet acromax edi rama erion veliaj acromax edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje