Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka komentuar në lidhje me mundësin që Kosova të shkojë të zgjedhje nëse nuk vendoset për një president. Sipas mediave të Kosovës, Jashari ka thënë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik dhe nëse nuk ka një marrëveshje mes palve politike as zgjedhjet nuk do jenë një zgjedhje.
“Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik, nuk janë të unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politik, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të presidentit. Mendoj që edhe pas zgjedhjeve, sërish do të jemi në situatën e njëjtë, nëse s’kanë konsensus dhe marrëveshje mes vete. Po shpresoj, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëhet zgjidhja,”-ka thënë Bekim Jashari.
Sakaq është sugjeruar edhe emri i Murat Jasharit, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Për këtë, Jashari ka thënë se
familja e tij është gatshme, që të kandidojë për president të Kosovës nëse është e nevojshme.
“Në situatën që jemi tani nga dorëheqja e Thaçit deri më sot, s’ka asnjë kontakt nga asnjë subjekt politik ose lider politik, qoftë me Muratin ose me mua për këtë temë. E kam thënë edhe një herë, ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari, nuk është që i frikësohemi përgjegjësive në momente të caktuara, sepse kemi treguar edhe në të kaluarën, që dimë dhe mundemi të kontribuojmë, kur ka nevojë vendi. Unë besoj që nëse vjen deri në atë pikë, që i gjithë spektri politik, dakordohen që të propozojnë një kandidat nga familja jonë, ne do të marrim përgjegjësi. Për fat të keq është cituar familja Jashari vetëm kur kanë pas nevojë; qoftë në zgjedhje ose situata të vështira, kur kanë qenë. Por, kur kanë siç thotë populli ‘shlirë, pa asnjë telashe’, kanë harruar të vijnë në vizitë, e lëre më shumë,“-është shpreh Jashari.
Pas dorëheqes së presidentit Hashim Thaçi nga posti, parit politike në Kosovë janë përfshirë në konflikte për zgjedhjen e një presidenti të ri. Deri më tani është vendosur si presidente e përkohëshme Vjosa Osmani, e cila mund të mbaj këtë post për 6 muaj nëse nuk vendoset për një persident të ri. Sakaq kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse nuk bihet në konsensus vendi do të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICËR-Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Luganos në Zvicrër. Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se një grua, 28 vjeç ...
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden më në fund ka qasje në infrastrukturën qeveritare për të përgatitur marrjen e mandatit si president. Presidenti Donald Trump ka...
Pas katër vjet paralajmërimesh e përgatitjesh, zgjedhjet presidenciale të 2020 nuk u shoqëruan me përsëritje të sulmeve dhe akteve ndërhyrëse ruse që u diktuan ...
GREQI– Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës rihter u regjistrua në jug të Kretës. Sipas Institutit të Athinës, tërmeti u regjistrua pranë Kretës në 23:24 ...
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se posti i Presidentit nuk i takon as AAK-së dhe as LDK-së, pasi ata kanë qenë m...
KALIFORNI- Kreu i sigurisë së kompanisë Apple Thomas Moyer, po përballet me akuzohet për dhënie ryshfeti, pasi dyshohet se u premtoi 200 iPad-e me vlerë 70 mi...
KOSOVË- Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krekrëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervi...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat ai ashtë shprehur...
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se në momentin që nuk kishte dalë akoma aktakuza nga Haga, i kishte preza...
PEKINË- Presidenti i Shtetit në Kinë Xi Jinping ka sugjeruar një sistem global gjurmimi për Covid-19 duke përdorur kodet QR, për të ndihmuar udhëtimimet e ...