LIVE UPDATES
Aktualitet

Adiola Lakra dhe ish-Miss Skrapari, bukuroshet që u kthyen në fundin e të dashurve të tyre, femrat-kurth që i nxorrën para

26 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Adiola Lakra dhe ish-Miss Skrapari, bukuroshet që u kthyen në fundin e

TIRANË– Adiola Lakra, 27-vejçarja që u bë e njohur për publikun shqiptar si kurthi i Hekuran Billës, nuk është femra e parë që ka pranuar të çojë drejt fundit një burrë të botës së krimit. Dosja.al ju sjell sot, historinë e Marsel Sotirës që u ekzekutua përmes një karremi. Dhe ky i fundit, do të ishte pikërisht vajza e zgjedhur si më e bukura e Çorovodës, ish-Miss Skrapari, Valbona Jaho.

Valbona Jaho, në atë kohë 17 vjeçe, do të rrëfente me gojën e saj përpara grupit hetimor se si nga e dashura e Klodian Saliut, një nga ekzekutorët e Marsel Sotirit, do të shtrëngonte duart me këtë të fundit, për t’i bërë ‘gropën’, brenda pak orësh.

Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte vënë në ‘shënjestrën; e bandës së Durrësit dhe duhet që patjetër ta hiqnin qafe. Duke qenë se ai i kishte shpëtuar një atentati, kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës dhe më pas lëvizte me makina të blinduara e armë, djemtë e ‘firtë të Durrësit’, duhet të gjenin një tjetër mënyrë, për ta çuar në pritë.

Kështu, Saliu zgjodhi partneren e tij, Valbona Jaho, një bukuroshe nga Skrapari që për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe kërcënimeve që mori nga vetë i dashuri i saj, e la veten në duart e bandës së Durrësit. Siç rrëfen edhe vetë Jaho, në muajin shkurt të vitit 1999, familja e saj ishte transferuar nga Çorovoda për në qytetin e Durrësit, për një jetë më mirë. S’do të kalonte as një muaj dhe jaho, do të njhiej me Klod Saliun, përmes një shoqeje dhe ky i fundit, do tëthurte në kokën e tij planin për të nxjerrë në pritë Sotirën.

“Klodi ishte vetëm 23 vjeç, unë 17. Kur ishim vetëm Klodi më propozoi që të lidhesha me të dhe unë për momentin i kërkova pak kohë, pastaj do ti jepja përgjigje. Që atë ditë Klodi vinte pothuajse përditë te lagja ime dhe priste përgjigje. Unë pranova propozimin e Klodit dhe filloi lidhja…. Klodi më tha se kishte biseduar me shokët e tij, por nuk më tha se me kë dhe aty më hap muhabetin se si do të vriste Marsel Sotirën. Ai më tha se kemi bërë plan që të çojmë ty në plazh të Durrësit, ti e bën, dhe atje do të njihesh me Marselin. Pasi të njihesh, ti do të na e nxjerrësh në shteg atë duke u bërë si e dashura e tij dhe ne do ta vrasim,”- tregon fillimisht Jaho.

Më pas vajza ndalet pikërisht në momentin që u orezantua me viktimën.

Fillimisht unë nuk pranova por ai më kërcënoi… Ai më tha se do të merrte një shtëpi me qira në zonën e plazhit për mua dhe familjen time dhe unë duhej tu thosha prindërve që të shkonim 15 ditë në plazh, si dhe mos tu tregoja për vrasjen e Marselit. Pasditen e asaj dite dola vetëm me motrën dhe kemi shkuar tek Pista dhe aty vjen përsëri Marseli. Në atë çast unë isha ulur me motrën dhe po pinim kafe dhe ky i tha kamarierit ato kafe janë të paguara nga unë, por ne në atë kohë nuk pranuam që të paguheshin nga ai dhe i paguam vetë. Pas kësaj ne u ngritëm dhe dolëm dhe kur ishim në dalje të pistës ky personi na u afrua me një makinë të markës Audi me ngjyrë të kuqe, zbriti nga makina dhe duke mu drejtuar mua më tha që e kam me ty. Unë i thashë fol ç`ke për të thënë se do iki në shtëpi. Ai mu prezantua duke më thënë se quhej Marsel Sotiri, jam 25 vjeç dhe me origjinë nga Fieri. Mbas këtij prezantimi u prezantova dhe unë, duke i thënë se quhesha Valbona. I prezantova motrën dhe i thashë se ishim me origjinë nga Skrapari,”- rrëfen ish-Missi.

Më pas Valbona tregon se ishte matur t’i tregonte marselit për kurthin që po i përgatitej, por vetëm kur mendonte kërcënimet, tërhiqej.

Atë ditë shkuam të dy për tek shtëpia e Marselit me makinën Audi të cilën ai e futi për në garazh dhe pastaj u ngjitëm lart dhe pamë shtëpinë. Lamë ‘Audi’-n dhe u nisëm me B.M.W për në shtëpi. Meqë ai ndërroi makinë mua më zuri frika se mos Marseli kishte kuptuar ndonjë gjë, por s’ishte ashtu. Kur dolëm nga makina unë i thashë Marselit që të bënim një xhiro deri tek shinat e trenit të cilat nuk ishin më larg se 10 metra nga shtëpia ime. Më pas unë i thashë Marselit ik se nata është e frikshme, ai në këtë moment më puthi dhe e lamë për tu takuar të nesërmen. Unë u futa në oborr të shtëpisë dhe dëgjova krisma e breshëri armësh jo më larg se 10 metra nga ku isha unë. nuk më vajti mendja që Marselin do ta vrisnin aq shpejt…”- mbyll rrëfimin e saj Valbona Jaho.

Dhe krismat ishin pikërisht 271 plumbat që i morën jetën Marselit.

21 vite më vonë, do të shfaqej në skenë Adiola Lakra, e dashura e Sebastian Malit, e cila do të bëhej karremi për të mbërritur tek ‘koka’ e Hekuran Billës. Siç Dosja.al raportoi, Adiola Lakra, 26 vjeç nga Berati, e shtyrë nga porpozimi i Malit dhe nga paratë e premtuara nga daja i tij, Viktor Marku, do të krijonte një lidhje dashurie me biznesmenin.

Përreth një viti, siç ka rrëfyer edhe vetë 26-vjeçarja përpara grupit hetimor, Lakra kishte mbajtur lidhjen me Billën, duke i raportuar çdo lëvizje të dashurit të saj, 22-vjeçarit Sebastian Mali.

Lidhja me ‘vëzhguesin’, roli që pati Mali në vrasjen e Billës është faktuar edhe nga bisedat që ka patur Lakra me të. Vetë Adiola, pranoi përpara grupit hetimor se gjithçka e kishte bërë për para dhe se lekët në këmbim të porosisë ia kishte premtuar Viktor Marku, i cili ndodhet pas hekurave si ekzekutori i 40-vjeçarit. E gjithë kjo u bë për të marrë hakun e Prelë Markut, dajës tjetër të Sebastian Malit, të cilin Billa e kishte ekzekutuar në Angli, në vitin 2006.

Kështu mbrëmjen e 11 qershorit, Adiola Lakra, bionde e më sy bojëqielli telefonoi Hekuran Billën dhe i kërkoi një takim pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira. Tashmë, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohet të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adiola lakra hekuran billa marsel sotira sebastian mali valbona jaho adiola lakra hekuran billa marsel sotira sebastian mali valbona jaho

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Qershor 2020, 18:11

SHQIPËRI- Edhe pse Shqipëria  tashmë për shumë shtete është futur në listën e kuqe për hapjen e kufijve duke qenë se në vendin tonë ditët e fundit ka pasur...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta