6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se administrata e presidentit Joe Biden po punon me Kongresin për të siguruar gati 300 milionë dollarë ndihmë shtesë për Afganistanin në vitin 2021.
“Financimi do të ketë si objektiv mbështetjen dhe konsolidimin e asaj që është arritur në 20 vitet e fundit duke përmirësuar qasjen në shërbimet thelbësore për qytetarët afganë, mbështetur rritjen ekonomike, luftën ndaj korrupsionit dhe tregtisë së narkotikëve, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, mbështetjen e fuqizimit të grave, përmirësimin e mekanizmave për zgjidhjen e konflikteve dhe forcimin e shoqërisë civile afgane dhe mediave të pavarura”, tha zoti Blinken në një deklaratë.
Masa vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë njoftuar se po tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani. Presidenti Joe Biden ka thënë se forcat ushtarake amerikane do të jenë larguar nga vendi deri më 11 shtator.
Zoti Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan javën e kaluar për të siguruar zyrtarët atje se Uashingtoni do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj vendit, ku trupat amerikane janë vendosur që nga viti 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit kur terroristët goditën me avionë të rrëmbyer Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe Pentagonin, jashtë Uashingtonit. Një aeroplan tjetër i rrëmbyer u rrëzua në një fushë afër Shanksville, Pensilvani.
Kur paraardhësi i zoti Biden, Donald Trump, ishte në detyrë, SHBA arriti një marrëveshje me Talibanët për të tërhequr forcat amerikane deri në 1 maj. Ndryshimi i afatit nga zoti Biden e zemëroi grupin kryengritës, që tha se kjo ishte shkelje e marrëveshjes.
Gjatë viteve të përfshirjes së SHBA-së në Afganistan, më shumë se 2,200 trupa amerikane janë vrarë dhe 20,000 janë plagosur. Vlerësohet se SHBA ka shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë në luftë, më e gjata e Amerikës.
Sipas Bankës Botërore, më shumë se gjysma e afganëve jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Ai konsiderohet gjithashtu një nga vendet me gjendjen më të keqe të të drejtave të grave, sipas Institutit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Universitetin Georgetown.
Marre nga VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to, u tha presidenti Joe Biden...
Një raketë tokë-ajër nisur nga Siriaa shpërtheu të enjten në jug të Izraelit, një incident që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë që ndodhet pranë reak...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm, që kanë pasur humbje nga masat e qeverisë për parandalimin e pandem...
EUROPA- Vendet e BE-së kanë vendosur një objektiv i ri për një ulje prej 55% të emetimeve të karbonit deri në 2030. Përfaqësuesit e 27 qeverive, Parlamenti Evro...
KOSOVË– Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do të qëndrojë nesër në Prishtinë. Ai do të takojë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dh...
LONDËR – Stacioni London Bridge evakuohet nga policia e armatosur pasi njw ‘send i dyshimtë’ u gjet në tren. Pasagjerët u “drejtua...
SHBA- Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në një samit të ndryshimit të klimës të udhëhequr nga SHBA të enjten me ftesë të presidentit Joe Biden, në...
BRITANI-Historia e jetës së Princeshës së Uellsit mund të ishte fare mirë skenar për film nga dinamika që ajo ka pasur.E martuar në moshën 20-vjeçare me ...
TURQI– Prokurorët turq po kërkojnë dënime me burg për 97 persona për pjesëmarrje në një nga lëvizjet më të mëdha anti-qeveriatre të vendit në vite, shkakt...