LIVE UPDATES
Bota

Afganistan: bien Kandahari dhe Herati; shqetësime për Kabulin

14 Gusht 2021, 05:10 Nga DOSJA
Afganistan: bien Kandahari dhe Herati; shqetësime për Kabulin

SHBA– Kryengritësit talibanë kanë marrë qytetin e dytë dhe të tretë më të madh afgan, thanë zyrtarët lokalë të premten, ndërkohë që rezistenca nga forcat qeveritare është thyer përballë avancimit të luftëtarëve talibanë. Po shtohen shqetësimet se një ofensivë talibane ndaj Kabulit mund të ndërmerret brenda pak ditësh.

Një zyrtar qeveritar konfirmoi se Kandahari, zemra ekonomike e jugut të Afganistanit, ishte nën kontrollin taliban, ndërkohë që forcat e huaja përmbyllin misionin ushtarak 20-vjeçar në këtë vend. Herati në perëndim të vendit, pranë kufirit me Iranin, ra gjithashtu në duart e grupit ekstremist.

“Herati duket si vijë e frontit, si qytet fantazmë,” tha anëtari i këshillit krahinor Ghulam Habib Hashimi në një bisedë telefonike nga Herati me 600,000 banorë.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se ka shqetësime që talibanët mund të fillojnë mësymjen drejt Kabulit brenda pak ditësh.

Kabul, mbërrin kontigjenti i parë i përforcimeve të reja amerikane

Kontigjenti i parë i bataljonit të marinsave amerikanë ka mbërritur në Kabul për të ofruar mbrojtje ndërkohë që ShBA përshpejtojnë evakuimet me mjete ajrore të disa diplomatëve amerikanë dhe mijëra afganëve. Këto përpjekje bëhen ndërkohë që talibanët kanë avancuar në ofensivën e tyre duke izoluar gjithnjë e më shumë kryeqytetin afgan, Kabul.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se “elementë” të bataljonit ndodhen tashmë në Kabul. Ata janë pararoja e tre bataljoneve me pjesëtarë të forcave tokësore dhe marinës amerikane që po dërgojnë Shtetet e Bashkuara në kryeqytetin afgan brenda kësaj jave për dislokim të përkohëshëm.

Talibanët, të cilët kanë marrë zemër nga tërheqja e pritshme e trupave amerikane nga Afganistani, arritën të marrin nën kontroll katër kryeqytete të tjera krahinore të premten, duke shtuar shqetësimet se së shpejti do t’i drejtohen Kabulit, ku jetojnë miliona afganë.

“Duket qartë nga veprimet e tyre se po përpiqen të izolojnë Kabulin,” tha zoti Kirby në konferencën për shtyp në Pentagon.

Pentagoni po dërgon edhe 4,500-5,000 trupa shtesë në bazat amerikane në dy vende të Gjirit Persik, Katar dhe Kuvajt. 1,000 trupa po dërgohen në Kuvajt për të mbështetur operacionet për nxjerrjen e vizave për përkthyesit afganë dhe të tjerë që kanë ndihmuar amerikanët në të kaluarën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se SHBA së shpejti do të fillonin fluturime të përditshme për të realizuar evakuimin e afganëve që kishin ndihmuar trupat amerikane gjatë këtyre 20 vjetëve.

3,400-4,000 trupa nga një brigadë luftarake e Divizionit 82-të Këmbësorisë, i pajisur me kapacitete fluturimi, janë nisur për Kuvajt, si forcë rezervë në gatishmëri “në rast se nevojiten trupa të tjerë“ përveç 3,000 ushtarëve që u dërguan në Kabul, tha zëdhënësi.

Përforcimet e përkohëshme që po dërgojnë Shtetet e Bashkuara reflektojnë shpejtësinë e papritur me të cilën kanë avancuar talibanët, të cilët më pak se 20 ditë nga tërheqja e plotë amerikane nga Afganistani kanë nën kontroll pjesën më të madhe të vendit.

Presidenti Joe Biden ka vazhduar të këmbëngulë se prezenca amerikane merr fund më 31 gusht, duke përsëritur se misioni amerikan dhe i NATO-s i filluar më 7 tetor 2001 ka bërë sa ka mundur për të mbështetur krijimin e institucioneve qeverisëse afgane dhe për të stërvitur e pajisur një ushtri afgane të aftë për të përballuar ofensivën e talibanëve pasi të largohen trupat e huaja.

Rezistenca e ushtrisë afgane të stërvitur nga amerikanët po vihet seriozisht në pikëpyetje. Një analizë e fundit e ekspertëve ushtarakë thotë se Kabuli mund të bjerë në duart e talibanëve që në shtator dhe ky grup ekstremist mund të marrë plotësisht vendin brenda pak muajsh.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po evakuojnë të gjithë personelin jo-të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Kabul. Ky evakuim krijon komplikime të reja në përpjekjet për të nxjerrë viza për afganët që punuan me amerikanët, por zëdhënësi Ned Price tha se po peshohen plane alternative për ta zgjidhur situatën. Ka gjasa që operacionet esenciale diplomatike të zhvendosen në aeroportin e Kabulit, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Britania po dërgon 600 trupa në Afganistan për një operacion të shkurtër në ndihmë të nxjerrjes së shtetasve britanikë nga ky vend.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john kirby john kirby

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj