LIVE UPDATES
Bota

Afganistan, fund i ëndrrës për eksportimin e demokracisë

30 Qershor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Afganistan, fund i ëndrrës për eksportimin e demokracisë

Misioni ushtarak në Afganistan, që tani merr fund, (30.06) ishte më shumë se luftë kundër terrorit. I tillë ai ishte vetëm në fillim. Shumë shpejt misioni synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin e mirëqenien në vendin e shumëgoditur. Sidomos gjermanët, tradicionalisht kritikë ndaj misioneve ushtarake, kishin nevojë për këtë qëllim të “lartësuar” si justifikim për pjesëmarrjen e tyre. E sigurisht qëllimi është i nderuar.

Por ideja e eksportimit të demokracisë dështoi, jo vetëm në Afganistan, por në tërësi. Sot Afganistani, megjithë një qeveri të mbështetur nga perëndimi, me influencë gjithnjë e më shumë në zvogëlim, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të botës. Dhe duket se shumë shpejt talibanët do të kthehen në pushtet, të paktën si pjesë e qeverisë së ardhshme, por me shumë gjasa me pushtet të plotë dhe me dhunë. Gati 20 vite “nation building” – formësim i një identiteti kombëtar nga disa vende të fuqishme të botës shkuan më kot.

Kina si kundërmodel

Afganistani nuk është modeli i vetëm. Presidenti amerikan, George W. Bush me ndërhyrjen ushtarake në vitin 2003, nuk donte vetëm të çlironte Irakun nga Sadam Huseini dhe t’i merrte armët e shkatërrimit në masë (që nuk ekzistonin), por të eksportonte në këtë vend vlerat perëndimore. Askush nuk mëton sot ta përmendë këtë, as me përafërsi. Edhe për Kinën mendohej se do të ndryshonte, jo përmes intervenimit, por përmes tregtisë. Pikërisht në Gjermani ekzistonte ky qëndrim, me forcimin e shkëmbimeve të demokratizohej ky vend në ekspansion dhe në fund të kthehej në një partner të preferueshëm në skenën ndërkombëtare.

Konkluzioni në fund është edhe më i hidhur: Jo vetëm që Kina është zhvilluar në drejtimin e kundërt dhe po paraqitet gjithnjë e më autoritare dhe agresive jashtë, por sistemi i këtij vendi po imitohet nëpër botë dhe kuptohet si kundërmodel i shoqërisë perëndimore.

Biden nuk dëshiron mision që kalon disa breza

Koha për të nxjerrë mësime. Në Afganistan u shtrua edhe pyetja, mos NATO duhej të mbronte për kohë të pakufizuar atë që ishte arritur në këtë vend. Amerikanët iu përgjigjen me “jo” kësaj pyetjeje, me pasojë edhe tërheqjen e trupave të tjera të huaja nga Afganistani. Jo vetëm presidenti, Donald Trump donte t’i jepte fund “luftës së përhershme”, edhe pasardhësi i tij, Joe Biden tha në Kongres, se ky mision nuk ishte menduar kurrë si një “mision që do kalonte nëpër breza”. Dy presidentë të ndryshëm në mënyrë pragmatike kanë bërë një gjë të qartë: Qëllimi ushtarak luftimi i terrorit është arritur, pjesa tjetër nuk na intereson më.

Të jepen impulse për mirëqeverisje

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon tani që përmes impulseve financiare të kërkohet mirëqeverisje, pavarësisht se kush qeveris. Ndihmat për zhvillim do të jepen në atë masë sa ka pasur edhe progres në drejtim të paqes, ruajtjes së demokracisë e ligjshmërisë, luftimit të korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Kërkesa të tilla sigurisht mund të shtrosh, por iluzione nuk mund të kesh. Sepse me vlerat perëndimore kishte vështirësi edhe një president krahasimisht modern si Ashraf Ghani.

Lidhja e ndihmës për zhvillim me mirëqeverisjen është një metodë që qeveria gjermane, po e përdor në botë. Pa dyshim është më mirë, se të derdhësh para në një vend, pa shtruar asnjë pyetje. Por më së voni me Afganistanin, perëndimit do i duhet të heqë dorë nga ideja naive, se mund të eksportojë sistemin e vet një për një me mjete ushtarake.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 11 shtator 2001 afganistan bota bundeswehr demokraci eksportimi i d gjermania nato taliban 11 shtator 2001 afganistan bota bundeswehr demokraci eksportimi i d gjermania nato taliban

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj