LIVE UPDATES
Aktualitet

Afro 345 mijë euro donacione, Gjermania vesh RENEA-t, i pajis dhe me ambulanca dhe mjete

16 Shkurt 2022, 18:08 Nga DOSJA
Afro 345 mijë euro donacione, Gjermania vesh RENEA-t, i pajis dhe me

TIRANË- Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër. Ky donacion shkon në vlerën 344.464 euro. Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve, uniformave dhe pajisjeve të dhuruara. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.

“E vlerësoj me rëndësi të veçantë këtë ceremoni, pasi nga sot, disa automjete të reja e të kompletuara me pajisje speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, pajisje mjekësore e uniforma speciale, me vlerë totale mbi 344 mijë euro, do të jenë në përdorim të Repartit Special RENEA dhe të Reparteve të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pa asnjë hezitim evidentoj se shteti gjerman, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme Federale dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, është bërë mbështetës dhe partner tepër i rëndësishëm i Policisë shqiptare, në përmbushjen e misionit të saj. Bashkëpunimi është shtrirë në fusha të ndryshme, si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale, Kufirin dhe Migracionin, Forcat Speciale etj.

Është rasti të shpreh edhe një herë falënderimet për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen që na ka dhënë Ministria e Brendshme e Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri, me mjete e pajisje për strukturat e Policisë Kriminale, të Policisë së Kufirit e Migracionit dhe së fundi për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ju siguroj se gjithçka që bëhet në mbështetje të Policisë, do të na shërbejë për të forcuar kapacitetet tona për zbatimin e ligjit dhe gjithmonë në shërbim të komunitetit. Duke përfunduar, më lejoni të shpreh edhe një herë konsideratat dhe falënderimet për mbështetjen, ndihmën dhe financimet që ju bëni për Policinë e Shtetit. Faleminderit!”, tha Nano.

Nga ana tjetër Zingraf, u shpreh se thelbi i bashkëpunimit mes dy vendeve është lufta kundër krimit, duke shtuar se përmes këtij dhurimi kanë për synim të mbështesin policinë shqiptare në të gjitha sektoret e saj.

“Thelbi i bashkëpunimit policor mes vendeve tona është lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar që zhvillohet në nivel ndërkombëtar dhe këtu bashkëpunimi me strukturat e Policisë Federale dhe Zyrës Federale të Krimeve është i një rëndësie thelbësore. Sigurisht që një drejtim thelbësor i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, është ai i mbështetjes që jep Gjermania për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në mënyrë të vecantë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Konkretisht, sot bëhet fjalë për mbështetjen që i jepet Policisë së Shtetit, përmes Policisë Federale Gjermane, pikërisht në menaxhimin e detyrave të saj. Ne dëshirojmë që përmës këtij bashkëpunimi të mbështesim të gjithë sektorët e aktiviteteve apo operacioneve policore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në çdo drejtim. Edhe në vitin 2022 ne do të vijojmë bashkëpunimin tonë përmes angazhimit dhe shfrytëzimit të pajisjeve teknike dhe pajisjeve të standardizuara. Unë jam vërtet i kënaqur që ndodhem sot këtu. Uroj për të gjithë ju dhe ne, një bashkëpunim të suksesshëm dhe jam i gëzuar që ne qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit,” tha Zingraf.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano peter zingraf renea gledis nano peter zingraf renea

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj