Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Situata e firmave dhe aftësia paguese e tyre u përmirësuan ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit, sipas sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë me bankat, për faktorët që ndikuan standardet e kredisë për bizneset.
Balanca e përgjigjeve ishte -4.9 në tremujorin e dytë 2020-s, që është niveli më pozitiv që kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues në 11 vjet. (Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.)
Balanca më negative u regjistrua në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar (duke arritur në -50.7 në tremujorin e tretë), që përkon me periudhën kur bizneset po vuanin pasojat e karantinës dhe tkurrjes së konsumit e reduktimit të porosive nga eksportet, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Në të njëjtën linjë është përmirësuar dhe perceptimi i rrezikut, me balancën e përgjigjeve që rezultoi -2 në tremujorin e dytë, nga -48.4 në tremujorin e tretë 2020.
Rigjallërimi i ekonomisë pas pandemisë, dhe rritja e fortë e eksporteve, si rrjedhojë e përmirësimit të konjukturës së çmimeve në tregjet ndërkombëtare e shtimit të kërkesës nga partnerët e huaj i kanë dhënë frymëmarrje bizneseve, që kaluan një vit të vështirë.
Kjo situatë ka ndikuar pozitivisht dhe në sjelljen e sistemit bankar ndaj sipërmarrjeve. Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.
Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti lehtësimi i standardeve u shfaq si për kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet./MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shuma mujore e kredisë për shtëpi dhënë nga sektori bankar shënoi një vlerë rekord gjatë majit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare disbursu...
Aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri shprehin shqetësim për krimet seksuale me të miturit, të cilat sipas statistikave zënë rreth 40% të totali...
Pas një viti pandemie, Greqia mbetet vendi më i preferuar për shqiptarët për pushimet verore. Sipas tur-operatorëve, pas heqjes së kufizimeve për lëvizjen e shq...
TIRANË– Bankat lehtësuan standardet e kredisë konsumatore në tremujorin e dytë të vitit, duke ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, ndërsa janë m...
Fitch Solutions, një njësi e inteligjencës së agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch, njoftoi se ka rishikuar në rritje me 1.5 pikë përqindje parashikimin ...
Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.Sipas Vrojtimit të Akti...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka akorduar një financim me të cilin do të hartohet, studimi që dublon Autostradën Milot-Lezhë për ta bërë me ka...
Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 ...
Matjet e inflacionit nga metoda e Eurostat tregojnë se inflacioni në Shqipëri gjatë muajit qershor është rritur më shumë se matjet nga metodologjia kombëtare.Tr...