LIVE UPDATES
Politike

Agron Gjekmarkaj tregon orët e tmerrit në selinë blu: Berisha, karikaturë e dhunës!

9 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
Agron Gjekmarkaj tregon orët e tmerrit në selinë blu: Berisha,

TIRANË – Gjekmarkaj ka treguar se si i ka përjetuar orët e tensionit në selinë e Partisë Demokratike ditën e djeshme, i rrethuar nga gurët, varretë e lëndët plasëse, ku e ka cilësuar Berishën si një karikaturë e dhunës.

Në reagimin e gjatë, deputeti tregon orët e tensionit në selinë blu, teksa ai dhe shumë deputetë të PD ndodheshin brenda, të rrethuar nga gurët, varretë e lëndët plasëse, ndërsa vijon më tej se,  dita e djeshme ishte tragjike për Partinë Demokratike dhe mbase më tragjikja në historinë e saj.

“Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi”, u shpreh ndër të tjera në reagimin e tij Gjekmarkaj.

Reagimi i plotë i deputetit Gjekmarkaj:

Nëse nuk duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratve! Dje ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesen e saj politike por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi! Secili prej nesh ka mort në shpirt. Selia e Partisë Demokratike sot i ngjet një germadhe. Policia e ka rrethuar ndertesen me shirita si skene krimi. Dje u finalizua në akt dhune retorika e kater muajve. Ajo gjeti per disa orë apogjeun e vet fatkeq. U njoftova se të shtunen në oren 10 kishim mbledhje në seli ! Natyrisht në këtë moshe s’me lejohet naiviteti ! E dija që nuk po shkoja për mbledhje dhe të gjithë ata gra e burra që pranuan atë ftese të njëjten gjë dinin. Megjithatë ishim të shumtë drejtues të gjitha nivele të kesaj Partie që pranuam sfiden. Nuk shkuam aty për luftë as per tu ndeshur trup me trup. Nuk shkova as për Lulzim Bashen. Sepaku personalisht e gjykoja prezencen time dhe të tjerve brenda si mundesi që ata jashtë ti therrisnin arsyes , të kuptonin që nuk është forca që duhet ti zgjidhë ndasitë e politikes , që nuk është dhuna alternativa e ligjesive. Por jo shpresa imja dhe e shumëkujt nuk u perligj. Grupet e para të foltoristve që u shfaqen në oborrin e PD-së e filluan me goditje, sharje e kercenime ndaj mikut e kolegut Roland Bejko i cili po ndeshkohej për mendimet e veta. Më pas filluan guret, qyskitë, varretë, lëndet plasese, shkallet, sharje që na rrethonin para, prapa, anash e ngado. Shumë zgjedhes të mi me shkruanin sms. Disa tejet të shqetesuar per ne që ishim brenda, të tjere me nxisnin të qendronim , disa me kerkonin llogari pse kam mbeshtetur linjen legjitimiste të Lulzim Bashes ndersa ime bije gati 10 vjeç lebetitej nga skenat e frigshme që shihte në Tv dhe me kerkonte që të kthehesha në shtepi! Nuk e kuptonte ajo që nuk dilja dot se isha i rrethuar nga një grup që udhehiqej nga Sali Berisha të cilin per vite të tëra e kisha mbrojtur në debate televizive dhe e kishim votuar për 31 vjet. Në çastet e retorikes më kritike nuk me ka munguar respekti për disa cilesi dhe arritje të Sali Berishes nder vite edhe gjatë kesaj kohe. Dje i kishte mbetur në dorë vetem karrikatura e personalitetit dhe varreja e dhunes.

Mendimi që më vertitej në kokë ishte pse femijet tanë duhet të rriten me pamje të tilla ciklike, me gjuhë dhune , me urrejtje në gji dhe perspektiven e linçimit të prinderve të tyre në horizont. Nga pas dyerve vinte terbim, gjuhe kercenuese. Në ekran shihnim Sali Berishen që ju bënte shenja mesymjeje. Nuk janë të paktë ata që thonë na mbyllet dyert, i blinduat !! E djeshmja tregoi që në PD disa dyer ishin blinduar. Personalisht i pashë per herë të parë. Nuk kisha shkelur në seli prej javesh qysh një ditë para mbledhjes së Keshillit Kombetar ku nuk mora pjesë në shenjë simbolike për menyren sesi u zhvillua ajo mbledhje , per mungesen e gares dhe aspekte të tjera sektarizmi për të cilat nuk akuzoj dot më Sali Berishen , ndonese ne i premtuam në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Por kudo në horizont nga gjysma e shtatorit e ketej ishte gjuha e perjashtimit, linçimit e dhunes e cila nuk njihte legjitimitetin e Kryetarit të PD , organeve të saj të zgjedhura , dhe rendesine e partneritetit meSHBA-të, shto edhe etiken e çështjes, metamorfozen e gjithçkaje pas 9 Shtatorit. Sfide e madhe kjo ti nënshtrohesh apo të rezistosh?! Linjen e rezistences me protagonizem publik e kam zgjedhur dhe atë i kam sygjeruar edhe Bashes i vetëdijshem për kostot personale në lidhje me votues, demokrat e miq e sidomos me gjendjen emocionale. Në këtë kontekst e merr një perligjje vendosja e portave të hekurit për të cilen nuk më është kerkuar mendim, në raport me legalitetin dhe dhunen që e kercenonte atë. Gjithmonë kam besuar e ende besoj se mes legalitetit e dhunes duhet zgjedhur legaliteti ! Që para kercenimeve duhet qendresë. Por tani kriza ka marrë një permasë tjeter dhe ajo nuk mund të zgjidhet më me mjete teknike . 8 janari nuk duhet të perseritet me kurrë . Retorika dhe sjellja e deritashme nuk mjaftojnë më ,kerkohet një zgjidhje e re, eksperimentuese.

Lulzim Basha ka fituar betejen me formalitetin dhe me dhunen e Sali Berishes me të cilin nuk duhet të kerkojë më asnjë kompromis e as me dy a tre vegla agresive pranë tij, e arriti këtë me rezistencë institucionale por edhe me mbeshtetje demokratesh.Tani nuk duhet kursyer asgjë për ti bashkuar demokratet të gjithë ata që e duan atë, për tu sheruar atyre plaget, për ti bërë të ndihen krenar e fitues. PD duhet të dalë nga lufta civile. PD duhet të ringrihet se ajo është me fytyre per dhe. Krimi u pa dje. Turpin e kemi ende sot. Dhimbja do na mbetet me gjatë. Duhet forcë , kurajo dhe dashuri për njerzit më shumë sesa egoizem personal për të dalë nga ky rreth vicioz. Lulzim Basha ka udhehequr PD në aleancë me perendimin në keto muaj duke marre vendim tejet të veshtirë, duke paguar kosto shumë të lartë personale por sot atij më shumë se kujtëdo i bie barra për të gjetur zgjidhje jo fjalime e perseris zgjidhje që ofrojnë shanse per të gjithë, per tu kthyer per të konkurruar per Kryetar e çdo gjë tjeter, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim. Nuk duhet të mendojë veten por të tjeret, kohen dhe perspektiven e PD-së brenda saj. Duhet me patjeter nese nuk do e duam të mbajmë mbi shpinë mallkimin e demokratve dhe të lëmë Shqiperinë pa Opozitë!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj perplasje ne partine demokratike agron gjekmarkaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë