Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAL I ZI– Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe kurorëzimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”, raporton mediumi kroat, Jutarnji.
Kështu Gjukanovic iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa kishte protestues dhe barrikada të shumta në qytet dhe në rrugët që të çonin në të.
“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez në fillim të fjalimit.
“Duke abuzuar brutalisht me institucionet shtetërore të sigurisë, kryesisht ushtrinë dhe policinë, dhe përdorimin krejtësisht të papërshtatshëm të forcës kundër qytetarëve të mbledhur paqësisht në kryeqytetin malazez, qeveria malazeze mundësoi kurorëzimin me dhunë të Mitropolitit Joanikije, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjes dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë. Vetëm një njeri pa dinjitet do të lejonte që të sillej në manastirin e Cetinjes në një mënyrë të tillë me helikopter që zbriste në kryeqytetin malazez nën mbrojtje të blinduar, dhe në atë mënyrë ta turpëronte fronin e Shën St. Petar Cetinjskit”, tha Gjukanovic.
Ai tha se qytetarët e Cetinjes ishin në krye të detyrës, siç kanë qenë shumë herë në historinë e Malit të Zi. Gjukanoviq tha se qytetarët e mbledhur paqësisht të Cetinjes në një mënyrë vendimtare dhe të përgjegjshme mbrojtën nderin dhe dinjitetin e qytetit të tyre dhe vendit të tyre.
“Kjo dëshmohet më së miri nga fakti se përkundër provokimeve të rëndësishme që pësuan, qytetarët e mbledhur nuk e lejuan veten në asnjë moment ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e kryeqytetit dhe Malit të Zi, dhe ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e ndonjërit prej qytetarëve të mbledhur, përfshirë anëtarët e autoriteteve malazeze të sigurisë”, tha Gjukanovic.
“Kjo është fitorja e Pirros e qeverisë, e cila vazhdon t’u shërbejë interesave të mëdha shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe si këngë hit e nacionalizmit serbomadh kundër Malit të Zi. Përkundrazi, mund të thuhet se ky është fundi i respektit që Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar deri më tani si në kryeqytetin malazez ashtu edhe në vendin tonë”, u shpreh presidenti malazez./Express/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HONG KONG– Ekipi i Hong Kong-ut, të cilët krijuan robotin e famshëm Sophia, kanë zbuluar robotin e ri humanoid të quajtur Grace. Synimi i robotit Grace është tr...
IRAK– Trembëdhjetë policë irakianë u vranë në një sulm të ISIS kundër një pike kontrolli në veri të vendit të dielën herët, thanë burimet e sigurisë dhe m...
SHBA– Ka skaduar të dielën (05.09) moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-pre...
GJERMANI– CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet ...
KOSOVË– Situatë alarmante është krijuar në Kosovë. Numri i grave shtatzënë që vdesin nga Covid-19 ka shkuar në 6-të për këtë vit. Sot në orën 02:30 të mëng...
GREQI- Detajet e reja që kanë dalë në dritë për vrasjen në Kyparissia të Greqisë, ku një grua rumune u gjet e çimentuar në oborrin e shtëpisë së saj janë...
AUSTRI– Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajn...
KOSOVË– Në raportin e 24 orëve të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) thuhet se 1207 pacientë po marr...
MAL I ZI– Ceremonia e inagurimit të kreut të kishës ortodokse në Mal të Zi u shoqërua me protesta të shumta të cilat nisën ditën e djeshme dhe vijuan edhe sot n...