LIVE UPDATES
Sport

Air Albania, stadium “sakat” për sportistët

14 Qershor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Air Albania, stadium “sakat” për sportistët

TIRANË– Për më shumë se 70 vjet nga ndërtimi i tij, stadiumi Qemal Stafa shërbeu si stadium kryesor në Shqipëri, shtëpia e Kombëtares shqiptare, si dhe shtëpia e garave atletike dhe ngjarjeve të tjera. Sot ky stadium ka ndryshuar, jo vetëm emrin, por dhe pamjen. U brohorit si një stadium që i përmbush të gjitha standardet europiane, duke hapur një faqe të re për sportin në Shqipëri.

Një investim kolosal në vlerën 85 milionë €, Air Albania është stadiumi më modern në vend. I konsideruar si Wembley i Ballkanit ai ka një kapacitet prej 22,500 vendesh, një kullë të lartë 112 metra (24 kate), e cila sot është kulla më e lartë në Shqipëri, brenda së cilës gjendet një qendër tregtare, si dhe zyra, ambiente dasmash etj. Por në këtë hapësirë kaq të madhe duket se mungon diçka nga rrënojat e lëna pas. Pista atletike!

Stadiumi Qemal Stafa ishte një stadium olimpik me kapacitet 20,000 vende. I ndërtuar gjatë viteve të pushtimit fashist dhe i përuruar në vitin 1946, stadiumi Qemal Stafa i plotësonte kushtet për shumë sporte, përveç futbollit. Ai kishte palestra për peshëngritësit, boksierët, dhe pista atletike shfrytëzohej nga atletët. Kur është ndërtuar, në fillim është konceptuar si Stadium Olimpik i Tiranës, për shkak se në atë kohë shqiptarët kishin rezultate të larta në atletikë në Ballkan dhe Europë.

Rezultatet më të larta Shqipëria në sporte historikisht, sidomos vitet e fundit, i ka arritur në atletikë dhe peshëngritje. Këta sportistë kishin një vend ku stërviteshin së bashku deri në vitin 2015, në kryeqytet, në kushte minimale, jo të nivelit më të lartë, por të paktën diçka ishte. Po sot, ku stërviten ata?

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në bazë të ligjit 79/2017 “Për Sportin”, Shqipëria përfaqësohet në aktivitetet ndërkombëtare për sportet e atletikës, peshëngritjes dhe arteve marciale me sportistë kampionë kombëtarë sipas kategorive respektive. Atletika, aktivitetet e saj europiane dhe botërore, por dhe ballkanike, i zhvillon në stadiume të licencuara nga Federata Botërore, qofshin këto të hapura ose të mbyllura.

Nëse Kombëtarja luan në stadiumin Air Albania 5 ndeshje në vit plus 4 ndeshje derby, atëherë 80 milionë euro u harxhuan për 9 ndeshje në vit?! Çfarë pasojash solli heqja e pistës së vrapimit? Pse u hoq? Çfarë iu premtua peshëngritësve dhe atletëve? Çfarë iu është ofruar? Ndërkohë që Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa një pistë atletike, ku stërvitet Luiza Gega së bashku me ekipin? Një kampione si Gega nuk ka asnjë pistë atletike. Akoma dhe sot nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e një piste të re.

Luiza stërvitet në stadiumin e Elbasanit, i vetmi stadium në Shqipëri i certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe që plotëson të gjitha kushtet; që do të thotë se vetëm në këtë stadium njihen rezultatet e garave.

“Unë shkoj shpesh, kur jam në Tiranë, të stërvitem në Elbasan, por është shumë e lodhshme, pasi stërvitem 2 herë në ditë. Të shkosh, të vish, të dalësh përsëri për stërvitje është vërtet shumë lodhje, – thotë Gega, – ndërsa në verë duke filluar nga muaji maj stërvitem në Korçë. Fle në Dardhë dhe stërvitjen e bëj në stadiumin Skënderbeu”.

Infrastruktura nuk e ndihmon këtë sport, prandaj atletja detyrohet të lëvizë. Taulant Stërmasi, trajner kombëtar i atletikës prej 20 vitesh, gjithashtu trajner i Luiza Gegës, ndan të njëjtin shqetësim. Sipas Taulantit, në vitin 2013, 75% e stadiumit kombëtar, Qemal Stafa, kaloi në pronësi të FSHF (Federatës Shqiptare të Futbollit), duke pasur barrën më të madhe të shpenzimeve për stadiumin e ri.

“Kur u bë kryeministër Edi Rama, Armando Duka i propozoi që për kosto më të lirë të hiqej pista atletike e stadiumit dhe kështu stadiumi i ri nuk ka një pistë atletike. Projekti i stadiumit të ri (Air Albania) mbahej i fshehur, nuk tregohej, sepse aty në fakt ishte hequr pista atletike, si dhe palestrat në ambientet e brendshme për sportet e ndryshme”, – shprehet Stërmasi.

Në vitin 2013, z. Rama mblodhi atletët më të mirë shqiptarë, ndër ta Daniel Godellin, Luiza Gegën, dhe iu premtoi se kishte një projekt për ndërtimin e një Parku Olimpik për atletikën, peshëngritjen e shumë sporte të tjera, mirëpo Parku Olimpik tek ish-Kompleksi Dinamo rezultoi vetëm në dy palestra me parket për basketboll dhe volejboll.

Në vitin 2016, presidenti i Atletikës botërore (IAAF), Sebastian Coe, takoi në Tiranë kryeministrin Rama, ky i fundit i premtoi se në kryeqytet do ndërtojë një pistë atletike te stadiumi Selman Stërmasi, mirëpo sërish kjo gjë nuk ndodhi. Taulanti së bashku me ekipin stërviten te Liqeni dhe në Durrës.Por përveç Gegës, edhe  shumë sportistë, si Briken Çala, Klevis Çelaj dhe shumë të tjerë, nuk përfitojnë asnjë hapësirë për t’u stërvitur brenda këtij stadiumi.

Klevis Çelaj, edhe pse ka fituar çmimin e parë në ndeshjet e boksit, është një sportist, i cili stërvitet në kushte të vështira dhe aspak të mira për një boksier. Në një intervistë që zhvilluam me të ai shprehet se kushtet ekonomike nuk e lejojnë të shkojë të stërvitet në një palestër private dhe se boksi është një sport, të cilit i duhet punë dhe përkushtim. Ambienti ku ai stërvitet është natyra dhe një thes boksi, të cilin e ka krijuar me mjete rrethanore, shtëpiake.

“Nëse stadiumi Air Albania do të kishte një palestër për t`u stërvitur, do të ishte një mundësi tepër e mirë për të zhvilluar pasionin dhe talentin tim, boksin. Edhe pse shumë sportistë të tjerë e kanë kërkuar, nuk është bërë asgjë”, – shprehet ai.

Edhe pse në standardet europiane, stadiumi i vetëm kombëtar nuk ofron asgjë për sportistët përveç futbollit dhe kjo i bën ata që të stërviten në vende të huaja dhe jo në Shqipëri.

Burime të ndryshme na bëjnë me dije se stadiumi i parë, Qemal Stafa, kapacitetin e tij e kishte 20 mijë stola, ndërsa Air Albania është projektuar me 22.500 stola, duke hequr kështu pistën e vrapimit. Por, a janë vërtet 22,500 stola në stadium, duke hequr pistën e vrapimit dhe duke hequr palestrat për sporte të tjera, si boksi, peshëngritja, hedhja me shtizë etj.?

Ne i kemi dërguar kërkesa për informacion Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Bashkisë së Tiranës, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të pyetur nëse ambientet e stërvitjes së atletikës, peshëngritjes, boksit dhe sporteve të tjera, të cilat kanë qenë pjesë integrale e stadiumit Qemal Stafa, do të rindërtoheshin në kompleksin e ri apo tjetërkund. Deri në momentin e botimit të këtij shkrimi mungon një përgjigje nga këto institucione.

Në zanafillën e projektit është bërë i ditur informacioni se për ndërtimin e stadiumit do të shpenzoheshin 60 milionë euro vetëm për pistën e futbollit dhe ngritjen e tribunës, pra pista e vrapit nuk ishte pjesë e projektit, më vonë, pasi filloi ndërtimi i stadiumit, në bazë të projektit u shpenzuan 80 milionë euro. Një projekt fantazmë, i cili nuk gjendet askund, sepse nuk duan t`iu futen sërish debateve.

Në syrin e një arkitekti, stadiumi i ri nuk e ka ruajtur kujtesën historike. Fasada e stadiumit Qemal Stafa ishte monument i kategorisë dytë, e cila u hoq shpejt e shpejt dhe u restaurua, siç vetëm në Shqipëri ndodh. Teknologjia e ndërtimit është risi, por parkimi është jashtë normave. Aksesi është i keq, sepse stadiumet nuk ndërtohen brenda në qytet, por në periferi të tij.

“Mund të them vetëm që koncepti i tij është sipërfaqësor dhe nuk vjen si rezultat i një procesi analitik. Në përfundim, përveç emrit mund të them që si shqiptar nuk më duket keq”, – thotë ai. Historia, arkitektura, kultura janë ato për të cilat mbahet mend më së shumti një komb. Për sportistët nuk na duhet vetëm të presim projektin e ri, ndërsa si qytetarë duhet të mësohemi me gjëra që nuk duken keq.

(Marrë nga Quality Journalism)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadium stadiumi qemal stafa air albania stadium stadiumi qemal stafa


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj