Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Ajo që gjeti Astirin, na zuri e ne’/ Dita e 5 e protestës në Laprakë, qytetarët bllokojnë rrugën, duan dëms
7 Tetor 2021, 16:32Nga DOSJA
TIRANË– Qytetarët e zonës së Laprakës kanë dalë sot në të pestën ditë në protestë duke bllokuar rrugën për thuajse një orë. Të gjithë kërkojnë që instancat t’u prezantojnë projektin e Unazës dhe të dëmshpërblehen për pronat që do t’u shemben, pasi përllogarisin prishjen e rreth 700 banesave.
Njëzëri ata akuzojnë qeverinë për favorizime, duke pretenduar se projekti është ndryshuar. Njëri prej banorëve të zonës, i cili ka dalë në protestë, ka paralajmëruar edhe përshkallëzimin e saj duke kërkuar dëmshpërblimin me çmimin e tregut.
“Do protestojmë deri në gjakderdhje. Ju kërkoj ndjesë shoferëve se kemi 5 ditë që u bllokojmë rrugën por ne kemi më shumë hall se ata. Rama dhe Basha duan përçarje të popullit. Ju lutem ju bëj thirrje; të gjithë në protestë. Të gjithë e kemi bërë me gjak, jo me drogë. E kanë ndryshuar projektin e unazës për Tom Doshin dhe Samir Manen. Ajo që gjeti Astirin, na gjeti ne,”-tha njëri prej banorëve për Syri.Tv
Protesta e banorëve ka nisur më 2 tetor, e që prej asaj ditë të gjithë dalin e bllokojnë rrugën për të kërkuar informacine lidhur me mënyrën sesi dhe me çfarë çmimi do të dëmshpërblehen pronat që do t’u shemben. Por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 12 qytetarë kanë ndërruar jetë prej pandemisë së koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...
TIRANË– Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Paraditen e sotme, Nano u paraqit bashkë me Minis...
TIRANË– Moti i keq ka “pushtuar” të gjithë rajonin për shkak të fenomenti të quajtur “Liqeni i ftohtë”. Sipas parashikimi të motit të bërë nga mediat...
ITALI- Pasditen e djeshme, në kuadrin e shërbimeve që synojnë luftimin e fenomenit të shpërndarjes së drogës, oficerët e Skuadrës ssë Comos arrestuan dy bashkës...