LIVE UPDATES
Aktualitet

Akademia e Shkencave tregon kur do të vijë piku i të infektuarve në Shqipëri: Pas dy javësh nis zbritja, po vihen në disp

4 Prill 2020, 20:10 Nga DOSJA
Akademia e Shkencave tregon kur do të vijë piku i të infektuarve

TIRANË– Akademia e Shkencave ka deklaruar se ende nuk ka ardhur piku i COVID-19 në vendin tonë. Me anë të një njoftimi zyrtar, Akademia e Shkencave shprehet se pas dy javësh mund të arrihet piku në Shqipëri dhe të fillojë rënia e rasteve të infektuar. 

Sipas ASH-së, kjo gjë do të bëjë të mundur të gjëndja në vendin tonë të mbaht nën kontroll. Përsa u përket testimeve, Akademia e Shkencave shkruan më tej se po vihen në dispozicion teste sa më të shpejta, në mënyrë që të dihet më shejt rezultati për Covid-19. Ritmin e shërimeve në Shqipri, ASH-ja e konsideron një nga më efektivët.

Deklarata e plotë:

GJENDJA COVID-19 NË SHQIPËRI PËRMES SHIFRASH DHE NJË PARASHIKIM I MUNDSHËM. Vlerësim i Akademisë së Shkencave e cila po ndjek në vazhdimësi tërë problematikën që lidhet me ecurinë e pandemisë tek ne e gjetkë Akademia e Shkencave, në bashkëpunim e kontakte të vazhdueshme edhe me Bashkimin Akademik Europian (ALLEA), nëpërmjet komisioneve të saj dhe njësive të kërkim-studimit, siç janë: komisioni i shëndetësisë, komisioni i matematikë-informatikës, komisioni i biologjisë dhe ai i ekonomisë, si dhe njësitë e nano- dhe bio-teknologjise po ndjek ecurinë e përhapjes së pandemisë dhe problematika që kanë dalë. Secili prej tyre ndjek çështjet e zhvillimit dhe të pasojave të COVID-19 sipas fushave përkatëse të tyre. Para një jave, komisioni i shëndetësisë, në konsultim me atë të informatikës, tërhoqi vëmendjen se kjo periudhë do të ishte përcaktuese për ecurinë e pandemisë, shkaktuar nga SARS-COV-19 dhe bëri një vlerësim të asaj që pritej. Në vijim, nisur nga të dhënat e javës së fundit, si për përhapjen, ashtu dhe për pasojat dhe trajtimin e pandemisë, vlerësojme se:

PËR SHQIPËRINË

Pritet mbërritja e pikut dhe kalimi në fazën e fillimit të uljes. Përhapja e pandemisë tek ne ka qenë me një ritëm të moderuar, që mund të konsiderohet nga me pozitivët e mundshëm. Nga rritja 18-19% në ditë, që ishte deri më 26 mars, ritmi ka zbritur në 7 % në ditë. Kjo ulje është prej marrjes në kohën e duhur të masave të kufizimit social dhe respektimit të tyre. Ritmi i shërimeve tek ne është gjithashtu nga më pozitivët, duke arritur deri në 29 % të të rinfektuarve gjithsej, e krahasueshme kjo me Gjermaninë e Danimarkën, gjegjësisht me 28 e 31 %. Ndërkohë ky tregues në Itali është tek 16, 6% dhe në shumicën e vendeve të tjera është nën 10%. Këta tregues, të përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes. Këto ritme bëjnë të mundur që gjendja të mbahet nën kontoll dhe që situata nga sistemi ynë shëndetësor të jetë e përballueshme. Treguesit flasin gjithashtu për një kurim të kujdesshëm e të suksesshëm në tërësi. Por, numri relativisht i lartë i humbjes së jetëve, është një apel për kapjen dhe trajtimin më në kohë e më të kujdesshëm të rasteve të rënda.

KOSOVA DHE VENDET FQINJE

Treguesit e ecurise nuk jane te stabilizuar kjo dhe per faktin se numri total i tË prekurve nga Covid – 19 varion nga 561, në Bosnje-Hercegovinë ne 126 ne kosovë. Ritmi me pozitv duket në Kosovë e Maqedoni. Bosnja e Mali i Zi ende nuk kanë kaluar në fazen e rritjes nën 10%

EUROPA E SHTETET MË TË PREKURA

Po fillon faza e vënies nën kontroll. Për javën që shkoi mund të flitet për një frenim të pandemisë, pas një shpërthimi të frikshëm dy javë më parë. Prej 5 ditesh rritja është nën 10 %, çka shënon kalimin në fazën e vënies nën kontoll të përhapjes së pandemisë. Për fat të keq kjo është shoqëruar edhe me rritjen e humbjeve njerëzore, çka vjen edhe nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor prej shpërthimit të pandemisë në Spanjë, Francë, Gjermani etj. Tashmë Italia, vatra më problematike dhe më me ndikim tek ne, ka hyrë në javën e arritjes së pikut, sidomos në Lombardi, për të kaluar pastaj në daljen nga pandemia. Rritjet ditore në Lombardi janë prej ditësh në nivelin 4 %. Megjithatë, numri i humbjeve njerëzore është ende shumë i lartë, larg çdo parashikimi për indeksin e vdekshmërisë nga SARS-COV-19.

NË BOTË. Tabloja e përgjithshme është kjo: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia vazhdojnë daljen nga pandemia. Përhapja dhe pasojat më të rënda tanimë kanë qenë në Europë, e cila ka nisur frenimin, siç jemi shprehur. Vatra e re dhe më kryesore tani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ku, pas shpërthimit të pandemisë, me ritme rritjeje 30-40 % në ditë, javën e fundit u vërejt një ulje e dukshme. Neë York, që përbën dhe shtetin më të prekur, këto ditë ka kaluar madje në rritjen nën 10 për qind në ditë.

PËRFUNDIME TË PARA Pandemia po vihet në kontroll. Tek ne faza e kalimit në arritjen e pikut për të synuar më tej fillimin e uljes është ndër më të shpejtat. Por për të ruajtur këtë rezultat është i domosdoshëm respektimi i masave që janë ndërmarrë si dhe shtimi i testeve në gjurmimin e të infektuarëve. Ecuria e deritanishme përputhet me parashikimet. Simulimet e bëra nga anëtarët tanë, këtu apo jashtë vendit, tregojnë se është mundësia të vazhdohet të ecet sipas variantit më të mirë, por edhe varianti maksimal është i përballueshëm. PËR MË TEJ. Me shumë interes e shqetësim debatohet për zhvillimet pas kalimit të kësaj vale pandemike. Jo vetëm opinioni, por mbarë komuniteti shkencor e shëndetësor pyet se cila do të jetë strategjia për dominimin e plotë dhe mosrikthimin e pandemisë.

Për këtë, si një prej masave kryesore, pas mbylljes së vatrave të mëdha, konsiderohet shtimi e deri masivizimi i testeve dhe gjurmimin e të infektuarëv. Ndaj sot punohet për prodhimin dhe vënien në përdorim të testeve sa më të shpejta, sa më informues e sigurisht sa më të sakta. Akademia e Shkencave, komisionet dhe njësitë kërkimore të saj do ta vazhdojnë të ndjekin ecurinë e procesit. Anëtarë tanët ndjekin përvojat e kërkimet për to, madje ka edhe anëtarë që bëjnë pjesë në ekipet kërkimore, të gatshëm të japin informacione më të vyera për këtë rast. Paralelisht punohet për përmirësimin e protokolleve e të medikamenteve për trajtimin e sëmundjes, si dhe për uljen e shkallës së transmetimit të virusit nga njëri tek tjetri. Me shumë prioritet e intensitet punohet në qendrat më elitare të shëndetësisë për mundësinë e gjetjes së një vaksine në një kohë sa më të shkurtër. Komisionet e Akademisë së Shkencave dhe njësitë pranë saj përpiqen të ndjekin me përparësi zhvillimet dhe të rejat, nëpërmjet kontakteve që kanë me kolegë të tyre dhe janë në konsultim të vazhdueshëm me kolegët e vijës së parë në luftimin e pandemisë.

Akademia e Shkencave dhe posaçërisht komisioni i shëndetësisë me anëtarët:

Prof. A. Harxhi, prof. P. Kapisyzi të cilët për shkak të detyrës janë edhe në ballë të luftës kundër kësaj pandemie në spitalin infektiv si dhe prof. A. Ylli, G. Sulçebe, E. Prifti po ashtu që janë në terren dhe po e ndjekin ecurinë dhe japin orientime për luftën ndaj kësaj pandemie. Gjithë kjo situatë ndiqet gjithashtu nga anëtarë të komisioneve të tjera që bashkëpunojnë me atë të shëndetësisë: nga komisioni i matematikës dhe informatikës përkatësisht akad. P. Petro dhe prof. E. Gjini; nga komisioni i bioteknologjisë akad. A. Merkoçi dhe prof. A. Bacu; nga komisioni i ekonomisë akad. A. Angjeli e prof. A. Civici, të cilët në çdo kohë janë të gatshëm të kontribuojnë për informimin e opinionit publik.

Ky reagim vjen në një kohë kur Shqipëria është izoluar prej tre javësh. Në vendin tonë. Ndërsa numri i të infektuarve shkon në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Gjithashtu edhe doktor ‘Luli’, Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi akademia e shkencave koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj