Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Aksidenti tragjik në Bullgari, gazetarja: Autobusët ka raste që bëjnë manipulime
23 Nëntor 2021, 15:55Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT- Gazetarja Liridona Vejseli ka folur për aksidentin tragjik në Bullgari,ku humbën jetën 46 persona.
Liridona Vejseli në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, teksa fliste për tragjedinë në Bullgari ka theksuar se në 15 vitet e fundit funksionojnë të njëjtët autobusë dhe ndonjëherë ka raste manipulimi.
‘Autobusët ka raste që bëjnë manipulime. Janë 15 vite që funksionojnë të njëjtët autobusë. Për të njëjtën kompani na është thënë se ka pasur probleme.
Në atë kohë, në orën 3 të natës, autobusi ishte bllokuar pesë orë, sepse kishte pësuar defekt teknik. Këto kompani të papërgjegjshme kanë marrë jetën e 46 personave. Ngjarja na ka bërë që të tejkalojmë aspektin profesional dhe të bëhemi njerëzorë.
Një ekspert bullgar ka thënë se shoferi ka pasur tuba me naftë përpara në autobus e kjo mund ta ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.
Bëhet fjalë për tuba të mbushur me naftë, që ndoshta ka pasur ndonjë hile te autobusi, nuk di ta them saktë, por po citoj ekspertin bullgar të motorëve me djegie të brendshme. Njëri që ka qenë zgjuar ka thyer xhamin pas shpërthimit në flakë të autobusit, ka thënë i mbijetuari, e ka shpëtuar vetë e disa të tjerë”, –deklaroi gazetarja Liridona Vejseli.
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në ...
BULLGARI – Mes viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari ishin edhe disa pjesëtarë të afërt të familjës së këngëtares Ganimete Abazi apo...
MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetarja e Bashkisë së Shkupit, Bujare Abazi ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetë në aksidentin tragjik në...
SHBA – Një video e publikuar së fundmi në Facebook ka shokuar publikun amerikan. Një kamerë në burgun e Essexit në SHBA tregon një grup të burgosurish që ...
BULLGARI – Europa ka njohur një sërë aksidentesh tragjike në vitet e kaluara, por ky i sotmi në Bullgari ishte ai më fatali.Aksidenti tragjik që ndodhi di...
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar ngushëllimet e tij homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për vdekjen e qytetarëve të Maqed...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 15 raste të reja të të infektuarve me koron...
MAQEDONI E VERIUT – Pronari kompanisë së udhëtimeve turistike “Besa Trans” është shprehur se ende nuk i shkaqet e aksidentit fatal në Strumë të Bullgarisë...