"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Aktakuza ndaj Thaçit dhe 9 ish-ushtarëve të UÇK-së/ Pas Presidentit edhe Hoti anuloi takimin në Shtëpinë e Bardhë, Must
25 Qershor 2020, 08:19Nga DOSJA
PRISHTINË-Menjëherë pas akuzave zyrtare të Prokurorisë Speciale, Presidenti Thaçi anuloi edhe takimin për në SHBA. Lajmin e bëri me dije i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell.
Ndërkohë që ditën e sotme, edhe vet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me Aleksandër Vuçiçin. Ai theksoi se duhet të kthehet në Prishtinë për t’u marrë me situatën, ndërkohë për këtë vendim ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grennell.
Sa i përket këtyre akuzave të rënda të ngritura mbi Thaçin, këshilltari i tij kryesor Bekim Çollaku, ka reaguar duke thënë se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.
Ndërkohë lidhur me anulimin e vizitës në Uashington për dialogun ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se delegacioni u nis drejt Washingtonit me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.
Presidenti Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave erdhi në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë, DASH hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, që ishte planifikuar të mbahet në Sht...
GJENEVË– Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut shiheshin si muajt kur bota do rikthehej disi në normalitetet, duke lehtësuar edhe masat e izolimit. Por ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,462,708 të infektuar dhe janë ...
KOSOVË-Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për anulimin vizitës së delegacionit në Washington. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ...
ANGLI-Rreth 300 persona do të marrin pjesë në një test kundër COVID-19 në javët e ardhshme në Londër. Testimi do të udhëhiqet nga profesori Robin Shattock dhe k...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me Aleksandër Vu&c...
SHBA- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të...
TIRANË- Analisti nga Prishtina, Veton Surroi duke komentuar zhvillimet e papritura politike në Kosovë, pas publikimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, k...
TIRANË- Lufti Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e cila drejton qeverinë ka thënë se Kosova nuk do të shkojë në takimin që do të z...