LIVE UPDATES
Aktualitet

AKTI NORMATIV/ Vaksinat na i sollën vetë turqit! Oferta, në të njëjtën ditë me dhënien e autorizimit për…(Dokumenti)

13 Prill 2021, 10:35 Nga DOSJA
AKTI NORMATIV/ Vaksinat na i sollën vetë turqit! Oferta, në

E habitshme, por me lypsarin më të mirë në botë, Shqipërisë nuk iu desh të bënte asnjë kilometër rrugë për të siguruar kontratën me më shumë se një milion doza vaksine “Coronavac”.

Në të njëjtën ditë kur paria ndryshoi qasje ndaj vaksinave lindore, ka ardhur oferta e parë për të dyndur vendin me vaksina kineze. Dhe jo nga Republika Popullore e Kinës, por nga një kompani turke. Aktet normative që i dhanë dritën jeshile vaksinës së “Sinovac”, që kanë mbërritur dje në Kuvend, citojnë fjalë për fjalë se nuk ishim ne ata që shprehëm interesin për to, por na i sollën.

“Këshilli i Ministrave, me aktin normativ nr. 6, datë 10.03.2021, ka mundësua dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të shtetit për Rindërtimin, për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë… për të siguruar këto vaksina që janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre. Në datën 10.03.2021, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një letër ku shprehej interesi nga kompania turke ‘Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret’ A. S. për të furnizuar Republikën e Shqipërisë me doza vaksine ‘Coronavac’, të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

Qeveria nuk ka pritur gjatë për të shfrytëzuar atë që e cilëson “mundësi të volitshme” dhe i ka kthyer përgjigje pozitive interesit të kompanisë turke, edhe pasi e mësoi që “Coronavac” as i kishte përfunduar të tria fazat e provave klinike. Duke i besuar verbërisht fjalës së turqve, Kryeministri Edi Rama mori udhën për në Stamboll për të nënshkruar marrëveshjen me një milion dozat, 192 mijë nga të cilat mbërritën bashkë me të në Rinas.

SI U BINDËN KOMITETET

Në tetë faqet e aktit normativ, veç të tjerash, shpalosen gjithë orvatjet e komitetet për të marrë informacion shtesë mbi efikasitetin dhe sigurinë që ofron “Coronavac”, por “topi” pasohet nga njëri te tjetri, pa dhënë një përgjigje shteruese. Komiteti i Ekspertëve për imunizimin është mjaftuar me përvojën e shteteve të tjera që e kanë administruar përpara nesh dhe që dy fazat e para klinike janë publikuar në revistën shkencore “Lancet” në 17 nëntor 2020, por pa dhënë asnjë detaj mbi të dhënat.

Komiteti i përkohshëm për infeksionin e përhapur nga koronavirusi ka dhënë “OK” në parim, pa kërkuar asnjë informacion shtesë, ndonëse vaksinat e prodhuara në Kinë apo Rusi kanë aprovimin vetëm nga trupat certifikuese të vendeve të tyre.

Më kërkues e njëherësh profesionalë është shprehur Komiteti i Etikës, i cili gjykon domosdoshmërinë e vaksinave të lejuara nga rregullatorët europianë e amerikanë të barnave si dhe vendeve të tjera prodhuese, por me kushtin që aplikimi në masë të shoqërohet me një “informconsent” ku të sqarohen efektet pozitive dhe ato anësore. Gjë që nuk është parë deri më tani.

“VAKSINA E PRANUESHME”

Ministria e Shëndetësisë është siguruar gjithashtu të marrë përvojën e vendeve që e kishin administruar “Coronavac” me kohë. Jo rastësisht është pyetur Turqia, e cila jo vetëm që e administron vetë, por është ofruar e gatshme ta sjellë edhe në Shqipëri. Vaksina kineze është autorizuar në shtetin turk përmes një lejeje emergjente e quajtur “EUA”, që është dhënë për vaksina, efikasiteti, siguria dhe cilësia e të cilave nuk janë siguruar ende. Studimet që vetë Turqia i ka bërë e shpallin atë “të pranueshme”.

“Si rezultat i vlerësimeve shkencore dhe analizave të kryera në laboratorët e analizës dhe kontrollit të Agjencisë turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, vaksina ishte e pranueshme për t’i dhënë autorizimin e përdorimit urgjent”, citohet në dokument. Duke shtënë në dorë një vaksinë që nuk ka përfunduar të gjitha fazat e provave klinike, Ministria turke e Shëndetësisë ka kryer vetë analiza mbi efikasitetin e vaksinës, e cila çuditërisht është mbi atë të raportuar në media. Jo 83.5% efektive, por 91.25%. Më shumë se dhjetë milionë persona në të gjithë vendin, përfshirë dhe punonjësit shëndetësorë kanë marrë deri më tani dozat e vaksinës kineze.

Marre nga Panorama

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinat anticovid vaksinat nga turqit vaksinat anticovid vaksinat nga turqit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj