LIVE UPDATES
Aktualitet

"13 ekzekutime mes rivalëve"/ Lala zbulon detaje nga rrëfimet e Erion Alibejt në GJKKO: Vrasje në seri për hakmarrje

Lala shpjegoi sagën e vrasjeve në seri, që në momentin kur ekzekutohet vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt. 

5 Qershor 2025, 21:18 Nga E. D
"13 ekzekutime mes rivalëve"/ Lala zbulon detaje nga
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po ekspozon një përplasje të përgjakshme mes grupeve kriminale dhe lidhjet e policisë me krimin. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala shpjegoi sagën e vrasjeve në seri, që në momentin kur ekzekutohet vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt. Më tej gazetarja tha se Alibej ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani.

"Erion Alibej, njihet me nofkëtn “krymi”, është vëllai i Endrit Alibej i njohur në botën e krimit si “tarzani”. U bë i njohur pas Masakrës së Bradasheshit. U ekzekutua vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk. Ngjarja ndodhi pasi kishin qenë në një darkë, makina e tyre u godit me kallashnikov dhe mbetën të vrarë. Endrit Alibej konsiderohej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të narkotrafikut.  Erion Alibej, sikurse pretendon në dëshmi, duke mos patur besim të autoritetet dhe policia, nisi hetim privat për të identifikuar autorët e dyshuar për vrasjen e familjarëve. 

Ai ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani. Erion Alibej, kur kemi ekspozuar disa detaje, pati revansh ndaj mediave dhe pretendonte se nuk i kishte kryer këto krime, por më pas i rrëfeu kur mori statusin e të penduarit.  Janë të paktën 13 të vrarë nga të dyja palët mes këtyre grupeve në harkun kohor 3-4 vite. Vrasjet janë kryer në seri. 

Erion Alibej ka rrëfyer njohjen me Nuredin Dumanin, faktin që ai ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës dhe ai thotë Nuredin Dumanin e kam pritur në shtepi, më ka treguar emrat e autorëve të vrasjes së familajarëve. Sot tha, dilja si picier i maskuar, kam bërë vetë avokatin, prokurorin dhe të dhënat ua kam dhënë institucioneve. Ai ka treguar informatorët në rradhët e policisë.

Dyshimet që kishte në drejtim të Suel Celës dhe se si zbuloi konfliktin që kishte familja e tij. Ditën e sotme, ka rrëfyer takimin me dy Shkodranët Genc Tafili dhe Dorian Duli.

Njëri nga zyrtarët e policisë e ka kryer dënimin për lidhje me Erion Alibej. Sot nxorri lidhje me një ish zyrtar tjetër, që është nën hetim. Alibej pretendonte se kishte akses në sistemin TIMS, pretendon se i merrte nga ish shefi i krimeve në Elbasan. Rrëfeu edhe një ngjarje në Durrës që një nga viktimat duket si rastësore, sepse Alibej ka dhënë urdhër për vrajsn e Dorian Shkozës, por vranë edhe shokun e tij. Alibej tha se nuk kishte dhënë urdhër për këtë të fundit, por Nuredin Dumani i ka thënë “e vrava se ishte i atyre”. 

Tre shtyllat kryesore, konflikti për drogën në Britani, e dyta kontraktimi i Nuredin Dumanit për të spastruar njerëzit që i vranë vëllain. Pastaj si Talo Çela punonte për Çopjat. Dhe e katërta, lidhjet me strukturat e Policisë së Shtetit", tha ndër të tjera Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj