LIVE UPDATES
Aktualitet

14 vjet nga vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Zbardhen detaje nga dosja hetimore: Autori, qitës profesionist. Pastroi krimin duke…

Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi.

3 Shkurt 2026, 20:12 Nga E. D

14 vjet nga vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Zbardhen detaje nga

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi.

Vrasja e tij mund të ishte cilësuar edhe një enigmë, me njëqind të panjohura, nëse rrethanat në të cilat u qëllua do të ishte një e vërtetë e tillë.

Por nëse sot ky krim ka mbetur një mister, kjo nuk është për shkak të aftësisë që treguan autorët për të fshehur gjurmët, po për paaftësinë mesa duket që tregoi grupi hetues për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së këtij krimi, që ulëret edhe sot për drejtësi.

Vrasje që në fakt vinte një vit pas një tjetër krimi që çuditërisht datoi me atë vrasjes së efektivit të burgjeve.

Një rastësi aspak për t’u nënvlerësur, kur viktima kishte qenë subjekt i vazhdueshëm i kërcënimeve për gjakmarrje, në një kohë kur nuk kishte asnjë faj për vrasjen e kryer nga i afërmi i tij.

Por si u gjend i vrarë me tre plumba brenda automjetit të tij, në një nga rrugicat e Tiranës, në prill të vitit 2012, polici i burgjeve Imer Hajdari, teksa po shkonte të merrte detyrën?

Cila ishte hasmëria e familjes së tij me atë Xheçuka, që kish nisur një vit më parë?

Dhe pse grupi hetues pavarësisht dyshimeve që pati që vrasja ishte kryer nga pjesëtarë të fisit Xheçuka, nuk arriti kurrë te autorët e vërtetë të këtij krimi.

Autorë të cilët edhe sot, 13 vite pas kryerjes së këtij krimi, vazhdojnë të jenë në liri.

A dështoi shteti të parandalonte vrasjen e një zyrtari të policisë së burgjeve që kishte trokitur në dyert e institucioneve duke kërkuar mbrojtje?

Ndërkohë që familja vazhdon edhe sot të kërkojë drejtësi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Imer Hajdari, u gjet i vrarë brenda makinës së tij, në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, të datës 10 Prill 2012.

Pikërisht në momentin kur ai po lëvizte me makinën e tij, drejt burgut ‘313’, në kryeqytet, Burg ku ai ishte transferuar vetëm kohët e fundit, kjo pas problemeve që ai kishte në qytetin e tij, ku banonte, atë të Mamurrasit.

Ku i ishte dashur të braktiste vendbanimin si dhe punën në burgun e Fushë-Krujës, pas kërcënimeve që i kishin ardhur nga familja Xheçuka, e cila kishte premtuar se do merrte hak për vrasjen e njeriut të tyre të afërt, nga nipi i Imer Hajdarit.

Gjë për të cilën kishte dërguar edhe fjalë në familjen Hajdari.

Por jo vetëm kaq por ishin betuar se do vrisnin njeriun më të mirë që ata kishin. Duke përmendur konkretisht emrin e Imer Hajdarit.

Sipas tyre si personi përgjegjës që kishte veshur polic të burgjeve nipin e tij Alket Hajdari, ky i fundit i cili kishte kryer edhe vrasjen e njëriut të tyre të afërt, Shaban Xheçuka.

Më datë 10 Prill 2012, rreth orës 6.00, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka marrë njoftim se në rrugën ‘Teodor Keko’ në kryeqytet  pranë filialit të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vrarë me armë zjarri, shtetasi Imer Hajdari, me detyrë oficer pranë burgut 313 Tiranë.

Ku nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte duke lëvizur me automjetin tip ‘Seat’ ngjyrë gri me targë AA762AD  nga banesa e marrë me qira në këtë zonë, në drejtim të rrugës kryesore, për të shkuar në punë.

Ajo që u konstatua në vendin e ngjarjes ishte se Imer Hajdari kishte marrë tri plumba në trup.

Plumba që i kishin marrë jetën menjëherë pa i dhënë asnjë mundësi të shpëtonte.

Ndërkohë që nga sa u pa qitësi që mendohet të ketë qenë një i vetëm, e priti prenë e tij në rrugicën para se viktima të dilte me makinën e tij në rrugën kryesore.

Gjë që u konstatua edhe nga qetësia me të cilën autori ishte afruar..

Si dhe qitjet që kishte kryer në xhamin e përparmë të automjetit me të cilën efektivi i burgjeve Imer Hajdari lëvizte atë mëngjes.

Duke zgjedhur t’i dalë atij përpara dhe ta qëllojë pikërisht në momentin kur makina kishte ulur shpejtësinë.

Kohë e mjaftueshme kjo për vrasësin të mblidhte edhe gëzhojat.

Duke pastruar kësisoj vendin e krimit.

Një krim që dukej i organizuar mirë dhe nga një dorë që jo vetëm kishte studiuar zonën, por edhe kishte marrë informacione të sakta mbi lëvizjet e shënjestrës.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me armë zjarri, brenda në automjet pa arritur të dalë në rrugën kryesore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, po kështu ka rezultuar se në xhamin e parë të automjetit të drejtuar nga viktima ndodheshin tre vrima hyrje në pjesën nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa viktima u gjet i pajetë në sediljen e shoferit.
Ndërkohë  që në vendin e ngjarjes, nuk arrit të gjendet asnjë gëzhojë, ndërsa në trupin e viktimës u konstatuan 3 plagë me armë zjarri.

Pra nga sa shikohet autori mendohet të ketë qenë një qitës profesionist.

Kjo jo vetëm për shkathtësinë që ai ka treguar në veprime por edhe për dorën e stërvitur.

Duke e goditur saktësisht viktimën në pikat më nevralgjike të trupit.

Neutralizim  që kishte për qëllim eleminimin e tij të menjëhershëm.

Ndërkohë që interesante është fakti që qitësi është kujdesur gati në mënyrë të përpiktë që të jetë jashtë rrezes së kamerave të sigurisë në zonë.

Gjë që duket se e ka arritur me sukses.

Pasi nga kqyrja e pamjeve filmike në zonë, ai nuk shfaqet as në momentin para krimit dhe as gjatë kryerjes së atentatit.

Por nga ajo që vihet re është se grupi hetues është ndalur në kqyrjen e pamjeve filmike vetëm para dhe pas atentatit.

Por jo në ditët e mëhershme për të parë nëse në zonë kishte lëvizje të personave të dyshuar.

Apo qoftë edhe për të krehur kamerat në zonën ditën para dhe pas ngjarjes.

Gjë që përbën një mangësi përsa i përket hetimit të plotë të ngjarjes.

Dosja Hetimore
Nga kqyrja e pamjeve filmike të bankës nuk rezultoi ndonjë e dhënë për hetimin, për shkak se nuk kishin fushëpamje mbi vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që aktekspertimi kimik i faktorëve plotësues të qitjes ka rezultuar se në katër gjurmëkopjuesit objekt ekspertimi për shtetasit Gjergj Kaçurri dhe Akil Xheçuka nuk është evidentuar prania e nitriteve, të cilat janë të pranishëm në faktorët plotësues të qitjes.

Po përse pikërisht të parët që u thirrën për të marrë kampionë plotësues të gjurmëve të qitjes ishin anëtarë të familjes Xheçuka?

Familjarë të cilët u mbajtën edhe në vazhdim në përgjim, me qëllim për të dokumentuar lidhjen e tyre me vrasjen e efektivit të burgjeve Imer Hajdari.

Vrasje që siç thamë vinte pikërisht në prag të 1- vjetorit të një tjetër vrasje, asaj të Shahin Xheçukës.

I cili më datë 23 Prill 2011, u qëllua për vdekje në Mamurras nga Alket Hajdari, që në këtë kohë punonte si efektiv në policinë e burgjeve. Alket Hajdari që ishte nipi i Imer Hajdarit, policit të burgut 313 që u vra në Tiranë. Ku të dyshuar edhe si organizatorë të kësaj vrasje janë anëtarë të fisit Xheçuka.

Por që fajësia e tyre ka mbetur ende e paprovuar.

Nga ekspertimi i telefonit të shtetasit F. Xheçuka, u konkludua se nga memoria e telefonit të tij, nuk mund të përfitohen të dhëna të fshira. Ndërsa nga karta Sim nuk janë konstatuar të dhëna të fshira.

Po kështu nga interceptimi i bisedave të drejtpërdrejta midis familjarëve të shtetasit Shahin Xheçuka, në ceremoninë e 1 vjetorit të vdekjes së tij, pikërisht në vendin e quajtur ‘Varrezat e Mamurrasit’, nuk u mundën të përfitoheshin të dhëna me interes për hetimin e procedimit penal.

Por çfarë ishte kjo vrasje që kishte sjellë kaq shumë andrralla për familjen Hajdari?

Dhe pse target tashmë i familjes Xheçuka ishte pikërisht efektivi i burgjeve Imer Hajdari?

Çfarë deklaroi në polici, tashmë e veja e Imer Hajdarit, në lidhje me shqetësimet që i kishte sjellë në familje, vrasja e Shahin Xheçukës, kryer nga nipi i burrit të saj, tashmë të ndjerë.

Dhe pse pikërisht familja Xheçuka e kërkonte gjakun e humbur të të afërmit të tyre, Shahin Xheçuka, te Imer Hajdari?

Xhevahire Hajdari, e veja e Imer Hajdarit, që rrëfeu edhe të gjithë konfliktin, nga i cili dyshohet se pasoi edhe vrasja e bashkëshortit të saj. Xhevahire Hajdari

Bashkëshorti im, Imer Hajdari, ka qenë i punësuar si efektiv policie në burgun e Fushë-Krujës dhe nga aty më pas është transferuar në burgun 313 në Tiranë.

Shkak për këtë transferim është bërë një një hasmëri e krijuar  me familjen e shtetasit Hysen Xhecuka.

Hasmëri e cila ka lindur pasi nipi i bashkëshortit tim, Alket Hajdari, më datë 23 Prill 2012, ka vrarë shtetasin Shahin Xheçuka. Dhe pas kësaj vrasje është vetëdorëzuar në polici./Në Shënjestër

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj