LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- 165 të arrestuar në 1 javë! 26 operacione policore, shpallen në kërkim 563 persona

Në total janë kapur 36 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

3 Korrik 2022, 10:38 Nga A.B

VD- 165 të arrestuar në 1 javë! 26 operacione policore, shpallen

TIRANË- Në një javë janë arrestuar 165 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.

Në total janë kapur 36 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu, policia informon se gjatë kësaj jave janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: "Tranzit 26", "50 Dollars", "Agents", "Tranzit 27", “Informaliteti” (2 raste), “Watches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, "Gjimlik", "Finish", "Road Guard 29", "Gjorica", “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, "Transfer", "Vjosa e pastër 3", "Subvencioni", “Perimetri”, “Danubi 7", "Brothers", "Next”, "Tjetërsimi i Lagunës" dhe “Green mail”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit, në një javë! Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.•Janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: "Tranzit 26", "50 Dollars", "Agents", "Tranzit 27", “Informaliteti” (2 raste), “ëatches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, "Gjimlik", "Finish", "Road Guard 29", "Gjorica", “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, "Transfer", "Vjosa e pastër 3", "Subvencioni", “Perimetri”, “Danubi 7", "Brothers", "Next”, "Tjetërsimi i Lagunës" dhe “Green mail”.•Operacioni “Green mail”/Tiranë - Trafikonte drogë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet postës, në pranga autori dhe bashkëpunëtorja e tij. Sekuestrohen 2 pako më lëndë narkotike.•Operacioni “Prevention”/Shkodër - Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm për konflikte pronësie mes dy familjarëve, u sekuestrua arma e zjarrit;

Gjithashtu, falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një tjetër konflikti për motive pronësie, në Skrapar;•Operacionet “North forex 2” dhe “North forex 3”/Shkodër - Në pranga 7 shtetas, të dyshuar si organizatorë të veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, në 2 subjekte call center.• Ka vijuar edhe gjatë kësaj jave kontrolli i territorit, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, në Lezhë, u evidentua dhe u shkatërrua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, si dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

•Dibër/Falë veprimeve profesionale të Policisë u zbardh plagosja e rëndë e një shtetasi, me pasojë vdekjen e tij, e referuar fillimisht si ngjarje aksidentale.•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra kontrabandë, dylbi, radio marrëse-dhënëse, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

•Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.•Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 48 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas.Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 543 leje drejtimi, nga të cilat: 421 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 77 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 45 për qarkullim në sens të kundërt.•Janë arrestuar 67 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.•Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.•Janë vendosur 17.269 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukes të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.•Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.•Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.•Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të vijuar operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

arrestime arrestimet e jave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj