LIVE UPDATES
Aktualitet

“200 mijë lekë në muaj për të thithur oksigjen”, shteti nuk e rimburson

Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë. Për shkak të kostos së lartë ai shprehet se gjatë natës kursen oksigjenin, që për të është në fakt vetë jeta.

2 Maj 2025, 21:44 Nga N.F
“200 mijë lekë në muaj për të thithur
Tomor Hasanaj

TIRANË- Emisioni “Stop” ndodhet në Tiranë në familjen Hasanaj, ku kryefamiljari Tomor Hasanaj është i diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish. Në 5 vitet e fundit gjendja e tij është rënduar dhe mjeku i Sanatoriumit i thotë se duhet të bëjë terapi me oksigjen 24 orë në banesë.

“5 vjet ka gjendja është rënduar. Ky shtrohet çdo 6 muaj në sanatorium sepse sëmundja është kronike sa i përket mushkërive. Mjekët thanë që ky duhet të rrijë me oksigjen 24 orë në shtëpi sepse në spital nuk mund ta mbajmë gjithë jetën. Tani marrim bombolën me oksigjen të cilën e paguajmë, e kemi pasur 25 mijë lekë për 5 ditë. Mirëpo unë mbush edhe këtë bombolën që e merr me vete, paguaj taksi, paguaj dhe punëtorë transportin që ma sjellin brenda, më shkon 30 mijë lekë për 5 ditë. Më shkon gati tek 200 mijë lekëshi. Ne pensionin e kemi unë e kam 290, kurse ky e ka 230. Një pension do të shkojë për rimbushjen e bombolës së oksigjenit”, tha bashkëshortja e Tomor Hasanajt.

Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë. Për shkak të kostos së lartë ai shprehet se gjatë natës kursen oksigjenin, që për të është në fakt vetë jeta.

“E kam për 24 orë, unë për rezerva e mbaj natën. Nuk e çoj as tek 2 dhe as tek 3, e çoj tek 1 që të ndihmoj edhe vetveten për nga ana ekonomike, të kursej”, tha Tomor Hasanaj.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miraton listat e barnave të rimbursueshme, por këtu qytetari nuk gjen zgjidhje. Në këtë institucion nuk kanë asnjë informacion për rimbursimin e oksigjeno-terapisë.

Qytetarja: Daja, që vuan nga sëmundja e mushkërisë, dhe i kanë rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. A mundet ta bëjë nëpër qendra shëndetësore, a poliklinika?

Informacioni: Ky është problem, që ne si fond, Fondi i sigurimit të detyrueshëm, nuk merremi me këtë pjesë. Që do të thotë, që nuk kemi ndonjë informacion për këtë.

Qytetarja: E kuptoj!

Informacioni: Se nuk është në ato, e përcaktuar tek ne.

Informacioni: Nuk besoj, se e kanë Qendra shëndetësore. Po te spitali nuk të dhanë ndonjë infromacion për këtë?

Qytetarja: Jo!

Informacioni: Nuk besoj, që qendrat shëndetësore, apo poliklinikat, të japin oksigjenoterapi.

Qytetarja: Në këto raste…

Informacioni: Mundohu ta marrësh te spitali, se si ta menaxhosh mbrapa, të të japi informacion. Është diçka, që shkon përtej funksionit tonë. Më kupton? Nuk merremi me atë pjesën, po…

pitalet dhe poliklinikat kryesore në kryeqytet thonë, se qytetarët duhet të zgjidhin vetë çështjen e trajtimit me oksigjen.

Qytetarja: Kam dajën, që vuan nga sëmundja e mushkërive. I ka rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. Po ajo, që dua të di unë, është, nëse atij ia mundëson Qendra Shëndetësore, ku ai është?

Doktoresha: Jo! Asnjë qendër shëndetësore…

Qytetarja: Poliklinikë?

Doktoresha: Nuk pranojnë. Specialitetet, siç jemi ne, që jemi poliklinikë specialitetesh, ne jemi si institucion për shërbim dhe konsultash të planifikuara. Oksigjenoterapia është terapi, që rekomandohet nga mjekët spitalorë. Kur vjen puna për zgjidhjen e problemit në shtëpi, ngelet individuale për ta zgjidhur, siç u zgjidh edhe në covid, ku shteti ty s’të dha në covid suport me oksigjen, thotë po ka nevojë për oksigjen, bëje në shtëpi, në spital, por nuk ta ofron asnjë qendër shëndetësore, se nuk e kemi tagër.

Qytetarja: E kuptova!

Pak kohë më parë janë bërë ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme dhe oksigjenoterapia nuk është parë e arsyeshme të përfshihet. Mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se kjo procedurë duhet t’u sigurohet nga shteti pacientëve kronikë.

“Oksigjeni është thelbësor për jetën, pa të nuk ka jetë, që do të thotë se nëse nuk e merr atë kemi direkt dëmtim të shëndetit dhe jetës, kjo në varësi se sa është nevoja e tij për oksigjen. Kemi parë shumë mirë në disa sëmundje të rënda se sa oksigjeni ka qenë i nevojshëm në sasi tejet të mëdha duke qenë se është gaz thelbësor për jetën, është e detyrueshme që sistemi shëndetësor ta mbuloj këtë. Njësoj si ilaçet thelbësore për jetën është edhe oksigjeni, madje është dhe më thelbësor. Të paktën në ato kushte shtëpiake që ata kanë të paktën të lehtësohen nga kostot e përdorimit të oksigjenit dhe oksigjeni të jetë i ofruar nga sistemi shëndetësor shtetëror. Pra të kemi sigurinë dhe për cilësinë e tij sepse nuk është vetëm çështja e kostos, por dhe e cilësisë së tij”, tha mjeku Ilir Alimehmeti./ TvKlan

tomor hasanaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj