LIVE UPDATES
Aktualitet

25 të rinj nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Pazarin e Gjirokastër, nxisin dialogun për paqen

Të ardhur nga vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, të rinjtë janë mbështetur nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë dhe do të qëndrojnë për disa ditë me njëri-tjetrin në forume diskutimesh dhe vizita e takime në objekte kulturore.

28 Gusht 2022, 23:13 Nga DOSJA
25 të rinj nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Pazarin e
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të nxisin dialogun dhe bashkëpunimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendet e rajonit. Në një takim në Gjirokastër, mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të rinjtë kanë vlerësuar trashëgiminë kulturore si një urë afrimi mes popujve të Ballkanit. Të rinjtë kanë disktuar edhe për zhvillimin e demokracisë dhe ardhmërinë e tyre ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit përballen me largimin në masë të të rinjve drejt emigrimit.

Në pazarin historik të Gjirokastrës, 25 të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të parë përgatitjen e kafes së gurit dhe për t'i hapur më pas rrugë një diskutimi për të nxitur tolerancën dhe respektin për kulturat e ndryshme të popujve në Ballkan. Të ardhur nga vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, të rinjtë janë mbështetur nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë dhe do të qëndrojnë për disa ditë me njëri-tjetrin në forume diskutimesh dhe vizita e takime në objekte kulturore. Misela Dervishi nga OSBE për projektin "Të rinjtë në fokus” thotë se një nga diskutimet e të rinjve është marëdhënia në mes brezave.

"Ky aktivitet ka sjellë së bashku 25 të rinj nga të gjitha vendet e rajonit të cilët po diskutojnë për tema të rëndësishme në ditët tona sic janë marëdhëniet në mes brezave. Elementi që ne kemi dashur ta trajtojmë në thellësi është trashëgimia kulturore si një urë bashkëpunimi , ndaj jemi në Gjirokastër.”

Zonja Dervishi thotë më tej se se i sheh të rëndësishme takime të tilla të të rinjve.

“Të rinjtë në rajon kanë shumë sfida, probleme të ndryshme, por edhe shumë elementë të përbashkët. Në këto lloj aktivitetesh është një mënyrë shmuë e mirë për t`i trajtuar këto problemedhe element dhe për të parë perspektiva të ndryshme. Në këndvështrimin tonë aktivitete të tilla janë akoma të nevojshme për gjithë rajonin”.

Ngjarjet dramatike të së shkuarës, në Ballkanin Perëndimor e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e një brez të ri, të përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit. Lindita Gashi nga Prishtina thotë se aktivitete të tilla nxisin mirëkuptimin e të rinjve.

“Aktiviteti është shumë i rëndësishëm se mund të kuptojmë dimensione të Ballkanit. Gjithashtu për të krijuar një lloj paqeje mes nacionaliteteve të ndryshme, por është edhe pjesa e ndarjes së eksperiencave dhe opinoneve, qoftë për të tashmen, qoftë për të ardhmen”.

Zonja Gashi thotë se është mjaft e rëndësishme që të rintjë të marrin pjesë në aktivitete të tilla duke e zgjeruar sferën e bashkëpunimeve.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete, punëtori, projekte të natyrës së tillë, por edhe të tjera që do i ndërgjegjësojnë më shumë për historinë dhe kulturën e vendit dhe për nevojën e bashkëpunimit rajonal”.

Ndërsa Darko Trajkovcki që ka ardhur nga Maqedonia e Veriut thotë se ndarja e kulturave të ndryshme, e eksperiencës, është mjaft e dobishme për secilin pavarësisht nga vendet nga vijnë.

“Ne kemi zhvilluar konferenca, kemi eksploruar qytetin, kalanë, kultruën në Gjirokastër dhe po kalojmë shumë mirë" , thotë Darko.

Gjirokastra është një qytet i pasurive që mbrohen nga UNESCO dhe është një përvojë e veçantë për këta të rinj, thotë Bjant Cami nga Gjirokastra.

“Është një përvojë shumë e veçantë, është kënaqësi që të mirëpresim të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjirokastra është mjaft e pasur si nga trashëgimia kulturore materiale dhe nga trashëgimia jo materiale”.

Të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor po priren masivisht vitet e fundit drejt emigrimit. Zbutja e kësaj dukurie është një sfidë për të gjitha vendet e rajonit thotë zonja Dervishi.

"Kjo është një lloj sfide për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Shqipërinë. Këto aktivitete një nga komponentët për t`i ndërgjegjësuar të rinjtë për mundësitë që kanë në vendine tyre dhe se si bashkëpunimi rajonal që mund të kenë me njëri-tjetrin mund t`i ndihmojë që të kalojnë sfidat duek qëndruar në vendin e tyre".

Disa nga vendet e Ballkanit janë përfshirë në procesin e integrimit evropian dhe roli aktiv i të rinjve shihet si mjaft i rëndësishëm në zhvillimin demokratik dhe socialo-ekonomik të këtyre vendeve.

Marrë nga VOA

gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj