LIVE UPDATES
Aktualitet

26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat për drejtësi për babanë dhe vëllezërit

Babai i Kosovare Kelmendit, avokati i njohur i të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, dhe dy vëllezërit e saj u vranë nga policia serbe kur NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve ajrore në marsin e vitit 1999 për të ndalur luftën në Kosovë. Deri në ditën e sotme, kurrë kurrkush nuk është nxjerrë para drejtësisë.

24 Mars 2025, 20:33 Nga B.Z
26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat
Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

KOSOVË - Natën e 24 marsit ’99, disa orë para se NATO-ja të niste sulmet ajrore kundër Jugosllavisë së mbetur, Kosovare Kelmendin e thirri në telefon baba Bajrami. Në zërin e Bajram Kelmendit, avokat i mirënjohur dhe fort i respektuar i të drejtave të njeriut në Kosovë, vërehej shqetësimi i tij i madh.

“Ai kishte pritur arritjen e marrëveshjes paqësore në Rambuje dhe e dinte fort mirë peshën e bombardimit”, ka thënë e bija e tij. “Ai më than se çfarëdo që të ndodhë, nëse nuk do të vinte, unë do të duhej të shkoja te xhaxhai im në fshat”. Në kështjellën e Rambujesë, në veriperëndim të Parisit,

Jugosllavia kishte refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës me kryengritësit shqiptarë në Kosovë, atëherë krahinë e Serbisë, e cila bashkë me Malin e Zi, ishin krejt çfarë kishin mbetur prej Jugosllavisë federale.

Disa ditë më vonë, NATO-ja nisi bombardimet që të detyronte tërheqjen e forcave nën komandën e Slobodan Milosheviqit, i cili ishte i akuzuar për krime kundër civilëve. Kundërvënia fillestare e Beogradit ishte e atypëratyshme. Ndërmori një valë të madhe spastrimi etnik, vrasjesh masive dhe zhdukje të shënjestruar të kosovarëve më me nam.

Kosovarja do ta shihte për herë të fundit babanë dy ditë para fillimit të bombardimeve; do ta shoqëronte deri te stacioni i autobusëve në qytetin veriperëndimor, Pejë, ku po jetonte ajo, pas një seanca gjyqësore ku ai kish përfaqësuar një klient shqiptar të Kosovës.

“Më kujtohet se ishte i humbur në mendime”, ka thënë ajo, ulur në zyrën e vjetër të babait në përdhesen e shtëpisë së familjes në Prishtinë.

“Ai kishte hedhur shikimin kah malet ku ish lindur”, i ka treguar Kosovarja BIRN-it. Zyra e avokatisë praktikisht nuk është prekur prej vitit 1999. Janë ruajtur madje edhe vrimat e plumbave.

Kur nisën bombardimet ajrore, ajo do të fliste me vëlla Kastriotin, i cili kish punuar për misionin e OSBE-së, të ngarkuar me detyrën e verifikimit të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit nga të dy palët.

“Ai e ndërpreu thirrjen, duke më treguar se kish dëgjuar një trokitje në derë”, kujton Kosovarja. Mëngjesin e nesërm, nëna e saj, Nekibja, gjithashtu avokate, do t’i tregonte asaj se policia serbe kishte thyer derën, hedhur dy granata, që nuk kishin shpërthyer, dhe se kishte marrë baanë dhe dy vëllezërit e saj – Kastriotin 29 vjeç dhe Kushtrimin vetëm 16 vjeç.

“Në dritën e qiririt, nëna do të mundi t’ua shihte fytyrat”, thekson ajo, duke iu referuar fjalëve të policëve.

Aty ishte edhe gruaja dhe dy fëmijët e vegjël të Kastriotit. “Njëri prej tyre (policëve) i tha vëllait tim, Kastriotit, ‘Përqafoji fëmijët; më kurrë nuk do t’i shohësh’”.

“Nëna im iu përgjërua të mos ia merrnin vëllain e vogël, Kushtrimin, por e morën edhe atë”.

“Nëna më tha të largohesha”, ka thënë ajo. “Ajo druante se ata do të më vrisnin edhe mua”.

Thirrja dëshpëruese drejtuar ambasadorit amerikan

Atë natë, Nekibja do ta telefononte Christopher Hillin, atëherë ambasador amerikan në Maqedoninë fqinje (tani Maqedonia e Veriut), dhe Natasha Kandiqin, aktiviste e njohur serbe të të drejtave të njeriut dhe drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, me të cilën Nekibe Kelmendi kishte punuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave në Kosovë.

Hilli i kish duart të lidhura; nuk kishte asnjë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të mbetur në Kosovë.

Nekibja do t’i kalonte dy ditë duke kërkuar dëshpërimisht përgjigje nga policia serbe, komanda ushtarake jugosllave , inteligjenca shtetërore dhe prokuroria publike, por nuk e mori asnjë përgjigje shprese. Një ish-kolege, një gjyqtare serbe me emrin Danica Marinkoviq, kish sugjeruar se mund të kenë qenë kryengritësit ata që a kishin marrë burrin dhe djemtë, ka thënë Kosovarja, tani 53 vjeçe dhe avokate si prindërit e saj dikur.

Në mbrëmjen e 26 marsit 1999, Kosovarja dëgjoi së pari presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe pastaj sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, duke përmendur rrëmbimin e babait dhe vëllezërve të saj.

Por ata tashmë ishin të vdekur. Në natën ndërmjet 24 dhe 25 marsit, Bajram Kelmendi dhe djemtë, Kastrioti dhe Kushtimi, ishin çuar në Fushë Kosovë, në periferi të dalje të Prishtinës.

Një banor më vonë do t’i tregonte Kosovës se ai i kishte parë kur i kishin sjellë me dy makina policie në një vend afër një pompe derivatesh. Sipas dëshmisë së tij, të cilën Kosovarja e kishte incizuar në një magnetofon në korrikun e vitit 1999, zyrtarët policorë e kishin urdhëruar Kastriotin ta vriste babaBajramin; kur Kastrioti kishte refuzuar, të njëjtin urdhër ia kishin dhënë edhe Kushtrimit; kur Kushtrimi refuzoi, i thanë Bajram Kelmendit t’i vriste të dy djemtë e tij. Edhe ai refuzoi.

“Ata i thanë Bajramit, ‘nëse nuk mundesh ti, mundemi ne’, dhe së pari e vranë Kushtrimin, pastaj Kastriotin”, dëgjohet fjalët e dëshmitarit në incizim. “Bajrami bërtiti dhe pastaj e vranë edhe atë”.

Bajram Kelmendi ishte 61 vjeç.

Rafal krismash

Për dy ditë, trupat ishin lënë përtokë derisa dëshmitari do t’ia dilte ta njoftonte LDK-në, partinë politike të themeluar nga Ibrahim Rugova, dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, organizata lokale joqeveritare, e bashkëthemeluar nga Kelmendi dhe gruaja e tij.

“Kur xhaxhai im shkoi që t’i merrte trupat, aty e gjetën Danica Marinkoviqin, e cila kishte kërkuar që kufomat të dërgoheshin për ekzaminim forenzik”, ka thënë Kosovarja.

Autopsia kishte dëshmuar se Bajram Kelmendi ishte qëlluar 32 herë, Kastrioti 15 herë dhe Kushtrimi 18 herë. Ata ishin qëlluar pa reshtur pasi kishin rënë përtokë.

Në kaosin e luftës, e zorshme ishte të gjeje arkivole.

Nekibja e dinte se tri arkivole kishin mbetur në ndërtesën e Bashkësisë Islame afër shtëpisë së familjes, prej varrosjes së viktimave të masakrës së janarit 1999 në Reçak. Ajo kishte ndihmuar varrosjen e 44 shqiptarëve të masakruar, përfshirë një fëmijë 12 vjeç. Masakra ishte bërë shkaku për bombardimet ajrore të NATO-s; deri në ditën e sotme, Marinkoviqi, gjyqtarja serbe, pretendon se nuk ishte fare masakër, por një operacion kundër “terroristëve”.

Tri arkivolet ishin përdorur për varrosjen e burrit dhe djemve të Nekibes. Gjatë muajit pasues, ishte ngritur një aktakuzë kundër Kastriotit për spiunazh.

“Ma merr mendja se kjo aktakuzë kishte dy kuptime: së pari, ishte ngritur zyrtarisht për të justifikuar ekzekutimin, megjithëse ata kishin shkruar datën e gabuar, ose që të tregojnë se ata kinse nuk ishin të njoftuar për vrasjen”, ka thënë Kosovare Kelemendi.

Prej lypsarit në sfidues të Milosheviçit

Famlja Kelmendi kaherë ishte bërë therë në sy të Beogradit.

Paraardhësit e Bajram Kelmendit ishin ekzekutuar më 1918 pse kishin luftuar kundër Mbretërisë së Jugosllavisë; në kohën e Luftës së Dytë Botërore, anëtarë të familjes së tij do të burgoseshin, derisa Bajrami, fëmijë, “po lypte para mëshirë që ta ushqente familjen e tij”, ka thënë Kelmendi.

Por në kohën e sundimit të Milosheviqit, Bajram Kelmendi do të ngrihej në avokat të spikatur.

Në marsin e vitit 1989, ishte pjesë e një grupi avokatësh dhe akademikësh që do të sfidonin ligjërisht një vendim të Kuvendit krahinor – meqë ai ishte rrethuar prej policisë serbe – për revokimin e statusit autonom të Kosovës.

Ai i përfaqësonte edhe të burgosurit politikë, përfshirë të mitur të cilët kishin hyrë në grevë në shenjë proteste pas privimit të autonomisë së Kosovës, dhe luftëtarët e kryengritjes.

“Në rastin e gjykimit të të miturve, ai i kishte kërkuar vetë Slobodan Milosheviqit që të dëshmonte, sikur se edhe në raste të tjera gjyqësore”, ka treguar Kosovare Kelmendi.

Bajram dhe Nekibe Kelmendi ishin njashtu në mesin e themeluesve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, aktivistët e të cilëve dokumentuan vrasjet, lëndimet, incidentet e torturës, dhunimeve ose çfarë forme abuzimesh të kryera prej policisë serbe dhe trupave jugosllave ndërmjet viteve 1989-199.

Një ekip i krijuar prej Kelmendit “kishte mbledhur mijëra dëshmi për krimet në Kosovë dhe ia kishte dorëzuar ICTY-së (Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi në Hagë)”, ka thënë Kosovarja.

Davaritja e shpresës

Pas përfundimit të bombardimeve ajrore të NATO-s dhe tërheqjes së forcave serbe dhe jugosllave, Kosova u bë protektorat i Kombeve të Bashkuara.

Nekibe Kelmendi do të emërohej bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë dhe pastaj ministre e Ministrisë së Drejtësisë gjatë viteve 2007-2010.

Megjithatë, Kosova kurrënjëherë nuk ka nisur hetim të sajin të rastit të vrasjes së burrit dhe djemve të saj.

E pyetur nëse ndonjëherë ka hetuar këto vrasje , Zyra e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte e Serbisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Marinkoviq, gjyqtarja, nuk është përgjigjur njashtu.

Kosovarja ka thënë se shpresa e saj e vetme është se Serbia një ditë mund të ndajë mendjen t’i hapë dosjet e saj ushtarake dhe të sigurisë nga periudha e luftës së Kosovës, megjithëse kjo i duket goxha e pamundshme.

“E vërteta mund të merret vesh vetëm nëse në Serbi hapen arkivat”, ka thënë ajo, duke fshirë me dorë lotët. “Përndryshe, nuk ka asnjë fije shprese. Kanë vdekur shumica e atyre që duket se ishin përfshirë në planifikim”./BIRN

bajram kelmendi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj