LIVE UPDATES
Aktualitet

“3 boçe 5 mijë lekë”, të mitur nga 8-12 vjeç ‘në valle’, të drejtojnë tek shitësit e hashashit

Gazetarët e Fiksit hasën në një grup fëmijët të moshës nga 8 deri në 12 vjeç në varrezat e Tufinës , që njihnin të gjithë shpërndarësit e hashashit në zonë.

7 Nëntor 2023, 22:15 Nga I.A

“3 boçe 5 mijë lekë”, të mitur nga 8-12

TIRANË- Fenomeni i përdorimit të hashashit nga të rinjtë por edhe nga moshat 10-12 vjeç është kthyer në shqetësues.  Kjo për faktin se jo vetëm hashashi, por edhe drogat më të forta gjenden ‘sheshit’. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës se sa thjesht e lehtë mund të blihet hashashi dhe këtë informacion e kanë  edhe fëmijë të moshës nga 8 deri në 12 vjeç. Fiksi e gjeti këtë informacion në vendin më të çuditshëm, në varrezat e Tufinës. Fëmijët e mitur të komunitetit rom që lypin në varreza fare mirë e dinë se ku shitet, kush e shet, sa shitet dhe sa sasi ka brenda qesja e hashashit.

Gazetarët e Fiksit hasën në një grup fëmijët të moshës nga 8 deri në 12 vjeç në varrezat e Tufinës , që njihnin të gjithë shpërndarësit e hashashit në zonë. Ata iu tregojnë gazetarëve të Fiksit pikat ku qëndrojnë këta shpërndarës dhe çmimin e qeses, që kushton 5 mijë lekë. Madje ajo që të bie në sy është edhe informacioni që  ata japin që qesja brenda ka 2  deri në 3 boçe hashashi.

Fiksi u kërkon që t’u tregojë këto vende, por fëmijët kanë edhe frikë. Kjo pasi njëri prej tyre është dhunuar nga një shpërndarës i cili ka dashur të testojë hashashin tek një 10 vjeçar. Por në zonë njihen dy vende që shitet hashashi rregullisht një në një lokal dhe një në një market. Fiksi iu drejtua lokalit për të parë nëse do të mund të blinin apo jo hashash. Ashtu siç fëmijët e orientuan gazetarja iu drejtua kamerierit që në këtë rast luante rolin e ndërmjetëm midis blerësit dhe shitësit. Ai merr lekët për të sjellë hashashin , por që shitësi dyshoi dhe më kërkesë të tij kamerieri i sjell gazetares lekët mbrapsht. Por në asnjë moment nuk u habit apo mohojë që nuk shitej hashash aty.

Fiksi i drejtohet edhe marketi që fëmijët i treguan si një tjetër bazë shitjeje hashashi. Fiksi sapo interesohet në emrin që fëmijët i thanë në market i thonë që prej një muaji nuk ndodhet më aty, por është larguar jashtë vendit.

Pra në të dyja rastet fëmijët e mitur kishin informacion të detajuar mbi pikat dhe personat që shesin hashash në zonën e Tufinës.

Biseda e Fiksit me të miturit të moshës nga 8 deri në 12 vjeç

Fiksi –  Ku mund të blej unë pak hashash? E di vendin se ku shitet?

Fiksi – Te kush postë pra se unë nuk e di ku është posta.

Fëmija 1–  Zbret këtu poshtë, kështu te kthesa. Zbret drejtë kështu poshtë, drejt fare kështu. Shkon te ai që shet se vjen era Kallo ( hashash)

Fiksi – Po unë nuk e di vendin, sa e shet qesen ai?

Fëmija 1 – 5 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – A është me boçe apo me kështu?

Fëmija 1 – Jo, unë kam frikë. Një ditë më rrahu ai mua.Unë shkova një ditë aty, që të lypja lekë. Ai më tha hajde këtu hajde se do të jap hashash me zor.

Fiksi – Sa vjeç ishe ti që më the?

Fiksi – Po vëllai jot sa vjeç është?

Fiksi –Kush do ma tregoj vendin?

Fëmija 4 – A do ta çojmë te posta?

Fëmija 4 – Te posta mër burrë te posta në katin e dytë.Te ai që shpërndan pakot. Ai që shet hashash, ëëëëë. Po nuk duhet t’i hysh në shtëpi atij se është spiun me letra.

Fiksi – Po si mund të hyj unë ta marrë aty?

Fëmija 1 – Hajde shkojmë 3 veta.

Fëmija 4 – Vetëm po të çojmë këtu te lagja jonë, që të shesi ai Xhevi.

Fiksi- Pse ka  edhe këtu afër që shesin?

Fëmija 4 – Xhevi? Vjen direkt ai shoku i vet ja sjell me pako dhe me kavanoz sidomos.

Fiksi – Sa lekë e ka ky qesen?

Fëmija 4 – 5 mijë lekë.

Fiksi – E sa boçe ka brenda?

Fëmija 5 – Ke dhe atje te fresku.

Fëmija 5- Atje ku janë Smartet ( makinat) e parkuara, që shiten. Kur hyn për këtej te varrezat a pe një dyqan si punë supermarketi?

Fëmija 3 – Është te dykatëshi te Mandi atje shkonin çunat.Është dyqani i Mandit supermarketi. Thuaj ti punëtorëve dua çikë Mandin, do të thonë ato për ça e do. Thuaj ti dua nja dy qese edhe t’i sjellin ato qeset, i jep lekët edhe kaq.

Fiksi –  Sa  i kanë ato qeset? Dhjetëshe i kanë apo pesëçe?

Fëmija 3 – Pesëçe ka qenë qesja, se dhjetëshe është e madhe.

Fiksi – Po ju a keni blerë ndonjë herë? Mos më gënjeni.

Fëmija 4 – Jo jo po ca çuna të lagjes tonë shkojnë dhe blejnë atje.

Shitësja –Mandi s’është këtu.

Fiksi – Si t’ja bëj, ku ta gjej se më duhen nja dy qese.

Shitësja –  Mandi nuk është këtu.

Fiksi – Po ku mund ti gjej nja dy?

Fiksi – Më thanë ata kalamajtë atje te varrezat shko kërkoi te Mandi.

Shitësja – Nuk është Mandi, ka ikur jashtë. Mandi ka një muaj që nuk është këtu.

Fiksi i drejtohet bar picerisë për të blerë hashash

Fiksi – Më çuan këta kalamajtë lart te varrezat. Më duhen nja dy qese ( hashash) .

Kamarieri – Ja ta marrë këtë çunin në telefon.

Fiksi – Shkova dhe aty te Mandi, po nuk ishte aty.

Kamerieri – Jo jo ka kohë ai, që s’ka. Flet në telefon ( Ku je? A vjen 2 minuta këtu te piceria?) Sa të vij se këtu e ka shtëpinë. Se i thashë unë.

Fiksi – E mirë. A është i mirë ( hashashi ) se mos është llosh?

Kamerieri –Jo jo jo se dje e ka marrë ai, dje e ka marrë.

Fiksi – Se mos është llosh ore?

Kamerieri – Jo jo e pati marrë te një vend tjetër, në fillim ja pati dhënë të mirë. Mori një tjetër dhe ja dha të keq. Tani ka gjetur një çun tjetër, ça do bënte më ai, e kishte kshu shok mbas shoku edhe nuk ja ktheu më. Kurse këtë tani që e ka marrë e ka gjetur në vend tjetër. Të gjitha ja kanë pëlqyer. Unë nuk është se marrë vesh se unë nuk e pij fare, por këta çunat që e marrin vesh që e pijnë e kanë pëlqyer të gjithë.

Fiksi – Ta dimë të paktën ku të marrim. Pyete çikë sa ka qesja, kështu boçe. A e ka me boçe?

Kamerieri – Vallahi me të rrejt kot. Ja se erdhi.

Kamerieri – Ai thotë s’kam. Ku di gjë unë. Merri këto lekët.

Fiksi – Ej, çne ky që thotë s’kam?

Kamerieri – Po me të rrejt s’e di, unë nuk merrem me atë punë.

Fiksi – Thashë se e gjeta. Rrofsh.

Marrë nga Top Channel

kanabis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj