LIVE UPDATES
Aktualitet

300 mln lekë tender! “Pylli Orbital” bëhet mollë sherri, kompania: Keni hapur gropa! Numri i punonjësve që kërkohet është jashtë çdo kriteri

Kompania ankimuese pretendon se është konstatuar që në një pjesë të mirë të rrugëve apo sipërfaqes ku do të vendosen pemët dhe bimët dekorative ka gropa të hapura specikisht për to.

16 Janar 2023, 07:18 Nga DOSJA
300 mln lekë tender! “Pylli Orbital” bëhet mollë
Foto Ilustruese

Pylli Orbital është bërë shkak për mosmarrëveshje mes një operatori ekonomik dhe autoritetit kontraktor lidhur me një procedurë prokurimi të hapur pak kohë më parë që tashmë ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik. Konkretisht një prej operatoreve të interesuar për procedurën “Blerje Peme dekorative per Pyllin Orbital dhe zona te ndryshme te Tiranës” me fond limit 300 milionë lekë është ankuar ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë.

Konflikti mbi këtë procedurë duket se nuk është i pari. Më herët sërish kompania ankimuese ka dërguar në KPP kërkesën që të rishikoheshin dokumentet e tenderit duke bërë modifikime pasi në to shfaqeshin problematika. Komsioni në atë kohë pranoi pjesërisht kërkesën e kompanisë dhe kërkoi nga autoriteti kontraktor që të bëheshin modifikimet e nevojshme. Në një ankesë tjetër sërish autoriteti dhe operatori janë përfshirë në “mosmarrëveshje” për publikimin e shtojcës me kriteret e modofikuara si dhe shtyrjen e datës së hapjes së ofertave.

Sërish në datën 28 dhjetor 2022 KPP ka pranuar ankimimin e kompanisë duke kërkuar që të kryheshin modifikime në dokumentet e tenderit sipas konstatimeve që ishin bërë nga ky Komision. Mosmarrëveshjet mes palëve kanë vijuar për tenderin 300 milionë lekë teksa ai është pezulluar nga autoriteti kontraktor dhe operatorët që kanë kërkuar sqarime mbi kushtet e “çuditshme” në procedurë dhe nuk janë argumentuar në mënyrë teknike, nuk kanë marrë përgjigje.

Kompania ankimuese pretendon se është konstatuar që në një pjesë të mirë të rrugëve apo sipërfaqes ku do të vendosen pemët dhe bimët dekorative ka gropa të hapura specikisht për to.

“Nga verifikimi që ne kemi kryer në terren, në rrugët ku AK kërkon të mbjellë pemët dekorative aktualisht ka shumë gropa të hapura. Për këtë pretendim ne disponojmë edhe fakte (foto dhe video) në të gjitha rrugët që do kryhen punimet për mbjelljen e drurëve dekorativ. Në këto kushte kemi kërkuar sqarimin e këtij fakti me qëllim qartësimin e operatorëve ekonomikë që janë të interesuar për paraqitjen e një oferte objektive për këtë procedurë prokurimi” thuhet në ankimimin e publikuar në faqen e KPP.

Operatori pretendon se gjithë materialin që AK ka hartuar dhe publikuar por pa përmendur asnjë koordinatë, si dhe pa dhënë asnjë përgjigje apo arsye mbi faktin se pse ekzistojnë shumë gropa të hapura në madhësinë ekzakte që nevojitet për mbjelljen e drurëve dekorativë dhe pse këto gropa ndodhen pikërisht në rrugët që AK ka kërkuar mbjelljen drurëve dekorativë në këtë procedurë prokurimi “thuhet në shkresën e publikuar nga KPP.

Një tjetër element ku edhe KPP ka nënvizuar se nuk ka pasur shpjegim teknik ka qenë ai për numrin e të punësuarve që kërkohen për kompaninë. KPP gjatë gjykimit të këtij kriteri ka gjykuar se: kërkesa e autoritetit kontraktor për 139 punonjës është një kërkesë e ekzagjeruar, e cila tejkalon natyrën dhe përmasat e kontratës, pasi një numër i tillë punonjësish është tërësisht jo proporcional me objektin e prokurimit.

“Për autoritetin kontraktor e rëndësishme të provohet disponimi i punonjësve, por kjo duhet të përcaktohet në mënyrë të arsyeshme duke pasur parasysh elementë të tillë si natyra e kontratës, volumi i saj si dhe kohëzgjatja. Konkretisht, autoriteti kontraktor në asnjë moment nuk ka paraqitur një argument teknik dhe analizë të detajuar në lidhje me kërkesën për disponimin e një numri kaq të lartë punonjësish”, thuhet në shkresë.

Duket se të gjitha këto kanë bërë që sërish çështja të përfundojë në KPP duke kërkuar rishikim të dokumenteve të tenderit si dhe mbajtjen të pezulluar të procedurës deri në zgjidhjen e kësaj problematike.

Pylli Orbital është projekt i Bashkisë së Tiranës i nisur vite më parë dhe i cilësuar si strategjik. Ky projekt është argumentuar si një instrument për frenimin e konsumit të tokës, shpërhapjes urbane e identifikuar si kufizi dizik i zhvillimit dhe zgjerimit të sistemit urban në mjedisin natyror. Metobosco apo Pylli Orbital sipas dokumenteve zyrtarë do të lidhë 5 mjedise të ndryshme si Parku i Dajtit, Parku Rekreativ i Farkës, Pyjet futore dekorative, zonat bujqësore dhe parku i Lumit të Lanës./N.Maho

Marrë nga Monitor.al

pylli orbital bashkia tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj