LIVE UPDATES
Aktualitet

4 viktima në 24 orë! Ngjarjet që tronditën vendin, sherri në rrjetet sociale, parkimi e atentati

Vrasje në Sarandë, Elbasan e Vlorë.

18 Gusht 2022, 16:04 Nga F.M
4 viktima në 24 orë! Ngjarjet që tronditën vendin, sherri
Vrasja në Vlorë, Madrit Ulqinaku dhe Xhanelo Tarja

TIRANË- Në vetëm 24 orë në Shqipëri kanë ndodhur tre ngjarje kriminale që kanë lënë pas katër trupa të pajetë. Gjithçka nisi pasditen e djeshme, 17 gusht, në një restorant në Jugun e Shqipërisë, Sarandë. Një sherr totalisht banal në dukje, përfundoi me përdorimin e thikës dhe me vrasjen e 41-vjeçarit nga Tepelena, Klodian Bakiaj. Bakiaj ka tentuar të parkojë mjetin përballë një hoteli ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar verbalisht me 18-vjeçarin e më pas me grushte. 24-vjecari Xhanielo Tarja ka parë të vëllanë që po dhunohej nga Bakiaj. I riu a shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marre një thike duke shkuar e goditur në zemër 41-vjeçarin. Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës se dajës së tyre. Pas krimit ata mësohet se kanë zbritur ne një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar ne një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë. Pas hekurave ka përfunduar edhe Genci Ahmeti, pronari i hotelit pasi dyshohet se ka fshehur dy të rinjtë.

Por pa kaluar ende nata, Elbasani u trondit!

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit. Në pranga për ngjarjen është vendosur Kajdi Sallufi, 33 vjeç, si i përfshirë në konflikt, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Horgito Peqini, që rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer në një nga më të rrezikshmit e qytetit. Në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarje është shpallur edhe Ejdin Dino. Të të akuzuarit ishin konfliktuar më herët me Ulqinakun për motive të dobëta. Sherri mësohet të ketë nisur në rrjetet sociale dhe është ‘ndezur’ ku palët kanë lënë takim për tu ‘sqaruar’. Peqini e priti Ulqinakun deri në momentin që ai doli nga lokali dhe e qëlloi me dy plumba me silenciator. Ai u ndihmua nga Dino e Shaho për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarjet kriminale nuk u mbyllën me kaq….

Këtë mëngjes, në Vlorë u shënua një atentat mafioz.

Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduart Xhezos që vrau biznesmenin Arben Beqiraj në vitin 2019 është ekzekutuar sot me breshëri plumbash në Vlorë. Bashkë me 34-vjeçarin mbeti i vrarë edhe Shpati (G) Lena, i përfshirë gjithashtu në vrasjen e Beqirajt, të njohur si ‘Arbeni i Çeçesë’. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Ndryshe nga zakonisht, Lena e Xhezo nuk morën mjet të blinduar por po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET. Në momentin që të rinjtë hipën në mbikalimin e Panajasë, atentatorët që deri më tani dyshohet të ketë qenë një skuadër prej tre personash, nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve. Si pasojë e breshërisë së plumbave, Xhezo e Lena humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal. Ata ndërruan jetë në vend, ndërsa trupat e tyre u nxorrën nga mjeti i mbuluar në gjak pak momente më vonë. Mjeti i autorëve rezulton të jetë vjedhur në Durrës. Ai u gjet i djegur në fshatin Frakull vetëm pak minuta pas krimit të rëndë. Brenda tij ishin edhe tre armë që janë përdorur në atentat. Pistat ku po heton grupi hetimor janë dy, vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës. Deri më tani janë shoqëruar tetë persona në polici, të dyshuar si vrasës me pagesë e njerëz me precedente penalë. Po kontrollohen edhe shumë banesa, mes tyre të familjarëve të Beqirit e të Indrit 9Endrit) Sabedini, një person që u ka shpëtuar dy atentateve.

shpati lena madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore xhanielo tarja vritet klodian bakiaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj