LIVE UPDATES
Aktualitet

40-vjeçarët arrijnë rekordin e beqarëve, faktorët dhe rasti i Shqipërisë

Martesat kanë rënë në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të mëdha të Europës gjatë dekadës së fundit, të ndikuar nga një sërë faktorësh.

1 Korrik 2023, 12:05 Nga A.B

40-vjeçarët arrijnë rekordin e beqarëve, faktorët dhe

Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani.   Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore.

Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.

Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në një kohë krize si kjo, njerëzit zgjedhin të jetojnë në bashkëjetesë [të pamartuar].” Një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre, sigurisht shkaku i parë është kostoja e lartë e qirasë. Ekspertët thonë se ky fenomen po godet rëndë edhe normat e lindjeve. Rekord mbajnë 40-vjeçarët të pamartuar ende.

Rënia e normave të martesave në Greqi, është përkeqësuar nga kriza e borxhit të vendit, thonë sociologët. Ndryshimi i stilit të jetesës dhe modeleve të sjelljes po aq sa presionet ekonomike kanë qenë shkaqet e rënies. Më shumë se 60% e të rinjve grekë janë të papunë, niveli më i larti në BE.

Meqenëse shumë prej tyre kanë qasje të vështirë në një punë të paguar mirë pa orë të gjata jashtë orarit të papaguar, ata nuk janë të prirur të angazhohen ndaj detyrimeve të martesës dhe ta bëjnë këtë, nëse dhe kur, ndodh shtatzënia.” tha Aliki Mouriki, në Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale.

Rënia nuk kufizohet vetëm në “Evropën e vjetër”. Vitin e kaluar numri i dasmave në Poloni ra në nivelin më të ulët që nga viti 1945, ku 43% e 25-34-vjeçarëve ende jetojnë me prindërit e tyre. Witold Wrzesien, një sociolog, tha se polakët e rinj sot duan “pavarësi pa përgjegjësi. Ata duan të trajtohen me respektin që u jepet të rriturve, duke qëndruar nën sigurinë e krahëve të prindërve të tyre dhe duke mos marrë asnjë rrezik.”

Që nga viti 2021, 25% e 40-vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara nuk ishin martuar kurrë. Kjo ishte një rritje e konsiderueshme nga 20% në vitin 2010, sipas një analize të re të Qendrës Kërkimore Peë të të dhënave të Byrosë së Regjistrimit. Përqindja e 40-vjeçarëve në vitin 2021 që nuk ishin martuar kurrë varionte nga karakteristikat e mëposhtme demografike:

Sipas këtij sondazhi u vu re se 40-vjeçarët e bardhë kishin më shumë gjasa të martoheshin sesa me ngjyrë. Niveli arsimor: 40-vjeçarët pa një diplomë kolegji katërvjeçare kishin më shumë gjasa të ishin beqarë sesa ata që kishin përfunduar të paktën një diplomë bachelor.  Në fakt, rreth një në katër 40-vjeçarë që nuk ishin martuar në vitin 2001, ishin kurorëzuar në moshën 60-vjeçare. Nëse ky model qëndron aktualisht, një pjesë e 40-vjeçarëve të sotëm të pamartuar kurrë do të martohen në të ardhmen.

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë.   Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç dhe si pasojë grupmosha e 40-vjeçarëve beqarë në Shqipëri është e lartë.

Të paktën në dy dekada e fundit, mosha e martesës ka ndryshuar duke u vënë re një shtyrje të saj. Psikologia Marsida Simo, tregon në një analizë për Top Channel se dikur martesa ka qenë një etapë e jetës e cila shihej që duhej realizuar në rininë e hershme. Fëmijët këshilloheshin të lindeshin në moshë të hershme për arsye shëndeti, energjie dhe perspektive që të lindnin më shumë fëmijë në numër. Madje vajzat që në periudhën e pubertetit përgatiteshin që të ishin gratë e ardhshme ku duhet të dinin të ishin amvisa të zonja dhe të zotëronin disa aftësi që i kërkonte martesa, bashkëshorti, apo dhe farefisi i secilës palë. Me kalimin e kohës këto tradita dhe zakone janë zbehur, edhe pse janë ende funksionale kryesisht në zona rurale, apo zona më të thella. Vitet e fundit stili i jetës ka ndryshuar, i përshtatur edhe me frymën që vjen nga kultura të huaja, apo një ndryshimi të pa shmangshëm që po pëson në tërësi shoqëria dhe individi.

Përveç zbehjes së zakoneve, arsyet e shtyrjes së moshës së martesës janë kryesisht ekonomike dhe psiko-sociale. Së pari mund të përmendim se aspekti ekonomik lidhet me arsimin dhe formimin profesional i cili do të sigurojë të ardhurat. Ashtu si djemtë edhe vajzat vendosin në përparësi situatën ekonomike. Këto kanë ardhur më së shumti prej sfidave ekonomike, por deri diku edhe me zhvillimin e rolit të vajzave dhe grave. Vajzat nuk e kornizojnë veten e tyre vetëm brenda familjes, por edhe jashtë saj duke siguruar të ardhura apo duke u rritur profesionalisht.

Rritja e moshës së martesës sjell edhe uljen e numrit të fëmijëve, pasi dhe nga aspekti mjekësor doktorët këshillojnë një moshë optimale për të sjellë në jetë një fëmijë 25-35 vjeç, pasi në të kundërt mund të rrezikojnë shëndetin e nënës, por edhe të vetë fëmijës.

Edhe bashkëjetesat si një formë e re e jetesës midis çifteve po zgjidhet si një mundësi e cila mund të reflektojë në një martesë në moshë më të vonshme. Kjo nënkupton se çiftet mund të nisin bashkëjetesën në një moshë më të re, por vendosin të legjitimojnë martesën disa vite më pas në një moshë më të madhe.

Emigrimi i djemve krijon një tjetër faktor për shtyrjen e martesës, pasi ka më shumë djem që largohen nga vendi duke prishur balancat në numra midis vajzave dhe djemve./Marre nga Top Channel

martesa beqaret

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje