LIVE UPDATES
Aktualitet

45% e të rinjve në Shqipëri marrin këshilla për karrierën nga interneti

Fokus grupet në Shqipëri dhe Serbi folën për rolin e rëndësishëm që ka familja ka në kulturën e Ballkanit Perëndimor në veçanti.

15 Mars 2024, 14:02 Nga M.B
45% e të rinjve në Shqipëri marrin këshilla për
Foto ilustruese

TIRANA- Karriera dhe këshillat rreth saj janë vendimtare për të ardhmen e të rinjve, por në Ballkan, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ata kanë burime të ndryshme këshillimi kur vjen puna për profesionin e së ardhmes. Një anketë e Fondacionit Europian për Trajnimet (ETF) gjeti se të rinjtë që këshillohen nga interneti për karrierën në Shqipëri janë 45.8%, në Greqi (39.5%) dhe Kosovë (36.2%).  Këshilla nga prindërit ishin kategoria e dytë më e madhe për orientimin drejt karrierës dhe më tej, miqtë. Fokus grupet në Shqipëri dhe Serbi folën për rolin e rëndësishëm që ka familja ka në kulturën e Ballkanit Perëndimor në veçanti. Ata thanë se edhe pse prindërit nuk i kanë të gjitha informacionet, përpiqen t’i mbështesin ata në zgjedhjet e karrierës.

Studimi referon se këshillat e prindërve janë më të vlefshme nëse ata janë të shkolluar dhe punojnë. Shumë të rinj në Shqipëri mendojnë se prindërit mund t’i ndihmojnë ata, por gjithashtu mund të pengojnë lirinë e tyre që të zgjedhin vetë karrierën. Duke qenë se prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në karrierën e fëmijëve të tyre në Ballkan, ETF sugjeron se prindërit duhet të jenë të informuar për trendet dhe aftësitë e tregut të punës në vendet e tyre. Mësuesit duhet të përfshihen në të njëjtën gjë mënyrë, për t’u bërë partnerë në edukimin për karrierë te të rinjve. Në vendet e zhvilluara të Europës, shkolla është një element i rëndësishëm përsa i përket karrierës.

Sondazhi vuri në dukje se një shumicë dërrmuese e të anketuarve në Europën Juglindore  (72.5%) thanë “Duke pasur një profesion që përputhet me aftësitë e mia dhe interesat” është ajo që ka më shumë rëndësi për ta në profesionin e ardhshëm. Kjo pasohet nga “Paga”  (53.3%), më pas “Balancimi i punës me jetën personale” (37,5%). Pjesëmarrësit e fokus grupeve në Shqipëri i panë udhëtimet si mundësi të favorshme të balancimit të punës me jetën personale. Udhëtimi si pjesë e punës do t’i lejonte të eksploronin botën dhe të kenë përvoja të reja.  ETF theksoi se kjo zgjedhje e të rinjve shqiptarë është si pasojë e shpenzimit të shumtë të kohës në mediat sociale. Të rinjtë shqiptarë pëlqejnë të punojnë në distancë dhe të kenë mundësi të përmbushin pasionet e tyre për udhëtimet. Edhe të rinjtë serbë kishin një zgjedhje të ngjashme, ku profesionet që jepnin më shumë fleksibilitet ishin më të pëlqyeshme.

Në mes të transformimeve teknologjike, automatizimit dhe luhatjeve demografike, karakteri i punës po ndryshon. Për shumë njerëz, ky ndryshim sjell rritjen e rreziqeve të papunësisë, pasigurisë dhe punësimit të pasigurt. Të rinjtë janë veçanërisht më të prekur nga paqëndrueshmëria aktuale. Kalimi nga shkolla në punë është një moment gjithnjë e më kritik që ka pasoja për punësimin e ardhshëm, mirëqenien dhe lidhjen sociale të brezit të ri. Për rrjedhojë, këshillimi për karrierën duhet të kalojë në një stad të ri dhe të  ndjekë zhvillimet në tregun e punës verën ETF./ Monitor

trajnime pune

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj