LIVE UPDATES
Aktualitet

“50 veta do vdesin!”/ Vrasja e Zylyfit u vendos në “Rinas”, Mikel Kamami: Iku për Kanada, e preu biletë “bussines class”. Zbulohet cili është “Kasapi”

Por një pritë e mirë-organizuar nga njerëzit e Talo Çelës, bëri që Andi Zylyfi të pësojë 29 plagë në trup dhe në këtë ngjarje të mbetet i plagosur dhe miku i tij, Ardit Uruçi. Organizata e drejtuar dhe financuar nga dy vëllezërit “Çopja”, arritën në atë nivel sa çdo gjashtë muaj ekzekutonin një person nga anëtarët e grupit të Erjon Alibejt, duke mos e lënë këtë të fundit të ngrejë kokën.

2 Shtator 2024, 12:08 Nga Elton Qyno
“50 veta do vdesin!”/ Vrasja e Zylyfit u vendos në
Andi Zylyfi

TIRANË- Vrasja e Andi Zylyfit, djalit të dajës së Erjon Alibejt i futi frikën në palcë këtij të fundit, pasi Zylyfi kishte vetëm pak minuta që ishte ndarë nga ai, duke i thënë këtij të fundit se do shkonte në Kavajë për të marrë të fejuarën.

Por një pritë e mirë-organizuar nga njerëzit e Talo Çelës, bëri që Andi Zylyfi të pësojë 29 plagë në trup dhe në këtë ngjarje të mbetet i plagosur dhe miku i tij, Ardit Uruçi. Organizata e drejtuar dhe financuar nga dy vëllezërit “Çopja”, arritën në atë nivel sa çdo gjashtë muaj ekzekutonin një person nga anëtarët e grupit të Erjon Alibejt, duke mos e lënë këtë të fundit të ngrejë kokën.

Niveli i ekzekutimeve seriale u përsërit disa herë aq sa Mikel Kamami, me mburrje fliste me superlativa për çdo viktimë të vrarë duke përdorur kodin:

“…Iku për Kanada…, e preu biletën… bussines klass…”.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno që njeh mirë dosjen, raporton se Zylyfi atë dhjetor të 2019-ës kishte mbërritur nga Italia duke zhvilluar një takim me Alibej, me të cilin bashkëpunonte financiarisht për të kryer kundërpërgjigje kriminale, ndaj vëllezërve Hajdar dhe Franci Çopja.

Por në të njëjtën kohë në 8 dhjetor 2019 ka mbërritur nga Turqia në Rinas, njëri nga vëllezërit “Çopja”, Hajdar Çopja alias Bako ose Hysa Çopja.

Çopja është shfaqur në Rinas me rroba të zeza dhe një valixhe me rrota, duke u vendosur në hotel “Jurgen” duke marë një dhomë. Pas disa minutash, Çopja takohet me një person të identifikuar tashmë nga SPAK, dhe së bashku hyjnë në një makinë duke qëndruar në parkingun e aeroportit të Rinasit.

Diçka flasin së bashku dhe më pas largohet. Por dyshohet shumë se pikërisht në këtë takim është ndarë eliminimi fizik i Andi Zylyfit.

Në fakt mbërritja e Hajdar Çopjas në Shqipëri, në datën 8 dhjetor 2019 është hera e fundit që ai ka hyrë dhe brenda të njëjtës ditë ka dalë nga Shqipëria.

Ai kishte disa dokumente, (kartela mjekësore të këmbës) për t’i dorëzuar tek Shërbimi i Provës në Elbasan dhe për të marrë kontakt me këtë shërbim.

Kjo pasi Çopja, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me 3.5 vite burg për plagosjen e vëllezërve Klevis dhe Emiljano Gjinin.

Por ky dënim me burg ishte kthyer me kusht, duke detyruar Çopjan të mbante kontakt me shërbimin e provës, por në fakt ai nuk ka shkuar.

Dokumentet e Hajdar Çopjas, në shërbimin e provës në Elbasan dyshohet t’i ketë çuar dorazi Arben Lamçja, duke firmosur se ishte paraqitur vetë Hajdar Çopja.

Por në fakt qëllimi i vizitës së fundit në Shqipëri i Hajdar Çopjas, ishte ndarja e punës së Andi Zylyfit, djalit të dajës së Erjon Alibejt.

Vrasja e tij është kryer pasi “Çopjat” kishin marrë informacion të detajuar se ai financonte Alibejn dhe po mblidhte informacion për anëtarët e grupit dhe më konkretisht për Mikael Kamamin.

Pesë ditë nga ardhja dhe ikja e Hajdar Bakos, vritet Andi Zylyfi. Vrasja e tij ndodhi në 13 dhjetor 2019, duke sjellë një tronditje të thellë psikologjike për Erjon Alibejn, i cili i ka treguar SPAK-ut se atë mbrëmje në lagjen e Mikel Kamamit kishte filluar festa.

Në këtë vrasje kanë marrë pjesë si organizatorë dhe ekzekutues: Hajdar Çopja, Mikel Kamami, Talo Çela, Altin Ndoci, Guri Biba, Arzen Mama, Dorjan Shkoza dhe dy vëllezërit Haxhija të vrarë në Durrës.

Grupi kishte gati 1 muaj që përgatitej për këtë vrasje, pasi gjatë komunikimit në aplikacionin “Sky”, Mikel Kamami në 27 nëntor 2019 i ka shkruar Guri Bibës duke i thënë se: “…të gjithë personat do marrin ato që meritojnë…”.

Ata kishin siguruar dhe një “Benz-Mercedes”, të cilin Talo Çela ia kishte marrë Nuredin Dumanit, dhe më pas mjeti është çuar në servisin e Dorjan Shkozës dhe prej këtej ka qenë beratasi Irfan Azizi, që e ka çuar makinën e servisin e tij në Poshnjë, duke e çmontuar totalisht.

Për grupin Irfan Azizi kishte marrë nofkën “Kasapi”, pasi ka çmontuar thuajse të gjitha makinat e përdorura në vrasje.

Andi Zylyfi, së bashku me disa persona nga Peqini ndiqte në Elbasan lëvizjet e Kamamit, dhe këtë gjë e bënte me porosi të Erion Alibej. Por ndjekja e tij kishte rënë në sy të Kamamit ndaj ky i fundit mobilizon skuadrën e vrasësve që drejtohej nga Talo Çela.

Në 13 dhjetor 2020 Mikel Kamami i shkruan Arzen Mama duke i thënë se: “…tani do dali me shpat ai, se e ka kap euphoria e të fortit, të paprekshmit…”.

Një ditë pas vrasjes së Zylyfit, sërish Mikael Kamami i ka shkruar në “Sky” Guri Bibës duke i thënë se: “...i vranë katunarët…”, duke nënkuptuar Andi Zylyfin.

Në të njëjtën kohë Kamami i ka kërkuar dhe orienton Guri Bibën që të monitorojë se mos vjen “Krymi” dhe mos qelbet.

Më tej Kamami në bisedë me shtetasin Guri Biba i shprehet këtij të fundit se do jenë duke folur me vete, Erion Alibej dhe familjarët e shtetasit Andi Zylyyfi.

Ndërsa në vijim i shkruan se: “…çfarë po flasin njerëzit… për ngjarjen në qytet…?”.

“…Do jen tu fol me veten ka***t…hahaha. Po njerëzit për ça po flitet në përgjithësi…kush e ka ba. Do ken qën shejtan drreqit. Se të gjithëve do ti vi ora. Se bajn të gjithë si burra të mirrë pastaj. Ke me i pa të gjithë…”, i shkruan Kamami, Guri Bibës.

Më pas Mikael Kamami në bisedë me Ado Xhikën i thotë këtij të fundit duke i shkruar:

“…ky është i vetmi që hyni pa lidhje,se si ju duk këtij ka**t, akoma se kam marrë vesh. Pa më njoft fare mu ka. Do binte robt ai me vra njerëz! E pa si rob q**, pastaj kujt. Po janë karma e lale, janë kalamaj bythe…”.

Më tej Kamami i shkruan Aldo Xhikës duke i thënë se: “…janë 50 veta që do vdesin…”.

Sipas Kamamit, Andi Zylyfi ka qëndruar poshtë pallatit me armë dhe bënte horrin, pasi është djali i dajës së Erjon Alibej.

“…do i ket rrafë Gjelin najanit se ska mundësi tjetër. Paska qënë çuni i dajës së “Krymit”. Se po e japin lajmet. Poshtë pallatit me armë, epo në rrugë tu bë horrin.Palla si koqe ka***.E fluturojn me pras n’byth, edhe duhen parkexhu…”, i shkruan Kamami, Ado Xhikës.

Më tej biseda në “Sky” vijon mes tyre, ku sërish Kamami i shkruan Xhikës duke i thënë: “…se po vlon i gjithë Peqini dhe çfarë donin ato me armë ishin mirë me gjelat e detit…”.

“…Po ça thu, a tu ziii i gjithë Peqini! Ça thu, po vlon po vlon Peqini nga llafet hahahaha. Po çdonin, ato ishin mirë me gjela deti tu shit donin pushkaaaa këto rri eeee me gjela aty k**. Ato duen paksu tani, si qeka kot Kasati infrakt, gjuha mrena, si trondit veni.E pe tek kirrugjia vidjon, ça ulurimash…”.

Lidhur me këtë deklaratë të Mikel Kamamit, policia kriminale ka siguruar në Youtube një video ku shfaqen familjarët e Andi Zylyfit në spitalin e Elbasanit dhe dëgjohen fjalët: “…zgjohu se ske bërë asgjë, zgjohu…”.

Andi Zylyfi kishte ndëruar jetën nga 29 plagë tejshpuese të mara në trup.

Një ditë pas vrasjes së Zylyfit në 14 dhjetor 2019, Mikael Kamami i dërgon Ado Xhikës një foto lajmi me të dhënat e vrasjes së Zylyfit dhe shprehet se Erjon Alibej, “ja bani menjen pordhë dhe se do shpërthejë nusja e dajës së Erjonit duke i thënë: “…më vrave çunin…”.

Gjithashtu, Mikel Kamami i shkruan Ado Xhikës, duke i dërguar mesazhet si më poshtë vijon: “…kush ka ngec ka ngec, avjonin për Kanada bussnez klas edhe ok. Jo i shkreti më është dhimbsh shumë…”.

Po në datën 7 janar 2020, Mikael Kamami i ka shkruar mesazhe Ado Xhikës, duke i thënë se e ka mendjen akoma tek personi që ka ikur Kanada dhe shyqyr që mori avionin për Kanada.

Nga natyra e kësaj bisede kuptohet se bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Andi Zylyfi.

Ata kishin siguruar dhe një “Benz-Mercedes”, të cilin Talo Çela ja kishte marrë Nuredin Dumanit, dhe më pas mjeti është çuar në servisin e Dorjan Shkozës dhe prej këtej ka qenë beratasi Irfan Azizi, që e ka çuar makinën e servisin e tij në Poshnjë, duke e çmontuar totalisht. Për grupin, Irfan Azizi kishte marrë nofkën “Kasapi”, pasi ka çmontuar thuajse të gjitha makinat e përdorura në vrasje./OraNews

andi zylyfi erjon alibej talo Çela ardit uruçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj