Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet ndërsa janë zbuluae detaje se si anëtarë e këtij grupi kriminal i drejtoheshin njëri-tjetrit.
Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim. Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”.
Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe me pseudonimet "Gelsi", “Seriali” ose "Miki". ‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile.
Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.
altin morina TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombët...
Foto ilustruese TIRANË- Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administr...
ilir beqaj TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqë...
BERAT- Detaje të reja jane zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar në Berat me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pjes&...
Foto ilustruese TIRANË- Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një nd...
Vlora Cable VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni Ura ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. ...
Foto nga operacioni TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga operacioni Ura mes Shqipërisë dhe Italis&eum...
dumani TIRANË-Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga mediat se përse u la data e operacionit antidrogë pas 11 majit. Në p&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Emrat e disa prej personave të përfshirë ne grupin kriminal të shpërndarjes së drogës ...
Michele Carbone TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bash...