LIVE UPDATES
Aktualitet

60% e dosjeve në gjykata çështje pronësie, testamentet false që kanë prodhuar drama brenda familjes

Ai është edhe një formë “amaneti” i trashëgimlënësit, për të disponuar pasuritë atje ku ai dëshiron, sipas pjesëve që përcakton, arsyeve që dëshiron të listojë, por edhe në mënyrën dhe sipas ndarjes dhe kushteve që ai përcakton.

8 Janar 2025, 21:35 Nga E. D
60% e dosjeve në gjykata çështje pronësie, testamentet
foto ilustruese

TIRANË- Testamenti është i vetmi akt juridik, i cili hartohet gjatë gjallërisë së një personi, por efektet juridike fillojnë pas ndërrimit të jetës së trashëgimlënësit.

Ai është edhe një formë “amaneti” i trashëgimlënësit, për të disponuar pasuritë atje ku ai dëshiron, sipas pjesëve që përcakton, arsyeve që dëshiron të listojë, por edhe në mënyrën dhe sipas ndarjes dhe kushteve që ai përcakton.

Mbi 60% e konflikteve në gjykatë i zënë çështjet e pronësisë, bashkëpronësisë, trashëgimisë, pavlefshmëri të testamentit ose/dhe të dëshmisë së trashëgimisë, etj. Gjithashtu vërehet se konfliktet në gjykatë për çështjet e pronësisë po zhvillohen midis të afërmve dhe familjarëve, përkatësisht, prind – fëmijë, vëllezër-motra, si dhe të afërm të tjerë në lidhje gjaku ose në lidhje juridike, siç janë bashkëshortët.

‘Kemi një sërë shkeljesh që kanë krijuar kaos në gjykata. Kjo ka ndodhur qoftë për shkelje të noterëve që nuk e kanë kryer korrekt aktin, por edhe nga padijenia apo qoftë edhe nga padijenia ligjore të personave që kanë lëshur dëshmi trashëgime apo testamente’ u shpreh Arben Llangozi, avokat.

Shqipëria ishte i vetmi vend i bllokut socialist që me kushtetutën e 1976, ndaloi pothuajse 100% pronën private. Edhe ligjet pas viteve 90- të, siç ishte ligji 7501 dhe në pas në vitin 1993 ligji për kthimin dhe kompensimin e ish pronarëve, nuk e bëri më të lehtë tranzicionin e pronave. Madje ata kanë ndryshuar plot 130 herë.
‘Dhe në këtë aspekt jemi unik sepse ne fillimisht ndamë tokat tek kryefamiljarët për ti përdorur dhe më pas ajo që mbeti mund tu jepej ish-pronarëve, ndërsa vendet e tjera iu dha njëherë toka ish pronarëve dhe më pas iu dha atyre që e punon tokën’ u shpreh noterja, Elona Saliaj.

Në vitin 94 në kodin civil u saktësua trashëgimia që ndahet në dy pjesë: trashëgimi e përfituar nëpërmjet testamentit dhe trashëgimia ligjore që aplikohet në të gjitha rastet kur nuk ka testament.Në këto raste ligji përcakton, sipas një radhe të caktuar se si do të ndahet pasuria.

Deri në vitin 2013 ishte gjykata që lëshonte dëshmitë e trashëgimisë, dhe pas 2013 ky akt i rëndësishëm u ka kaluar noterëve. Por edhe pse kanë kaluar tre dekada që e njohim pronësinë private, në marrëdhëniet juridike ende ka paqartësi se si duhet ta trajtojmë pronën dhe në shumë raste ligji nuk është zbatuar mirë.

‘Kodi civil është shumë i mirë, por zbatimi gjithë këto vite i ndryshëm si nga gjykatat dhe noterët ka sjellë pasiguri tek qytetarët dhe në çdo rast ta kontestojnë testamentin’ u shpreh noterja, Elona Saliaj./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj