LIVE UPDATES
Aktualitet

61-vjeçarja humbi jetën në spitalin e Korçës, familjarët e viktimës: I dhanë vetëm një kokërr, i thanë ke ankth! Atë ditë kishte ditëlindjen, e prisnim me tortë

Vajza e Tatjana Dajkos u shpreh se nenë e sak vdiq për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e mjekëve. Ajo u shpreh se 61-vjeçarja vdiq ditën e ditëlindjes ndërsa ata do të prisnin tortën dhe të festonin. Vajza ka akuzuar bluzat e bardha se ata vranë nënën e tyre.

17 Gusht 2024, 12:45 Nga N.F
61-vjeçarja humbi jetën në spitalin e Korçës,
Vajza dhe djali i 61-vjeçares

KORÇË- Tre ditë më parë nje 61-vjeçare humbi jetën në spitalin e Korçës. Ndërkohë në lidhje me vdekjen e 61-vjeçares famijarët e saj kanë hedhur akuza pë bluzat e bardha. Vajza e Tatjana Dajkos u shpreh se nenë e sak vdiq për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e mjekëve. Ajo u shpreh se 61-vjeçarja vdiq ditën e ditëlindjes ndërsa ata do të prisnin tortën dhe të festonin. Vajza ka akuzuar bluzat e bardha se ata vranë nënën e tyre.


“Nëna jonë vdiq ditën e ditëlindjes do i prisnim tortën e ditëlindjes dhe na vdiq nga duart e mjekëve. Nuk kanë vrarë vetëm atë, na vranë edhe ne. Mos e pastë njeri fatin e nënës tonë, do e ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha vajza e 61-vjeçares, Klotina Topulli.

Ajo tregoi se si kishte përfunduar në spital me një shtrëngim në gjoks, por pasi i kishin vendosur një hapë në gojë, e kishin nxjerrë.

“E ka marrë mamin vëllai në 10 pa dhjetë e ka çuar në urgjencën e spitalit. Mami kishte shtrëngim të gjoksit dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë 1 qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 minuta shtrirë dhe i thanë ‘ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës’. U ul aty priti pak dhe i vajti te dera doktoreshës i tha ‘a do ma matni prapë tensionin?’ Ajo i tha; “ik se nuk ke asgjë! Ke ankth, stres,” tha vajza.

Më tej vajza e viktimes shtoi se pasi kanë dalë nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Pasi kanë mbërritur në shtëpi 61-vjeçarja është ndjerë akima më keq ndërsa është shprehur se është ndjerë edhe më keq pasi ka pirë ilaçin.

"E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu…morëm makinën tonë dhe e çuam. Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur. Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.


Duhet të marrë masat shteti. Mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë! Ishte 61 vjeçe, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë. Kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ja bënin. Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-ja tani? Pse nuk iu bë kur ishte e gjallë? Nuk i kanë bërë asgjë! E bënë më keq.”, tha e bija e viktimës.

Ndërkohë, Anil Dajko, djali i të ndjerës pohoi se nëna rrinte me të.

"E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja ‘më dhemb gjoksi dhe kurrizi’. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjilpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje. U ngritëm prapë dhe i tha mamaja; do më matni tensionin prapë?’. ‘Ik, Ik’, i thanë nuk ke gjë, një gjendje ankthi ke’.


Duke ardhur rrugës për në shtëpi më tha mua; po më zë më shumë tani, por do të më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda u këput.


Morëm ambulancën, pritëm të vinte, por pas 12 minutash na u tha; jemi në Bulgarec. Pastaj mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital. Te dera e spitalit i morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, që t’ja bënin shërbimet si vdiq. Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme? Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time. Asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime.”, tha i biri.

 

 

tatjana dajko korce

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj