LIVE UPDATES
Aktualitet

75-vjeçari e aksidenton me zetor, e lënduara me 12 brinjë të thyera shpallet fajtore

Traktori drejtohej nga një 75-vjeçar që nuk kishte leje drejtimi. Gruaja pësoi fraktura të shumta, përfshirë 12 brinjë të thyera dhe ndodhet ende në shtrat pas katër muajsh.

2 Tetor 2025, 22:42 Nga E. D
75-vjeçari e aksidenton me zetor, e lënduara me 12 brinjë
foto ilustruese

TIRANË- Në prill 2025, në fshatin Metoq të Sarandës, një grua u aksidentua rëndë nga freza e një traktori duke përfunduar në një kanal vaditës teksa ecte buzë rrugës. Traktori drejtohej nga një 75-vjeçar që nuk kishte leje drejtimi. Gruaja pësoi fraktura të shumta, përfshirë 12 brinjë të thyera dhe ndodhet ende në shtrat pas katër muajsh.

Bashkëshorti i saj pretendon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ngjarja është manipuluar nga ekspertët, të cilët sipas tij po përpiqen ta nxjerrin gruan fajtore. Dyshohet se eksperti autoteknik Andrea Baxheri ka shtuar gjurmë të një traktori tjetër në vendin e ngjarjes për të ndryshuar dinamikën e aksidentit.

Denoncuesi: Ka ndodhur një aksident në Pal në datën 11 prill 2025. Unë dua të të marr një informacion se nëna ime është gjetur në kanal në anën e karaxhatës. Tani, ku je bazuar ti që ke mbajtur këtë akt-ekspertizë?

Eksperti Andrea Baxheri: Ty njëherë, nuk të jap shumë llogari unë ty. S’kam lidhje me ty fare unë, unë kam lidhje me prokurorinë.

Denoncuesi: Pse nuk ke shkruar që nëna është gjetur në kanal?

Eksperti Andrea Baxheri: Po në kanal është gjetur ajo brenda në…

Denoncuesi: Ai zetori i parë që kishe shkruajtur e pa shumë mirë, i dyti pse e shtypi?

Eksperti Andrea Baxheri: Unë e kam shprehur të gjithë mekanizmin e ngjarjes në bazë të letrave.

Denoncuesi: Në bazë të letrave, po në çfarë fotosh u bazove? Ti ke vajtur ditën pas ngjarjes. Pas sa ditësh ke vajtur tek vendi i ngjarjes?

Eksperti Andrea Baxheri: Në mëngjes.

Denoncuesi: Me kë ke qenë atje?

Eksperti Andrea Baxheri: Me prokuroren, qe edhe një OPGJ, Ermali. Ke të drejtë të marrësh tjetër grup po qe që s’të pëlqen kjo ekspertizë, po normale që ç’do të të pëlqente… Unë aty e kam shprehur. Kjo ka qenë përballë zetorit. Aty e kam shprehur shumë mirë mekanizmin e ngjarjes. Kjo ka qenë përballë zetorit për nja 10 centimetra…

Denoncuesi: Po zetorin që ka dalë nga rruga, pse nuk  e ke shprehur? Zetori ka dalë jashtë rruge, e ka goditur dhe e ka hedhur në kanal, s’është se ishte brenda në rrugë dhe e goditi në rrugë, ishte në anë të rrugës, s’kishte trotuar, ishte në anë të karaxhatës.

Ndërkohë, eksperti mjeko-ligjor e ka klasifikuar aksidentin si “me dëmtime të lehta”, pavarësisht gjendjes së rëndë të zonjës.

Bashkëshorti i së aksidentuarës: Ti ke bërë një akt mjeko-ligjor për një aksident, e ke nxjerrë me dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën kur ndërkohë ajo ka 12 brinjë të thyera dhe tre tuba në mushkëri.

 Eksperti mjeko-ligjor: Po.

Bashkëshorti i së aksidentuarës: Me një fjalë, aktin, që ke bërë ti, është bërë sikur s’është goditur nga traktori, por ndonjë gjë kështu.

Eksperti mjeko-ligjor: Nuk kam thënë që nuk është…, unë, atë zonjën, nuk e kam parë. Kam shqyrtuar kartelën që më ka vënë në dispozicion prokuroria edhe unë kam punuar në bazë të kartelës së prokurorisë.

Bashkëshorti i së aksidentuarës: Ti e ke bërë “dëmtim jashtë rrezikut për jetën”, kurse doktori e mbajti 10 ditë në Tiranë dhe më tha, “nuk mund të të them, që është jashtë rrezikut për jetën”….

Eksperti mjeko-ligjor: Më kupto! Unë kam shqyrtuar një dokumentacion që më ka vënë në dispozicion prokuroria. Në qoftë se, për këtë ka një dokumentacion tjetër, ajo bëhet shtesë…,e bën prokuroria atë, nuk shkruaj unë. Shiko si funksionojnë këto gjëra! Mua prokuroria më solli një kartelë prokuroria… Në qoftë se ju i keni ato disqet të tëra, i kërkoni ato, edhe unë nuk them, mua thjesht ma kërkon prokurori, ma lexo pak këtë…

Bashkëshorti i së aksidentuarës: Po ata disqet që pe?!

Denoncuesi: Me ata që pe, 12 brinjë të thyera, 3 brinjë të futura në mushkëri, 3 brinjë ishin të thyera 4 herë, shpatulla e thyer. Nëna ime ka qenë 12 ditë në Tiranë dhe ka ndenjur 20 ditë këtu.

Rasti i denoncuar në emisionin “Stop” dhe kërkohet ndërhyrja e prokurores Hava Memko për të urdhëruar një riekspertim autoteknik dhe mjeko-ligjor, si dhe hetim mbi dyshimet për manipulim të provave./TvKlan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj