LIVE UPDATES
Aktualitet

8 projektet e reja me kulla deri në 65-100 kate në horizontin e Tiranës

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

4 Gusht 2024, 07:57 Nga I.A
8 projektet e reja me kulla deri në 65-100 kate në horizontin e
Foto Ilustruese

TIRANË- Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen. Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit..

Nga lejet e KKT-së, me më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial me 27 kate në zonën e Kasharrit.

Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet do të bëhet më e larta në Tiranë.

Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi.

Në qershor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt-ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Projektet e reja do të zhvillohen mbi truallin e disa ndërtesave shtetërore. Në to do të përfshihet ngritja e kullave nga 35 deri në 41 kate që do të shërbejnë për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit. Sipas dokumentit, një prej pronave që do të zhvillohet është ajo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m² pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit.

Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Projektimi është për një zhvillim shumëfunksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500 m²

Një tjetër projekt është Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqja trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. “Asim Vokshi”.

Një tjetër projekt është Zona e Zhvillimit Multifunksional. Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m². Parashikohet Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi shumëfunksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m² dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000 m².

Marrë nga Monitor.al

mount tirana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj