LIVE UPDATES
Politike

"800 mijë euro mallra luksi, fatura fiktive, para në kasafortë..."/ Klodiana Lala shpjegon "goditjen" e SPAK ndaj Veliajt: Ajola Xoxa ka një akuzë më shumë se bashkëshorti i saj

Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi akuzat e SPAK ndaj Veliajt, bashkëshortes Arjola Xoxa dhe bashkëpunëtorëve të tij. 

10 Shkurt 2025, 21:12 Nga E. D
"800 mijë euro mallra luksi, fatura fiktive, para në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga arrestimi i Erion Veliajt. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi akuzat e SPAK ndaj Veliajt, bashkëshortes Arjola Xoxa dhe bashkëpunëtorëve të tij. Lala u shpreh se bashkëshortja e Veliajt ka mbërritur pak më parë në Rinas dhe është shoqëruar në banesën e saj ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës. Lala gjithashtu tha se Xoxa ka një akuzë më shumë se bashkëshorti i saj.

Gazetarja tha gjithashtu se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka dhënë leje ndërtimit për biznesmenë dhe ata në këmbim kanë kaluar në kompani të Ajola Xoxës shuma parash, kanë paguar pushime, kanë sponsorizuar aktivitete, kanë firmosur fatura fiktive. Lala theksoi se ka shpenzuar 860 mijë euro vetëm për blerje online, mallra luksi, rroba, etj. Lala gjithashtu se biznemseni Elman Abule, është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash nëpërmjet kompanisë Rametal. Sipas saj Abule, ka kaluar shuma të konsiderueshme në kompanitë e Ajola Xoxës.

"Zoti Veliaj është arrestuar me vendimin e GJKKO për dyshimin e dy veprave penale, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Agjentët e BKH kanë mbërritur në Bashki, kanë bërë me dije se ka urdhër arresti dhe të kontaktonte me avokatët. Është dërguar në bllokun e sigurisë. Veliaj nuk ka reaguar dhe ka ndjekur hetuesit. Bashkëshortja e Veliajt ka mbërritur pak më parë në Rinas dhe është shoqëruar në banesën e saj ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës. Ajo ka një akuzë më shumë se bashkëshorti i saj.

Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka dhënë leje ndërtimit për biznesmenë dhe ata në këmbim kanë kaluar në kompani të Ajola Xoxës shuma parash, kanë paguar pushime, kanë sponsorizuar aktivitete, kanë firmosur fatura fiktive. Zonja Xoxa ka shpenzuar 860 mijë euro vetëm për blerje online, mallra luksi, rroba, etj.

Është arrestuar biznemseni Elman Abule, dyshohet për pastrim parash nëpërmjet kompanisë Rametal. Veliaj thotë hetimi, ka ideuar një skemë që ka patur si qëllim pasurimin e tij dhe familjarëve.  Abule, ka kaluar shuma të konsiderueshme në kompanitë e Ajola Xoxës.

Në lidhje me buznesmenët, e gjithë elita ekomoiike, Gentian Sula, i kompanisë AgiKons, që dyshohet për korrupsion, ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera nga Bashkia e Tiranës, në këmbim ka dhënë para dhe një vilë në emër të Ajola Xoxës, vila është sekuestruar. Është Shkëlqim Fusha, ndër biznesmenët më të mëdhenj në vend, për të cilin pati një ligj preferencial. Bëhet fjalë për Fatmir Bektashin që del edhe në rastin e Berishës. Del është këtu që ka marrë leje ndërtimi. Janë edhe Sokol Kryezia, dhe Neriman Palushi. Këta janë në masë detyrim paraqitje. 

Sipas prokurorisë nga 11 muaj hetime, që nisi mbi bazën e një personi të vetidentifikuar si Nesti Angoni, ka patur informacion të detajuar, mendohet te jetë njeri shumë afër zotit Veliaj. Kam thënë që SPAK ka marrë në Sky Tower, veshje të Ajola Xoxës. Shumëkush e pa me dyshim këtë. Zonja Xoxa ka shpenzuar afro 200 mijë euro në vit për mallra luksi. Dyshohet se janë të dhëna nga biznesmenët që kanë marrë tendera dhe leje. Këto janë gjurmuar përmes Tax Free dhe kartave. Gjatë kësaj periudhe prokurorët kanë sekuestruar fatura fiktive dhe kryesisht janë bërë nga Elman Abule.

Vetëm vendimi për caktimin e masës së sigurisë, shkon te 300 faqe. Gjykata ka marrë kohë 2 javë. Është ndër dosjet më voluminoze, janë pyetur biznesmenë, punonjës të kompanive dhe OJF, është hetim i detajuar. Kjo është maja e ajsbergut të asaj që dinë. Janë gjurmuar kartat dhe shpenzimet jashtë vendit, që nuk janë paguar nga cifti Veliaj por nga biznesmenë me lidhje klienteliste. Sa i përket biznesmenit Fusha, ka patur edhe hetim tjetër, për zyrtarë të lartë të Bashkisë që i ka financuar për udhëtim jashtë vendit.

Veliaj i ka kundërshtuar akuzat.

Ajo që më bëri përshtypje, lidhet me faktin pse gjykata ka marrë kaq shumë kohë për të arsyetuar vendimin, sepse kërkesa ishte dërguar 17 ditë përpara. Në protokollin e gjykatës së posaçme, ka vajtur para 17 ditësh. Dje ka dalë vendimi i gjykatës dhe sot është ekzekutuar vendimi. I është vënë në dispozicion Veliajt.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime për një skemë të mirëfilltë korruptive, përfshin njeriun dy të mazhorancës, që mund të pasonte Ramën, ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Ne ishim në emisionin tuaj dhe thashë nëse SPAK nuk e kalon këtë test do të ishte pikëpyetje e madhe. Sot jemi në situatë tjetër. U qëndroj besnike vetëm fakteve dhe provave. Sot për të konfirmuar arrestimin është dashur një orë, sepse institucionet heshtin.

Kur u kqyr kasaforta që sipas SPAK është e Ajola Xoxës, rezulton se janë gjetur pak a shumë 150 mijë euro. Xoxa është kthyer nga Roma, ku ka qenë në një ditëlindje të një artisti është kthyer sapo është informuar. Xoxa është në arrest shtëpie sepse ka një fëmijë të mitur dhe nuk shkojnë dot të dy bashkëshortët.

Deri në këto momente nuk ka masë sigurie për vëllain e Erion Veliajt, por është hetim voluminoz dhe duhet pritur. Është hetim që ka prekur zotin Veliaj, njeri shumë i rëndësishëm i politikës, por goditja vjen edhe para zgjedhejve parlamentare. Pak ditë më parë Rama foli për lokomotivë të PS, sot e ka në burg", tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj