LIVE UPDATES
Aktualitet

84 ngarkesa toksike u nxorën nga portet shqiptare gjatë 2 viteve të fundit/ Drejtori ekzekutiv i BAN: Si i identifikuam kontenierët e nisur drejt Tajlandës

Sipas informacioneve nga BAN, ky nuk është rasti i parë i dyshuar për mbetje toksike nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë.

19 Shtator 2024, 20:47 Nga r.ll
84 ngarkesa toksike u nxorën nga portet shqiptare gjatë 2 viteve
jim pucket

TIRANË- Në fillim të gushtit 2024, Shqipëria do të ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për shkak të dyshimeve për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës dhe Kinës. Fillimisht alarmi u dha nga organizata ndërkombëtare mjedisore, Basel Action Network me qendër në Basel.

Eksporti i mbetjeve toksike në mënyrë të paligjshme rrezikon të kthehet në një boomerang për Shqipërinë sepse përveç faktit që mbetjet toksike do të rikthehen në Portin e Durrësit, nga ana tjetër cenohet rëndë imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Por a janë prodhur këto mbetje vetëm në vëndin tonë apo kanë ardhur në mënyrë të paligjshme?

Sipas informacioneve nga BAN, ky nuk është rasti i parë i dyshuar për mbetje toksike nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë. Për “Vetting”, drejtori ekzekutiv i BAN, Jim Puckett u shpreh se një dërgesë me mbetje të rrezikshme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave Kineze në Fangcheng.

Sipas Jim Puckett “fillimisht dëgjuam për mbetjet nëpërmjet sinjalizuesit tonë në faqen tonë të internetit”. “Zotëria, besoj se ishte zotëri na kontaktoi në mënyrë që mos të zbulohej se kush ishte ai vetë, por kishte informacione për eksportin e paligjshëm të mbetjeve nga Shqipëria. Ai kishte informacion për ne në korrik 2024, ai nuk ishte në gjendje të na tregonte për sa kohë po ndodhte kjo dukuri, por ishte në gjendje të na tregonte se ishte bërë një dërgesë e mëparshme, një dërgesë shumë e madhe prej 115 kontenierësh, të cilët shkuan në Kinë.”

Autoriteti Portual në Singapor ka bllokuar ngarkesat e nisura nga Shqipëria dhe pritet që këto ngarkesa të rikthehen në Durrës në muajt në vazhdim, të cilat dyshoheshin se kishin si destinacion Tajlandën.

“Vetting” ka kryer një investigim që hedh dritë mbi të gjithë aktorët e përfshirë në trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Për herë të parë zbulohet fakti se eksporti i mbetjeve, duke përfshirë edhe mbetjet e rrezikshme nga portet shqiptare ka ndodhur 84 herë gjatë dy viteve të fundit me autorizimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Mirela Kumbaros.

Madje, në shumë raste këto mbetje kanë kaluar tranzit nga Shqipëria, duke vendosur në pikëpyetje shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare.

Sipas ish-zëvendësdrejtorit të Forcave detare Artur Meçollari “Jemi në kushtet që është cënuar siguria e Portit të Durrësit, pra është cënuar siguria e portit të Durrësit, kemi cënim të mjedisit, të jetës dhe të shëndetit dhe si e tillë, duhet që të trajtohet si një kërcënim i sigurisë kombëtare”

Në fillim, BAN ka ngritur shqetësimin për dy anijet e firmës “MAERSK”, e cila kishte marrë përsipër transportin e tyre drejt Tajlandës me ngarkesë totale 800 ton. Sipas informacioneve paraprake, në fillim të muajit korrik 41 kontenierë të kompanisë MSC janë ngarkuar në anijen “Contship Voë”, e cila disa ditë më vonë i ka shkarkuar në portin e Triestes te anija Maersk Campton.

Nga verifikimet paraprake, të dyja anijet “MAERSK” rezultonin në pronësi të kompanisë “Zodiac Maritime”. Fillimisht “Vetting” kontaktoi “Zodiac Maritime”, e cila deklaroi se këto anije përdoren nga kjo e fundit, por që në këtë rast ishin nënkontraktuar nga “MAERSK”.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, përfaqësuesi i zyrës së shtypit të “MAERSK”, Pavl Rasmussen deklaroi se përsa i përket rastit në fjalë ka informacione të pasakta të shpërndara në media.

Për “Vetting”, Rasmussen deklaroi se dy anijet janë të marra me qira, që do të thotë se nuk janë në pronësi të kompanisë “Maersk”, por anijet janë regjistruar në flotën tonë që u shërben klientëve tanë.

“Për çdo informacion shtesë në lidhje me kontenierët, unë do t’i referohem kompanisë “MSC”, të cilës ne po i mbajmë kontenierët në mungesë të saj”, tha Rasmussen në përgjigjen e tij me e-mail./BalkanWeb

mbetjet e rrezikshme jim puckett

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj