Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Absurdi në Shijak/ Vijat e bardha për këmbësorët të çojnë në një mur (VIDEO)
Kjo pasi nga njëra anë e rrugës vijat përfundojnë direkt në një mur rreth 50 cm të lartë, që rrethon një lulishte, duke e bërë të pamundur përdorimin e vendkalimit nga këmbësorët. Nga ana tjetër e rrugës ndodhet një segment i dedikuar për qarkullimin e automjeteve.
30 Maj 2025, 11:06Nga I.A
All - Paragraf - 1
SHIJAK- Një situatë e pazakontë ka ndodhur me shtrimin e vijave të bardha për këmbësorët në në bashkinë e Shijakut. Sipas denoncimit të JOQ Albania, vijat e bardha janë shtruar në këtë bashki, në një vend ku është e pamundur që të përdorën nga qytetarët.
Kjo pasi nga njëra anë e rrugës vijat përfundojnë direkt në një mur rreth 50 cm të lartë, që rrethon një lulishte, duke e bërë të pamundur përdorimin e vendkalimit nga këmbësorët. Nga ana tjetër e rrugës ndodhet një segment i dedikuar për qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët ngrejnë shqetësimin se ky vendkalim jo vetëm që nuk u shërben qytetarëve, por rrezikon edhe sigurinë e tyre, pasi krijon konfuzion dhe i ekspozon ndaj rrezikut nga mjetet në lëvizje.