LIVE UPDATES
Aktualitet

AFERA BANKERS/ Bolv Oil, Alb Star e Phoenix, kush janë përfituesit e parave që duhet të ishin në arkën e shtetit

Tani që Prokuroria e Fierit ka ngritur zyrtarisht aktakuzat për mashtrim me TVSH-në, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash – është koha të hetohet jo vetëm “Bankers”, por edhe ata që përfituan përmes saj.

3 Korrik 2025, 20:12 Nga M.B
AFERA BANKERS/ Bolv Oil, Alb Star e Phoenix, kush janë përfituesit e
Foto ilustruese

TIRANA- Skandali i “Bankers Petroleum” është kthyer në një "manual" zhvatjeje të shtetit. Kjo kompani për 2 dekada shiti 532 mld lekë naftë, ndërsa shtetit i ka paguar "plot" asnjë qindarkë në taksa. Kështu është kthyer në skemën më të hapur të fshehjes të të ardhurave dhe të zhvatjes së shtetit dhe aseteve kombëtare. Ndërsa hetimet për të gjetur përgjegjësit ende vazhdojnë, duket se "shenjat" e abuzimit ishin thënë prej kohësh...

Që në vitin 2018, në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, shkruhej se Bankers nuk po derdhte tatime në buxhetin e shtetit. Edhe atëherë ishte e qartë se kompania deklaronte shpenzime të fryra dhe deri në atë kohë kishte shmangur pagesën e 60 milionë dollarëve tatim mbi fitim. Kompania fshihej pas pretendimeve se dilte me humbje. Por këtë gjë nuk e kishte konstatuar as AKBN dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 

Por kush janë përfituesit?

Ndër vite, nëpërmjet kontratave nënkontraktuese, miliona euro kanë kaluar tek Simmons, Phoenix, "Albstar" e Idajet Ismailajt, "Bolv Oil" në pronësi të Behar Çukajt, Q.Sinaj, Western Atlas, Smape, etj. Në vitin 2016, në median "BIRN" u publikuan raportet e ekspertëve që kishin kontrolluar shpenzimet e Bankers, duke listuar kështu përfituesit kryesore dhe shkeljet e bëra nga kompania, të cilat u mohuan kategorikisht teksa vit pas viti pretendonin se kishin humbje. 

KOMPANITË DHE ABUZIMET

Crosco

Crosko është një kompani kroate e cila ofron shërbime shpimi. Ajo e fitoi kontratën me një tender në prill 2009 dhe vetëm për vitin 2011 u pagua 17.2 milionë dollarë. Por në vitin 2011, kontrata me Crosco u shtua në volum dhe kjo u bë pa tender tjetër. Bankers deklaroi para ekspertëve se në atë kohë nuk besonte se një tender do të sillte çmime më të ulëta.

Phoenix

Phoenix është një kompani tjetër shpimesh. Ajo fitoi fillimisht një kontratë në vitin 2008 përmes një procesi tenderimi, por vijoi punën pasi kontrata fillestare përfundoi dhe Bankers argumenton se kjo qe zgjidhja më e mirë në atë kohë. AKBN argumenton se kostot e kësaj kompanie, 16.9 milionë dollarë vetëm në vitin 2011, nuk duhet të njihen për shkak se u përfituan pa garë. AKBN hedh poshtë pretendimin e Bankers për vijimin e punës me këtë kompani duke argumentuar se programi i shpimeve të kësaj kompanie në vitin 2011 qe shumë më i madh se sa në vitin 2008 dhe se rrjedhimisht, edhe interesi i kompanive të tjera mund të qe i lartë në rast se do të zhvillohej një tender.

Albstar

Kontratat e Bankers me kompaninë shqiptare Albstar, e cila ofron punime civile si rrugë etj., ishte më e debatueshmja. Albstar nisi të punojë me Bankers fillimisht në vitin 2004 me një kontratë 15 mujore, e cila u zgjat në vijimësi. Bankers u justifikua me faktin se nuk kishte arsye që të ndryshonte kompani për shkak se aktualja kishte eksperiencë. Por fakti që punimet civile nuk konsiderohen si punime specifike të naftës bëri që AKBN ta rrëzojë pretendimin me argumentimin se në Shqipëri ka 1,951 kompani ndërtimi dhe vetëm në qarkun e Fierit ka 111 kompani të tilla.

Bolv-Oil

Kompania e transportit të naftës Bolv-Oil ka punuar me Bankers që nga viti 2008 fillimisht si fituese tenderi dhe më pas, me zgjatje kontrate vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo qe zgjidhja më ekonomike për të. Vetëm gjatë vitit 2011, kontrata e kompanisë me Bankers qe me vlerën 10.1 milionë dollarë.

Tea-Co është një kompani tjetër transporti që fitoi një kontratë trevjeçare në vitin 2008, në bazë të konkluzionit të një tenderi të zhvilluar që në vitin 2005. Bankers pretendon se kontrata me të qe për shkak se nuk ishin në gjendje të identifikonte operatorë të tjerë në treg të aftë për të ofruar kamionë me vakum. AKBN i hedh poshtë këto pretendime duke argumentuar se Bankers nuk ka asnjë provë për zhvillimin e një tenderi dhe se i vetmi dokument për këtë kompani është një memorandum i brendshëm.

Q.Sinaj

Kompania Q.Sinaj ofron shërbime transporti lëngjesh të tilla si heqja e ujit të ndotur, kamionë me presion dhe transportim me tanker. Kjo kompania ka punuar me Bankers që nga viti 2004, fillimisht me një kontratë gjashtëmujore ndërsa kontrata u shty vazhdimisht. Bankers pretendon se kjo kompani ka marrë pjesë në një tender në vitin 2008 ku humbi, ndërsa një tender në vitin 2009, u konfirmua fituese krahas Bolv-Oil. 

Western Atlas

Kjo është një kompani tjetër, e cila ofron shërbime elektrike dhe shërbime shpimi me përdorim eksplozivësh. Ajo filloi të punojë për Bankers në vitin 2008 pas një tenderi për “shërbime të ndryshme në fushën e naftës”. Bankers pretendonte se puna e kësaj kompanie është tepër teknike dhe se ajo beson se kjo është kompania e vetme e aftë për punë të tilla në Shqipëri. AKBN nuk ishte e aftë ta vërtetonte këtë pretendim.

Smape

Smape është një kompani që ofron shërbime tubash të gjatë. Bankers filloi të përdorte shërbimet e kësaj kompanie më 2011, fillimisht në shkallë të vogël në formë testi, por kostoja e kontratës u rrit në mënyrë të papritur në 2 milionë dollarë. Më pas, kompania mori pjesë në një tender dhe e fitoi. AKBN thotë se në fakt Bankers kishte për detyrë që të kryente tender që në fillim dhe argumenton se nuk kishte arsye që kontrata të ofrohej fillimisht pa tender.

Edhe pse kishte kompani të tjera, edhe pse duhet të bënin tendera, sërish dukej sikur Bankers kishte krijuar realitetin dhe rregullat e saj të lojës. Pak nga pak, thuri një skemë perfekte për të fituar sa më shumë. Deri më tani Prokuroria ka arritur që të zbulojë se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, pra nga të lartpërmendurit.

Por ka diçka që nuk është zbuluar ende pas 20 vitesh mashtrim! Ku janë paratë? Ku kanë përfunduar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për të rritur pensionet? Në cilat llogari kanë përfunduar? Si janë konvertuar? Në pasuri të paluajtshme, apo kanë gjetur një tjetër mënyrë për t'i futur në treg dhe për ti pastruar nga gjurmët e naftës së nëntokës shqiptare? 

Nuk janë pak para! Bëhet fjalë për një kompani që nxori 532 miliardë lekë naftë dhe s'ka paguar asgjë! Tashmë "topi" është tek drejtësia, e cila duhet të shpojë thellë nëntokë për të gjetur paratë./ Zëri.ai

bankers petroleum

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj