LIVE UPDATES
Aktualitet

Aflatoksinë kancerogjene në qumështin në Vlorë/ Resuli: Deklarata e dy shoqërive të përpunimit e njëanshme, presion i ushtruar nga Ministria e Bujqësisë

Resuli thekson në fund të postimit se në vend që këto shoqata duhet që të kërkonin llogari për këtë gjë, ato kanë zgjedhur që të bëhen zëdhënëse të institucioneve dhe të justifikojnë situatën alarmante të pasigurisë ushqimore.

26 Prill 2025, 19:20 Nga I.A
Aflatoksinë kancerogjene në qumështin në Vlorë/ Resuli:
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar deklaratën e përbashkët të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit, pasi AKU zbuloi në Vlorë se në qumsht kishte aflatoksinë kancerogjene. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli thekson se kjo deklaratë e përbashkët është e njëanshme.

Ndërkohë që ka ngritur shqetësimin se deklarata vjen pas një presioni të ushtruar nga Ministria e Bujqësisë. Resuli thekson në fund të postimit se në vend që këto shoqata duhet që të kërkonin llogari për këtë gjë, ato kanë zgjedhur që të bëhen zëdhënëse të institucioneve dhe të justifikojnë situatën alarmante të pasigurisë ushqimore.

Postimi i Plotë:

Reagim si konsumator ,baba qe po rris femijen në ketë vend por dhe si njohës i mire i fushes , ndaj deklaratës së përbashkët të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit. Deklarata e publikuar më 26.04.2025 nga Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit, në vlerësimin tim teknik dhe realist, është e njëanshme, jo korrekte dhe reflektim i qartë i një presioni të ushtruar nga Ministria e Bujqësisë dhe autoritetet vartëse të saj, dhe jo rezultat i një shqetësimi të vërtetë të konsumatorëve. Kjo deklaratë, për fat të keq, nuk bazohet në të dhënat e vërteta dhe nuk respekton as përgjegjësinë që i takon industrisë dhe blegtorisë shqiptare për transparencë dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Faktikisht, vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me shkresë zyrtare ka konfirmuar se 8 mostra të analizuara për vitin 2025, disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, kanë rezultuar jokonforme për prani të aflatoksinës M1. Aflatoksina M1 është një substancë kancerogjene e njohur ndërkombëtarisht, e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të kancerit të mëlçisë. Në këtë kontekst, deklarimi publik se "nuk ka çështje të hapur" është një manipulim i rëndë i realitetit dhe një tentativë për të minimizuar një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Në vend që të kërkonin llogari nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU për faktin se lejohet hyrja në Shqipëri e misrit të importuar nga Serbia me nivele të larta të aflatoksinës, shoqatat kanë zgjedhur të bëhen zëdhënëse të institucioneve dhe të justifikojnë një situatë alarmante të pasigurisë ushqimore. Është për të ardhur keq që në vend që të mbrojnë fermerët shqiptarë dhe prodhimin vendas, përmes kësaj deklarate shohim një përulje dhe një përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Është e rëndësishme që publiku të dijë se qumështi i blegtorëve shqiptarë, sipas monitorimeve të rregullta gjatë gjithë vitit 2024 nga kampionimi sipas planit kombetar , nuk rezulton të jetë i ndotur me aflatoksinë M1. Problemi i aflatoksinës shfaqet kryesisht në qumështin që përpunohet dhe ambalazhohet në kuti, ku një pjesë e industrisë përdor qumësht të importuar nga Serbia dhe rajoni, me cilësi të dobët dhe me përmbajtje të lartë toksinash, përfshirë aflatoksinat. Në këtë mënyrë, duke mbledhur "plerat" e botës, këto kompani nuk bëjnë tjetër veçse ambalazhojnë ndotje në kutitë e qumështit që hidhen në tregun shqiptar.

Në këtë situatë, detyrimi i Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit për të nënshkruar një deklaratë që shtrembëron realitetin është i turpshëm dhe i dëmshëm. Në vend që të kërkonin forcimin e kontrolleve, ndalimin e importit të misrit të ndotur dhe rritjen e mbështetjes nëpermjet subvencionimit për prodhimin vendas të sigurt, ata kanë zgjedhur të heshtin përballë një rreziku të dokumentuar dhe të mbulojnë përgjegjësitë reale të institucioneve dhe industrisë.

Siguria ushqimore nuk mund të jetë çështje deklaratash të zbrazëta. Ajo është çështje faktesh laboratorike, ndershmërie ndaj konsumatorit dhe mbrojtjeje reale të shëndetit publik. Çdo përpjekje për të minimizuar apo relativizuar rrezikun e aflatoksinës është një tradhti ndaj besimit të qytetarëve shqiptarë, ndaj fermerëve të ndershëm dhe ndaj të ardhmes së sigurisë ushqimore në vendin tonë.

ervin resuli aku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj