LIVE UPDATES
Aktualitet

Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet Stambolli, kur pritet të rifillojë?!

Që nga e shtuna e datës 6 dhjetor, avionët e kompanisë nuk janë ngritur asnjëherë nga toka. Ndërsa në sistem biletat filluan të shiteshin duke filluar nga e marta (9 dhjetor), agjencitë e udhëtimit u njoftuan në moment të fundit që nuk do të ketë fluturime gjatë gjithë kësaj jave.

10 Dhjetor 2025, 13:03 Nga M.L
Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet
Foto ilustruese

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë këtë javë drejt Stambollit.

Që nga e shtuna e datës 6 dhjetor, avionët e kompanisë nuk janë ngritur asnjëherë nga toka. Ndërsa në sistem biletat filluan të shiteshin duke filluar nga e marta (9 dhjetor), agjencitë e udhëtimit u njoftuan në moment të fundit që nuk do të ketë fluturime gjatë gjithë kësaj jave.

Kjo bëri që shumë udhëtarë që kishin fluturime tranzit përmes Stambollit, të drejtoheshin në Prishtinë ose në Podgoricë, duke pasur kosto shtesë të udhëtimit deri në aeroportet e vendeve fqinjë. Ndërsa ata që kishin prerë biletat deri në Stamboll, teorikisht duhet të rimbursohen për kostot e biletave.

Burime nga Air Albania, thanë se pritet që fluturimet të rifillojnë të shtunën, por kjo mbetet sërish për t’u konfirmuar. Në faqe, kompania tregton bileta duke filluar nga dita e premte, me një fluturim në orën 18.20, ndërsa nga e shtuna janë dy fluturime në ditë, në orën 7:00 të mëngjesit dhe në 18:20 pasdite.

Burime nga Tirana International Airport thanë për “Monitor” se “Nuk kemi informacion nga Air Albania për ndërprerje. Ne jemi lajmëruar vetëm në rastet e anulimeve në mënyrë që të bëhet njoftimi i pasagjerëve”.

Kaosi me udhëtimet me Air Albania ka lënë vetëm një kompani që kryen fluturimet drejt këtij shteti, “Pegasus Airline”, që fluturon një herë ose dy herë në ditë, në varësi të kërkesës. Ndonëse përgjithësisht ku është një operator me kosto të ulët, biletat janë shtrenjtuar për ditët në vijim në 70-100 euro në një drejtim (pa valixhe), nga rreth 40-50 euro që i gjeje më parë. (në janar, vajtja vijon të jetë 40 euro, pa valixhe).

Air Albania përballonte një fluks të lartë të udhëtimeve drejt Stambollit me dy deri në tre fluturime në ditë, si për lidhje direkte për ata që udhëtojnë për tregti, turizëm e të tjera, ashtu dhe për faktin që aeroporti më i madh i Europës është një nyje e rëndësishme e tranzitit me gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.

Problemet me operatorit kanë filluar pasi Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania dhe prej një javë nuk mundëson as shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania.

Në mes të muajit nëntor, në një njoftim të publikuar në Platformën Turke të Transparencës Publike (KAP), Turkish Airlines deklaron: “Bordi ynë ka vendosur të shesë të gjithë pjesëmarrjen në Air Albania SHPK, në të cilën kompania jonë zotëron 49%. Zhvillime të rëndësishme do të ndajmë së shpejti me investitorët.”

Në vitin 2023 “Air Albania”, arriti të ishte operatori i dytë më i madh në vend, me 7% të tregut. Por, në vitin 2024 zbriti në vend të tretë, me një peshë prej 3.4% sipas numrit të pasagjerëve. Dominimi më i lartë i kompanisë u shënua në 2021-n, ku arriti të marrë 18% të tregut.

Më pas, Konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.

Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.

Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje të larta, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar.

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA. Kryeministri Rama tha një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA se.

“Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë. Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane ‘Delta’ për të filluar fluturimet direkte nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë. Ne po bëhemi gati të hapim edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon.

Është bërë e tillë edhe për fluturimet transoqeanike dhe nga ana tjetër jemi duke diskutuar me kompaninë Air Albania, për të mundësuar më në fund një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania. Fluturimin e parë kur do të ndodhë nuk jua them dot, por kur të ndodhë do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork” tha në atë kohë kryeministri Rama (26 Tetor 2024).

Në vend që të zgjerohej, kompania vetëm ka tkurrur udhëtimet. Një muaj më parë u mbyll linja drejt Milanos, tashmë dhe Stambolli nuk dihet se kur do të rifillojë./ Monitor

air albania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj