LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe një grua! Makinat përplasen 'kokë më kokë' dhe shkatërrohen plotësisht, 2 të plagosur rëndë

• 3 viktima dhe 2 të plagosur, ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Urës së Çerenecit. • 2 viktimat janë vëllezër, të identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi dhe një grua, Lulzime Istrefi. • 4 persona janë të plagosur, emrat e të cilëve janë Mërgim dhe Edison Lazri, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi. • Deri më tani raportohet se makinat janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht. Sakaq në aksin rrugor shihet se rruga ka mungesë ndriçimi e po ashtu, shkak që mund të ketë ndikuar edhe në aksident, mendohet se është edhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJET/ Benzi i preu rrugën makinës me targa angleze, si ndodhi aksidenti me 3 të vdekur në Rrugën e Arbrit

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe
Pamje nga aksidenti

DIBËR- Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur në rrugën e Arbrit që shkakoi 3 viktima dhe 4 të plagosur. Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes vihet re se mjeti tip Mercedes Benz 240 ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë me rastin e ndërrimit të viteve.

Por pikërisht në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip "Mercedez Benz" me targa angleze. Si pasojë e shpejtësisë, përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

Përplasja ndërmjet makinave ka qenë aq e fortë saqë mjeti është ndarë më dysh. Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi. Por edhe shpejtësia e lartë mendohet se ka qenë një prej shkaqeve të aksidentit të ndodhur. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

3 VITE ME PARE

Aksidenti i Dibrës, Policia zbulon detajet e para: 3 të vdekur, 4 të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe
Foto ilustruese

DIBËR- Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Rrugën e Arbrit. Policia e Shtetit bën me dije se dy nga viktimat janë vëllezër dhe janë identifikuar si Kujtim Istrefi, Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës', janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,"-bën me dije Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen. 

3 VITE ME PARE

Rëndohet bilanci i aksidentit në Dibër, një grua vdes rrugën për në spital 

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe
Pamje nga aksidenti

DIBËR- Rëndohet bilanci i aksidentit në Dibër, një grua vdes rrugën për në spital. Deri më tani nuk dihet identiteti i saj, por nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme, kanë ndërruar jetë në vend edhe dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim dhe Murat Istrefi.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Identifikohen viktimat e aksidentit në Dibër, humbin jetën 2 vëllezër

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe
Pamje nga aksidenti

DIBËR- Identifikohen viktimat e aksidentit në Dibër, humbin jetën 2 vëllezër. Viktimat janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi, nga Maqellara, të cilët qarkullonin në një prej mjeteve që u përplasën kokë më kokë. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me emrat e të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore. 

3 VITE ME PARE

FOTO+VD- Dalin pamjet nga aksidenti në rrugën e Arbrit, 2 të vdekur, ende s'dihen identitetet

Aksident në Rrugën e Arbrit, vdesin 2 vëllezërit dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIBËR- Dalin pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur aksidenti që shkaktoi 2 viktima mbrëmjen e sotme. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur Policia dhe forcat zjarrfikëse.


Deri më tani flitet për 3 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve. Nga fotot e kapura nga vendi i ngjarjes, dallohet se makinat janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht në vendin e quajtur ‘Fusha e Gjirocës’. Deri më tani nuk dihet as gjendja shëndetësore e të pplagosurve dhe as Policia e Shtetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

aksident ne diber diber kujtim istrefi lulzime istrefi murat istrefi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj