Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.
VLORË- Inez Hajrulla është shpallur në kërkim pasi i shpëtoi një aksioni të Policisë së Shtetit, pasi në mjetin që ai qarkullonte bashkë me 4 persona të tjerë, janë gjetur municione, jelek anti-plumb dhe një radio si e Policisë. Mes të shpallurve në kërkim, është dhe Inez Hajrulla, i cili njihet për të shkaurën e tij kriminale dhe që i shpëtoi një atentati në vitin 2019.
Ai ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.
Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.
Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.
“…unë sapo pashë këtë person që po vinte drejt lokalit, kam nxjerë nga çanta marsup një pistoletë imituese lodër, dhe kam filluar të qëlloj. Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar, por di që një gjë të tillë, e kam bërë disa herë me rradhë. Për shkak të të shtënave që bëra, personi që zbriti nga makina dhe kishte armë automatike në dorë, është kthyer sërisht prapa dhe ka hipur në makinë, duke u larguar drejt qytetit…”-ka deklaruar Inez Hajrulla.
Ai shtoi në gjykatë, se armën tip pistoletë lodër, kishte ardhur dhe ja mori nga dora, shoku i tij, Ervis Matodashaj, i cili më pas është larguar me vrap. “…nga vendgjarja jam larguar dhe unë. Por kur mësova se policia më kërkonte dhe kishte nxjerë në kërkim, kam vendosur të dorëzohem, duke shpjeguar situatën që ka ndodhur…”-është shprehur Hajrulla.
Në muajin korrik 2021, gjykata për këtë ngjarje dënoi Xheladin Merkaj me 4 vjet vjet burgim për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Për të dyja këto akuza, me tre vite burgim është dënuar i pandehuri tjetër, Ardjan Ahmeti. Me dy vite burgim është dënuar Dejvison Serjani, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërsa një vajzë me emrin Nensi Shaqiri, e marrë e pandehur për këtë ngjarje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, është dënuar me 1 vite e 6 muaj burgim.
Elson dhe Elvin Lita KRUJË- Dy vëllezërit binjakë, Elson dhe Elvin Lita janë vendosur në prangat e Policisë pasi prodhon...
Sendet e sekuestruara VLORË- Policia e Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkua...
Foto ilustruese VLORË- Zbulohen emrat se kush janë të shpallurit në kërkim nga aksioni i Policisë në Vlorë. Nga Pol...
Paratë dhe armët e sekuestruara TIRANË- Anëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Vlorë, ndërs...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 36-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë, pasi ka goditur një efektivë...
Momenti kur mbërrijnë në Gjykatë ELBASAN- Dy nga autorët e atentatit të dështuar në Elbasan, Arben Spahia dhe Arsen...
Jonada Avdiu dhe Arjan Tase HIMARË- Vdekja e 7-vjeçares Jonada tronditi vendin këtë verë. E vogla u vra me skaf nga efekti...
Foto ilustruese TIRANË- Tre vajza janë vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen se ushtronin prostitucion në një...
Christian Solinas, guvernator TIRANE- Një çështje me përmasat e një skandali ka përfshirë Fakultetin e Mjekë...
Arme LEZHË- Arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Operacioni policor i koduar 'Ndërhyrja' ka mundur të zbulojë se një p...