9 Korrik 2025, 15:27
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale herë pas here postime të aksionit të lirimit të hapësirave publikë në Tiranë dhe qytetet e tjera. Në postimin më të fundit, Rama ndau foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, ku shprehet se kjo hapësirë publike nuk është më "tok e xanun". Kryeministri është shprehur dhe në daljet se këto hapësira publike të zaptuara nga bizneset ishin kthyer në barrikada për njerëzit.
Por duket se edhe pas lirimit, tavolinat e bizneseve do të zëvendësohen shpejt me diçka tjetër dhe sërish nuk do të ketë hapësirë publike. Vetë kryeministri u shpreh në postimin e tij se këto zona do të mbushen me projekte të reja komunitare. Më tej ai shton se për këto projekte do të kontribuojnë falas me idetë e tyre mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri.
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje. Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
edi rama
Politike
9 Korrik 2025, 15:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga 21 Dhjetori në kryeqytet ku shprehet se hapësira pub...
Politike
9 Korrik 2025, 14:45
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku...
Politike
9 Korrik 2025, 13:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se çështja që lidhet me dënimin ndaj ish-deputetit Erv...
Politike
9 Korrik 2025, 13:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u pyet nëse do të...
Politike
9 Korrik 2025, 13:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Kryeminisreti Edi Rama ka k...
Politike
9 Korrik 2025, 13:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar dhe kan&eu...
Politike
9 Korrik 2025, 13:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shyp i bëri thirrje Kreut të Komis...
Politike
9 Korrik 2025, 13:15
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar protesta me...
Politike
9 Korrik 2025, 13:08
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Mësohet se organi hetues e ka p...
Politike
9 Korrik 2025, 13:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ka publikuar provat e manipuli...