LIVE UPDATES
Aktualitet

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde/ Përfituan 1.4 milion euro, 21 banesa e lokale u jepen të dëmtuarve

Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit.

1 Tetor 2025, 14:37 Nga I.A

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde/ Përfituan 1.4

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën fajde, që në total arrin vlerën e 1.4 milion eurove. Autoritetet kanë kërkuar që të bëhet konfiskimi dhe kthimi i 21 banesave dhe lokaleve afariste, që u ishin dhënë të akuzuarve nga të dëmtuarit, pasi ata nuk mund t'ua kthenin borxhin.

Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit.

Prokuroria e Prizrenit ka dhënë detaje për secilin rast. Sipas aktakuzës, L.M., i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 20 mijë eurosh me kamatë prej 10 për qind. I dëmtuari nuk ka mundur që t’ia kthejë paratë dhe është detyruar që t’ia japë një banesë prej 123.8 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Më 2020, sipas aktakuzës, i pandehuri merr edhe 10 mijë euro të tjera me kamatë mujore prej 10 për qind, ku borxhi arrin në 14 mijë euro.

“Për shkak të pamundësisë për kthimin e borxhit, i dëmtuari detyrohet t’i japë edhe një banesë tjetër në fshatin Shirokë me sipërfaqe 80 metra katrorë dhe vlerë tregu 52 mijë euro. Gjithsej, nga kamatat dhe borxhet e grumbulluara, i dëmtuari ka paguar rreth 92 mijë euro dëm përkatësisht humbje në shkallë të madhe”, u tha në njoftim.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e L.M. në Korishë të Prizrenit, autoritetet kanë gjetur 51 fishekë, që ai i mbante pa leje.

Rasti i dytë është ndaj B.K., i cili më 2021 i kishte dhënë fajde M.K. shumën prej 75 mijë eurosh me kamatë mujore prej 8 për qind. Kamata dhe borxhi janë rritur në mënyrë drastike, duke arritur shumën prej 240 mijë eurosh deri në maj 2023, tha Prokuroria Themelore në Prizren.

“Për shkak të pamundësisë së kthimit të këtyre parave, i dëmtuari detyrohet që t’ia japë të pandehurit banesën me sipërfaqe prej 300 metra katrorë dhe një lokal afarist prej 242 metrash katrorë, të cilat së bashku vlejnë 205 mijë e 700 euro. Kjo ka shkaktuar dëm të madh financiar për të dëmtuarit në shumën prej 280 mijë e 700 euro”, u tha në njoftim.

I akuzuari tjetër për fajde, L.A., nga prilli i vitit 2022 deri në nisje të hetimeve, thuhet se në Suharekë i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 7 mijë eurosh me kamatë dhjetëditore prej 2 mijë eurosh, “duke e detyruar të dëmtuarin të paguajë shumën disa herë më të madhe se borxhi i vërtetë”.

Kur i dëmtuari nuk kishte para për të paguar borxhin, i pandehuri, sipas Prokurorisë i ka ofruar si “shpërblim” mallra të ndryshme, sikurse traktor, disa dema dhe krerë lopësh.

“Për më tepër, i pandehuri ka lidhur parakontratë për marrjen e një banese në sipërfaqe prej 100 metrash katrorë dhe një lokal me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në katin përdhes dhe një garazh me vlerë të përgjithshme prej 180 mijë eurosh, duke shkaktuar dëm të madh financiar të dëmtuarit L.K., dhe vëllait të tij M.K”, tha Prokuroria e Prizrenit.

Ndërkaq, sa i përket të akuzuarit të identifikuar me inicialet Xh.K., Prokuroria tha se që nga viti 2022 deri në fillim të hetimeve, në Suharekë ai, “duke përfituar nga gjendja e rënduar financiare” i kishte dhënë të dëmtuarit M.K. një borxh prej 10 mijë eurosh me kamatë mujore prej 30 për qind.

Autoritetet thanë se i dëmtuari për një vit ka paguar nga 3 mijë euro në muaj, duke i dhënë të akuzuarit 36 mijë euro në emër të kamatave, ndërkaq borxhi bazë i ka mbetur i papaguar. Në pamundësi për t’ia paguar borxhin, i dëmtuari i ka dhënë të akuzuarit Xh.K. krerë lopësh në vlerë prej 36 mijë eurosh, duke ia shlyer një borxh prej 37 mijë eurosh për një person tjetër “dhe në këmbim përpilojnë një parakontratë për shitblerjen e një lokali prej 100 metra katrorë me vlerë të deklaruar vetëm 20 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes së vëllait të të dëmtuarit”.

“Gjatë një takimi më 23.08.2024, i pandehuri deklaron se obligimet e të dëmtuarit ndaj tij kishin arritur shumën prej 129 mijë eurosh, duke përfshirë edhe dy vetura në vlerë prej 21 mijë eurosh. Me këto veprime, të dëmtuarve M.K. dhe L.K., u është shkaktuar dëm në shkallë të madhe”, u tha në njoftim.

Xh.K. po ashtu akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur dy pistoleta, karikator dhe fishekë.

Ndërkaq, D.G. akuzohet se më 2021 i ka dhënë fajde M.K. një shumë prej 20 mijë eurosh, me kamatë mujore prej 8 për qind.

Prokuroria tha se për një muaj e gjysmë, i dëmtuari merr në total 120 mijë eurosh para të gatshme, duke bërë që kamata mujore të arrijë në 10 mijë euro. Sipas autoriteteve, për 12 muaj ai pagoi 120 mijë euro kamatë.

“Në qershor 2023, pasi i dëmtuari nuk mund të vazhdojë pagesat, i pandehuri kërkon nga ai dhe vëllai i tij L.K., shumën prej 320 mijë euro në emër të kamatave, duke kërkuar në këmbim 750 metra katrorë banesa në fshatin Shirokë. Nga frika, të dëmtuarit pranojnë, por për shkak të vonesave në ndërtim, në maj 2024 i pandehuri kërkon rritjen e sipërfaqes së banesave në 1.180 metra katrorë [ekuivalent i 11 banesave] dhe nënshkruan parakontratë me datë 20.03.2023 për këtë shitblerje. Me këto veprime, i pandehuri i shkakton të dëmtuarve humbje të konsiderueshme prej 767 mijë euro”, u tha në njoftim.

D.G., sipas Prokurorisë nga 8 shkurti i vitit 2004, në Suharekë dhe Prishtinë, përdorë forcë dhe kaosje serioze ndaj të dëmtuarve M.K. dhe L.K., "që të japin pronat e tyre. Po këtë ditë ai i merr me makinë dhe gjatë rrugës, duke e kanosur M.K. arrijnë marrëveshje që të japin banesat prej 1.180 m² në Shirokë si pagesë për borxhet dhe kamatat”, tha Prokuroria, duke thënë se me këtë rast ai ka kryer veprën penale të detyrimit.

Ndërkaq, ia akuzuari i gjashtë, K.K., sipas Prokurorisë dyshohet se nga korriku i vitit 2024 e në vazhdimësi, në Suharekë, i jep një borxh viktimës M.K. në vlerë prej 2 mijë e 600 eurosh me kamatë javore prej 450 euro.

“Për shkak të pamundësisë për pagesë, kamatat për 16 javë grumbullohen dhe së bashku me borxhin bazë arrijnë në 9 mijë e 800 euro. Këto veprime i shkaktojnë të dëmtuarit dëm në shumën prej 9 mijë 800 euro”, u tha në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve që kanë mundësuar kryerjen e këtyre veprave penale dhe pasurinë e përfituar, përfshirë banesa dhe lokale me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.226 m2, para në vlerë prej 9 mijë e 240 eurosh, 1 mijë e 860 franga, armë, telefona, automjete, dokumente dhe gjësende të tjera.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që gjendet fajtor për fajde mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Nëse kjo vepër penal shkakton humbje financiare për të dëmtuarin në shumë prej mbi 10 mijë eurosh dhe nëse kryesi ka përfituar pasuri po kaq, ai mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga një deri në tetë vjet burgim./REL

prokuroria themelore në prizren

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës